{"id":20215,"date":"2023-11-02T10:37:51","date_gmt":"2023-11-02T10:37:51","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=20215"},"modified":"2024-05-04T08:30:41","modified_gmt":"2024-05-04T08:30:41","slug":"procese-zgjedhore-parlamentare-1991-2021-sistemi-formula-pjesemarrja-dhe-pragu-elektoral-rregullime-ligjore-dhe-reforma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=20215","title":{"rendered":"Procese Zgjedhore Parlamentare 1991 \u2013 2021 , sistemi, formula, pjes\u00ebmarrja, dhe pragu elektoral. Rregullime Ligjore dhe Reforma"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb zhvilluar 10&nbsp;( dhjet\u00eb) procese zgjedhore Parlamentare p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021. Tet\u00eb prej proceseve zgjedhore jan\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb p\u00ebrputhje me koh\u00ebzgjatjen e mandatit qeveris\u00ebs , pra kat\u00ebr vite dhe nga ana tjet\u00ebr, dy prej k\u00ebtyre proceseve jan\u00eb zhvilluar jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb mandati normal qeveris\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1992 dhe 1997.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet Parlamentare t\u00eb viteve 1992, 1996, 1997 dhe 2001, procesi i zgjedhjes s\u00eb Kandidat\u00ebve p\u00ebr Deputet\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb zona t\u00eb ndara zgjedhore, me votim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi Kandidatin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse zgjedhore dhe me dy raunde zgjedhore, n\u00eb kushtet kur asnj\u00ebri prej kandidat\u00ebve nuk arrinte t\u00eb fitonte 50.01 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb raundin e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raundin e dyt\u00eb zgjedhor garonin dy Kandidat\u00ebt q\u00eb arrinin t\u00eb grumbullonin numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave, n\u00eb rastet kur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore garonin m\u00eb shum\u00eb se 2 ( dy ) t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrjashtuar zgjedhjet Parlamentare t\u00eb vitit 1991 dhe t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb parakohshme t\u00eb vitit 1997, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera numri i deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 140 ( nj\u00ebqind e dyzet\u00eb) pavar\u00ebsisht sistemit zgjedhor t\u00eb aplikuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Numri i Deputet\u00ebve n\u00eb vitin 1991 ka qen\u00eb 250&nbsp;( dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb) , numri i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve n\u00eb vitin 1997 ka qen\u00eb 155 ( nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Parlamentare , p\u00ebrcaktim n\u00eb Kushtetut\u00ebn e miratuar m\u00eb 2008, ku Parlamenti \u00ebsht\u00eb institucioni qendror i Republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Parlamenti ka miratuar Kodin Zgjedhor dhe ndryshime te tij disa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me datat si vijon:<\/p>\n\n\n\n<p>Ligj nr. 8609, dt. 8\/5\/2000; Ligj nr. 9087, dt. 19\/6\/2003; Ligj Nr. 10 019, dat\u00eb 29.12.2008; Kodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Ndryshuar me ligjet nr.74\/2012, dat\u00eb 19.07.2012 , &nbsp;nr. 31\/2015, dat\u00eb 02.04.2015,&nbsp;nr. 101\/2020, dat\u00eb 23.7.2020,&nbsp; nr. 118\/2020, dat\u00eb &nbsp;5.10.2020;<\/p>\n\n\n\n<p>Shfuqizuar nj\u00eb pik\u00eb me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 28, dat\u00eb 30.6.2021, shfuqizuar nj\u00eb fjali me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 31, dat\u00eb 4.10.2021)\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb mbi Proceset Zgjedhore dhe sisteme disa her\u00eb ndryshimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes ndryshimeve n\u00eb Ligjin kryesor Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb miratuara me dakord\u00ebsi politike t\u00eb dy Partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb koh\u00ebs Partia Demokratike ( PD) dhe Partia Socialiste (PS). Thelbi i ndryshimeve q\u00ebndronte n\u00eb ndryshimin e form\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit , procedura e vot\u00ebbesimit t\u00eb Kryeministrit, ndryshimi i p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ ).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimet kryesore kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nenin 87 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku parashikohet zgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb Parlamentare pas votimit t\u00eb tret\u00eb, ndryshe nga periudha e m\u00ebparshme ku Presidenti zgjidhej me 3\/5 e Deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor konsiston n\u00eb nenet 104 dhe 105 ku shkarkimi i Kryeministrit mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm n\u00ebse 1\/5 e Deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin e t\u00eb nj\u00ebjtit mund t\u00eb prezantojn\u00eb p\u00ebr vot\u00ebbesim nj\u00eb kandidat t\u00eb ri p\u00ebr Kryeminist\u00ebr n\u00eb Parlament, ndryshim nga periudha e m\u00ebparshme ku Kryeministri mund t\u00eb shkarkohej pa nevoj\u00ebn e prezantimit t\u00eb nj\u00eb kandidature alternative p\u00ebr shkarkimin e t\u00eb nj\u00ebjtit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) ka ndryshim p\u00ebrb\u00ebrje , ku me ndryshimet e vitit 2008, p\u00ebrb\u00ebrja e t\u00eb nj\u00ebjtit \u00ebsht\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vot\u00ebbesuar nga mazhoranca dhe opozita. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, administrimi i procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb politik ku pjesa p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Grupeve t\u00eb Num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb barazi politike dhe an\u00ebtar\u00ebt e Qendrave t\u00eb Votimit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Partit\u00eb P\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb shumic\u00eb dhe pakic\u00ebn parlamentare ( dy m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb respektive). N\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebparshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, p\u00ebrb\u00ebhej nga 1( nj\u00eb) an\u00ebtar p\u00ebrfaq\u00ebsues i shumic\u00ebs, 1 ( nj\u00eb ) p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakic\u00ebs, 2 &nbsp;( dy) an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Presidenti i Republik\u00ebs ( nj\u00eb propozim t\u00eb shumic\u00ebs dhe nj\u00eb propozim t\u00eb pakic\u00ebs) , dhe 2 (dy) an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs ( KLD) p\u00ebrmes shortit<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndryshimet e vitit 2020 p\u00ebr administrimin zgjedhor ku em\u00ebrtimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ ndryshoi n\u00eb KSHZ Komisioni Shtet\u00ebror Zgjedhor, numri i an\u00ebtar\u00ebve nga 7 ( shtat\u00eb) n\u00eb 5 ( pes\u00eb) . Nga ana tjet\u00ebr, administrimi zgjedhor vijon t\u00eb jet\u00eb politik ku Komisionet Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor ( KZAZ), Komisionet e Qendrave t\u00eb Votimit ( KQV) dhe Grupet Num\u00ebrimit Vendor ( GNV) jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje politike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet Parlamentare , p\u00ebrkat\u00ebsisht 1996, 1997, 2001 dhe 2005 , \u00ebsht\u00eb aplikuar sistemi zgjedhor i quajtur \u201c i p\u00ebrzier\u201d , pra nj\u00eb nd\u00ebrthurje mes aplikimit t\u00eb sistemit mazhoritar ( konkurrim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb) n\u00eb zona zgjedhore dhe sistemit proporcional p\u00ebr vendet e p\u00ebrcaktuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 zgjedhjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parakohshme t\u00eb mbajtura n\u00eb vitin 1997, n\u00eb zgjedhjet e tjera p\u00ebrkat\u00ebsisht 1996, 2001 dhe 2005 , numri i zonave me p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka qen\u00eb 100 ( nj\u00ebqind) t\u00eb tilla me em\u00ebrtim num\u00ebror t\u00eb renditur nga numri 1 (nj\u00eb) deri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin 100 (nj\u00ebqind). N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, numri i vendeve &nbsp;t\u00eb parashikuara n\u00eb sistemin Proporcional, t\u00eb tilla n\u00eb p\u00ebrputhje me numrin e votave t\u00eb fituara n\u00eb rang komb\u00ebtar nga secili subjekt politik, jan\u00eb 40 ( dyzet\u00eb) t\u00eb tilla.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ndarja e mandateve sipas Qarqeve \u00ebsht\u00eb e ndryshueshme, bazuar n\u00eb l\u00ebvizjet demografike t\u00eb brendshme ( p\u00ebrkat\u00ebsisht nga nj\u00ebri Rajon Qark n\u00eb tjetrin), kronologjiket ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb mandateve Parlamentare nga zgjedhjet Parlamentare 2009, 2013, 2017 dhe 2021 sipas Qarqeve p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb rend zbrit\u00ebs p\u00ebr &nbsp;Qarqet Kuk\u00ebs (4\/3) Kor\u00e7\u00eb(12\/11) , Dib\u00ebr( 6\/5), Gjirokast\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;( 5\/4) dhe n\u00eb rend rrit\u00ebs p\u00ebr Qarqet Durr\u00ebs ( 13\/14) dhe Tiran\u00eb (32\/36).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse referojm\u00eb \u201cPragu Zgjedhor\u201d , mbetet p\u00ebr tu p\u00ebrmendur fakti q\u00eb efektiviteti politik i nj\u00eb &nbsp;Partie garuese nuk varet vet\u00ebm nga \u201cPragu Zgjedhor\u201d por gjithashtu dhe nga sistemi zgjedhor p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb aplikohet n\u00eb zgjedhjet Parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPragu zgjedhor\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi mbi numrin minimal t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb votave q\u00eb i duhet nj\u00eb subjekti politik p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Parlament dhe shkall\u00ebzimi i \u201cPragut zgjedhor\u201d d\u00ebshmon mbi mund\u00ebsit\u00eb teorike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Partive Politike n\u00eb Kuvend, ku nj\u00eb \u201c prag zgjedhor i lart\u00eb\u201d v\u00ebshtir\u00ebson mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb gjer\u00eb Parlamentar p\u00ebr partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet Parlamentare, nga ana tjet\u00ebr nj\u00eb \u201c prag zgjedhor i ul\u00ebt\u201d rrit pritshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb shtuar n\u00eb ul\u00ebset Parlamentare, t\u00eb pakt\u00ebn teorikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZgjedhjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb viteve 1992 dhe 1996 \u201c kan\u00eb njohur pragun m\u00eb t\u00eb lart\u00eb zgjedhor, p\u00ebrkat\u00ebsisht 4 (kat\u00ebr) p\u00ebrqind, kurse Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2021 kan\u00eb njohur pragun m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt zgjedhor, p\u00ebrkat\u00ebsisht 1 p\u00ebrqind. Nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet Parlamentare p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb viteve 2001 dhe 2005 njihen si t\u00eb tillat ku dy Partit\u00eb Politike kryesore p\u00ebrkat\u00ebse garuese , PD dhe PS shfryt\u00ebzuan Pragun Zgjedhor (2.5 p\u00ebrqind) p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00ebrfaq\u00ebsimin Parlamentar t\u00eb partive aleate respektive, si nj\u00eb q\u00ebllim politik p\u00ebr t\u00eb garantuar shumic\u00ebn e vendeve n\u00eb Parlamentet p\u00ebrkat\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Viti Zgjedhor 2001 dallohet mbi fillimin e fenomenit t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb vot\u00ebs nga Partia m\u00eb e madhe tek aleat\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht zona zgjedhore \u201c60\u201d ku Partia Socialiste ( PS) drejtoi thirrje ndaj votuesve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb votuar partit\u00eb aleate t\u00eb koh\u00ebs PSD, PAD dhe PAA. T\u00eb tre partit\u00eb aleate siguruan secila 3 ( tri) mandate Parlamentare &nbsp;n\u00eb Parlamentin e dal\u00eb nga zgjedhjet e vitit 2001.<\/p>\n\n\n\n<p>Viti zgjedhor 2005 sh\u00ebnoi aplikimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb vot\u00ebs proporcionale t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha tek aleat\u00ebt politik\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs dhe rezultati p\u00ebrfundimtar n\u00eb Proporcional sh\u00ebnoi numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave p\u00ebr dy Partit\u00eb politike p\u00ebrkat\u00ebse, Partia Republikane ( PR) dhe Partia Social Demokrate ( PSD) &nbsp;aleate kryesore t\u00eb dy Partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrkat\u00ebsisht PD dhe PS.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb vitit 2009 sh\u00ebnuan aplikimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri zgjedhor, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cSistem Zgjedhor Proporcional Rajonal\u201d. Ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb realizuara nga nj\u00eb konsensus i plot\u00eb mes dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Partia Demokratike&nbsp;( PD) dhe Partia Socialiste ( PS) dhe t\u00eb jet\u00ebsuara n\u00eb votimin dy-partiak n\u00eb Kuvend, m\u00eb 21 Prill 2008 sh\u00ebnojn\u00eb ndryshim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sistemit zgjedhor p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb tillin \u201cSistem Proporcional Rajonal\u201d ku nj\u00ebsia \u201cRajon\u201d \u00ebsht\u00eb e njehsuar me p\u00ebrcaktimin territorial \u201cQark\u201d. Vijimisht me faktet e p\u00ebrmendura m\u00eb lart\u00eb, ndarja rajonale bazohet n\u00eb ndarjen e 140 mandateve Parlamentare sipas Qarqeve, t\u00eb tilla 12&nbsp;( dymb\u00ebdhjet\u00eb) .&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Sistemin Proporcional Rajonal, llogaritja e shp\u00ebrndarjes s\u00eb mandateve realizohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb divizorit ose numrit maksimal sipas d\u2019Hondt, nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb favorizon &nbsp;partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb shp\u00ebrndarjen e mandateve, por kryesisht partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb, mbetet i nevojsh\u00ebm aplikimi i nj\u00eb pragu minimal zgjedhor&nbsp;( shembull 1 p\u00ebrqind, rasti Shqip\u00ebris\u00eb, 2021 ) ose pa prag, si nj\u00eb instrument pjes\u00ebrisht korrigjues p\u00ebr deformimin e llogaritjes komb\u00ebtare s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<iframe width=\"600\" height=\"159\" seamless frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vQoNLUfC1gRg7MUGUxRej3xCDBUSJqEmZgHZjohF4I2dNHS4DvHtFVSX9n1th-dfj3mPfFnFRFNBnXy\/pubchart?oid=1130909733&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nTabela: Procese Zgjedhore 2009 &#8211; 2021 Subjekte Garuese, Pjesmarrje Votues, Koalicione<\/br>\nKomente dhe Analiza: Open Data Albania <\/small><\/p>\n\n\n\n<iframe width=\"600\" height=\"371\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vQoNLUfC1gRg7MUGUxRej3xCDBUSJqEmZgHZjohF4I2dNHS4DvHtFVSX9n1th-dfj3mPfFnFRFNBnXy\/pubchart?oid=1593201376&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nKomente dhe Analiza: Open Data Albania <\/small><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sistemin zgjedhor \u201cProporcional Rajonal\u201d t\u00eb aplikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet Parlamentare t\u00eb vitit 2009, Partit\u00eb Politike prezantonin listat p\u00ebr Deputet\u00eb sipas Qarqeve p\u00ebrkat\u00ebse, bazuar n\u00eb nj\u00eb renditje numerike p\u00ebrkat\u00ebsisht nga numri 1 ( nj\u00eb) deri n\u00eb numri fundor t\u00eb parashikuar nga ndarja e mandateve n\u00eb secilin qark. Lista &nbsp;em\u00ebrore &nbsp;p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr Deputet\u00eb ishte e mbyllur dhe qytetari mund t\u00eb votonte vet\u00ebm p\u00ebr subjektin politik p\u00ebrkat\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2013 u zhvilluan n\u00eb aplikimin e t\u00eb nj\u00ebjtit sistem zgjedhor p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cProporcional Rajonal\u201d ku qytetari mund t\u00eb votonte p\u00ebr subjektin politik p\u00ebrkat\u00ebs, jo p\u00ebr emrin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kandidatit p\u00ebr Deputet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet Parlamentare t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebs 2009 dhe 2013 , ligji zgjedhor parashikonte mund\u00ebsin\u00eb e krijimit dhe deklarimit t\u00eb koalicioneve politike parazgjedhore ku secila prej Partive depozitonte dhe regjistronte &nbsp;list\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kandidat\u00ebve p\u00ebr Deputet\u00eb, pavar\u00ebsisht deklarimit si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb koalicionin p\u00ebrkat\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi zgjedhor \u201cProporcional Rajonal\u201d vijon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb fuqi dhe mbi t\u00eb nj\u00ebjtin jan\u00eb zhvilluar dhe dy zgjedhjet Parlamentare t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht 2017 dhe 2021, gjithashtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e vitit 2017 u sh\u00ebnuan nga nj\u00eb &nbsp;kriz\u00eb paraprake politike polarizuese q\u00eb zgjati n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb thuajse 4 ( kat\u00ebr) mujore, p\u00ebrkat\u00ebsisht Shkurt-Maj 2017. Tejkalimi i kriz\u00ebs politike sh\u00ebnoi nj\u00eb dakord\u00ebsi politike dy-Partiake ( PS-PD) t\u00eb momentit t\u00eb fundit me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku spikati garimi i secil\u00ebs parti politike me logon politike p\u00ebrkat\u00ebse, pa koalicione para-zgjedhore, regjistrimi i t\u00eb tillave ishte i pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb &nbsp;afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar ligjor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb zhvilluara m\u00eb 25 Prill, 2021 mund t\u00eb p\u00ebrcaktohen si t\u00eb parat t\u00eb tilla ku u prish tradita e konsensusit politik mes dy poleve kryesore Politike, i reflektuar n\u00eb nenet e shtuara Kushtetuese q\u00eb pengonin me ligj partit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb nj\u00eb koalicion q\u00eb t\u00eb kishin listat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Kandidat\u00ebve, por lista mund t\u00eb ishte e njehsuar ku mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Koalicionit t\u00eb deklaruar. Vendimi i m\u00ebsip\u00ebrm ishte rezultat i nj\u00eb votimi Kushtetues n\u00eb seanc\u00ebn Parlamentare t\u00eb mbajtur m\u00eb 30 Korrik 2020, votim q\u00eb tejkaloi \u201cMarr\u00ebveshjen Politike m\u00eb 5 Qershor 2020\u201d ku u dakord\u00ebsuan &nbsp;disa ndryshime me konsensus politik n\u00eb administrimin e procesit Zgjedhor dhe n\u00eb p\u00ebrcaktimin e t\u00eb quajtura \u201clista t\u00eb hapura\u201d , t\u00eb tillat t\u00eb realizuara pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb \u201cher\u00ebsit\u201d prej 10.001 votash.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Marr\u00ebveshjen e \u201c5 Qershor 2020\u201d , t\u00eb n\u00ebnshkruar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA ( Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs), BE ( Bashkimi Europian) dhe MB ( Mbret\u00ebria e Bashkuar) nuk p\u00ebrcaktohej ndalimi i krijimit t\u00eb Koalicioneve Para-Zgjedhore ku secila prej partive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb koalicion t\u00eb kishte list\u00ebn e saj t\u00eb Kandidat\u00ebve, jo nj\u00eb list\u00eb t\u00eb vetme prej 140 ( nj\u00ebqind e dyzet\u00eb) kandidat\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, n\u00eb ndryshim nga paraardh\u00ebset , p\u00ebrkat\u00ebsisht 2013 dhe 2017, votuesi Shqiptar mund t\u00eb votonte p\u00ebr subjektin politik p\u00ebrkat\u00ebs dhe p\u00ebr Kandidatin\/en t\u00eb renditur n\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga subjekti politik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, votuesi mund t\u00eb votonte vet\u00ebm subjektin politik p\u00ebrkat\u00ebs , n\u00ebse i nj\u00ebjti nuk d\u00ebshironte t\u00eb votonte asnj\u00ebrin prej kandidat\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit subjekt. Kjo form\u00eb votimi u konsiderua si e nj\u00ebjta me \u201clista t\u00eb hapura\u201d , por t\u00eb nj\u00ebjtat &nbsp;nuk mund t\u00eb quheshin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLista e hapur\u201d mund t\u00eb quhet pjes\u00ebrisht e till\u00eb sepse p\u00ebrfaq\u00ebsimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb votave q\u00eb fiton secili prej kandidat\u00ebve n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse em\u00ebrore n\u00eb rang qarku, kuptimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt me mandat t\u00eb fituar nuk renditen t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb fituara. Mekanizmi i t\u00eb quajturit \u201cher\u00ebs\u201d pengon t\u00eb till\u00ebn renditje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb votave t\u00eb fituara nga emri p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb list\u00eb. Shembull si m\u00eb posht\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00ebse nj\u00eb kandidat , i nj\u00ebjti i renditur n\u00eb pozicionet fundore t\u00eb list\u00ebs, por me nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb votash se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt e renditur brenda numrit total t\u00eb mandateve q\u00eb ka fituar Partia n\u00eb rang qarku, nuk mund t\u00eb fitonte &nbsp;mandatin n\u00ebse nuk kalonte shifr\u00ebn e parashikuar prej 10.001 votash ( dhjet\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cHer\u00ebsi\u201d prej 10.001 votash parashikohet n\u00eb skenarin politik kur nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb nga kandidat\u00ebt e list\u00ebs em\u00ebrore Partiake, &nbsp;i renditur n\u00eb pozicionet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb posht\u00eb numrit total t\u00eb mandateve t\u00eb fituar n\u00eb nj\u00eb qark t\u00eb caktuar arrin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb till\u00eb votash (minimalisht 10.001) dhe i nj\u00ebjti z\u00ebvend\u00ebson Kandidatin m\u00eb pak t\u00eb votuar q\u00eb q\u00ebndron brenda renditjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb me numrin e mandateve t\u00eb fituara nga Partia p\u00ebrkat\u00ebse. Kandidati q\u00eb fiton 10.001 vota ( dhjet\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb) nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kandidatin e gjinis\u00eb m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, por t\u00eb nj\u00ebjtin e gjinis\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, por me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votave t\u00eb fituara nominalisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cPjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje , numri i subjekteve pjes\u00ebmarr\u00ebs nga viti 2009 dhe nj\u00eb interpretim i shkurt\u00ebr logjik\u201c&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Viti 2009 \u00ebsht\u00eb konsideruar si procesi zgjedhor i par\u00eb ku filloi aplikimi i \u201cSistemit Zgjedhor Proporcional Rajonal\u201d.&nbsp; N\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti u lejua deklarimi i Koalicioneve Para-Zgjedhore nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb zgjedhjet pasardh\u00ebse 2013.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, p\u00ebrkat\u00ebsisht 2009 ishte 50.77 p\u00ebrqind dhe n\u00eb 2013 ishte 53.31 p\u00ebrqind . N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, numri i subjekteve politike garuese , n\u00eb vitin 2009 ishte 48 &nbsp;( dyzet e tet\u00eb) nga t\u00eb cilat 5 ( pes\u00eb) prej tyre fituan votat e nevojshme q\u00eb &nbsp;t\u00eb ishin parti Parlamentare dhe n\u00eb vitin 2013 ishte 66 ( gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb) nga t\u00eb cilat 7 (shtat\u00eb) prej tyre mund\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Parlament.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme Parlamentare t\u00eb vitit 2017 dhe 2021, pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ishte p\u00ebrkat\u00ebsisht 46.76 p\u00ebrqind (2017) dhe 46.29 p\u00ebrqind ( 2021). N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, numri i subjekteve politike garuese ( parti ose koalicione) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 18&nbsp;( tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) n\u00eb 2017 dhe 12 ( dymb\u00ebdhjet\u00eb) n\u00eb 2021.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb shifrat m\u00eb lart\u00eb, subjekt interpretimi mbi pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt n\u00eb dy proceset e fundit zgjedhore Parlamentare ( 2017 dhe 2021) \u00ebsht\u00eb ndalimi i paraqitjes s\u00eb listave em\u00ebrore t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb secil\u00ebs parti q\u00eb mund t\u00eb grupohej n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb madh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Praktika e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb do t\u00eb ndryshonte , p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb modalitetit t\u00eb Koalicionit ose p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi zgjedhor politikisht gjith\u00eb- p\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb garimi, &nbsp;do t\u00eb&nbsp;inkurajonte pjes\u00ebmarrjen e subjekteve politike t\u00eb quajtura si&nbsp;\u201cparti t\u00eb vogla\u201d &nbsp;apo t\u00eb quajturat \u201cparti\/l\u00ebvizje t\u00eb re\u201d n\u00eb p\u00ebrballjet zgjedhore p\u00ebrmes listave t\u00eb plota t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh subjektesh politike garuese do t\u00eb ndikonte n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb alternativash q\u00eb mund ti ofrohen votuesit (alternativa, &nbsp;kupto subjekte politike apo kandidat\u00eb nominal\u00eb), nga ana tjet\u00ebr mund t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb q\u00eb subjektet politik\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb veprimit politik me kandidat\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsues zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb motivim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr tu drejtuar elektoratit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb pjes\u00ebmarrjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb qytetare n\u00eb zgjedhje dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb subjekteve politike garuese n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme 2009 dhe 2013 , mund t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr secil\u00ebn parti politike q\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb kandidat\u00ebve dhe t\u00eb lejohet p\u00ebrfshirja n\u00eb koalicion para-zgjedhor me list\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shembull, viti 2009 dhe viti 2013<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi zgjedhor i aplikuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cProporcional Rajonal\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr garimin komb\u00ebtar, por t\u00eb tillin Rajonal, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Subjekti Politik \u00ebsht\u00eb i favorizuar n\u00ebse fuqia politike t\u00eb nj\u00ebjtit bazohet n\u00eb Rajone ose zona zgjedhore, jo n\u00eb nivel Komb\u00ebtar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koalicion parazgjedhor me 10 ( dhjet\u00eb) Parti Politike p\u00ebrkat\u00ebse , secila prej k\u00ebtyre partive mund t\u00eb prezantoj\u00eb list\u00ebn me 140 Kandidat\u00eb , dhe secila prej votave t\u00eb fituara, pavar\u00ebsisht numrit q\u00eb fiton secila parti mund t\u00eb llogaritet n\u00eb totalin e votave q\u00eb fiton koalicioni &nbsp;( do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion angazhoheshin rreth &nbsp;1400 kandidat\u00eb pavar\u00ebsisht list\u00ebs s\u00eb mbyllur , q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin p\u00ebrpjekjen e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rritur numrin e votuesve dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje m\u00eb e lart\u00eb qytetare n\u00eb zgjedhje)<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shembull, viti 2017 dhe viti 2021<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00ebr\u00ebsisht e kund\u00ebrta me skenarin e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb aplikimi i formul\u00ebs s\u00eb quajtur \u201cpa koalicione\u201d ku Partit\u00eb mund t\u00eb paraqesin list\u00ebn me 140 Kandidat\u00eb , por nuk mund t\u00eb grupohen n\u00eb Koalicion; &#8211; nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse Partit\u00eb vendosin t\u00eb prezantohen n\u00eb Koalicion, t\u00eb nj\u00ebjtat nuk mund t\u00eb prezantojn\u00eb lista t\u00eb ve\u00e7uara me 140 ( nj\u00ebqind e dyzet\u00eb) Kandidat\u00eb secila , por nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vet\u00ebm 140 ( nj\u00ebqind e dyzet\u00eb) Kandidat\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb list\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me 140 ( nj\u00ebqind e dyzet\u00eb) Kandidat\u00eb shkurajon shum\u00eb prej subjekteve zgjedhore q\u00eb t\u00eb regjistrohen &nbsp;n\u00eb zgjedhje ose niveli i angazhimit do t\u00eb ishte i ndrysh\u00ebm nga skenari ku secila prej Partive do t\u00eb kishte List\u00ebn e saj t\u00eb Kandidat\u00ebve. Pra, 1400 ( nj\u00ebmij\u00eb e kat\u00ebrqind) Kandidat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb energji t\u00eb ndryshme elektorale n\u00eb raport me 140 ( nj\u00ebqind e dyzet) t\u00eb till\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nj\u00eb Sistem Zgjedhor Proporcional Komb\u00ebtar?&nbsp;( Interpretim i shkurt\u00ebr teorik).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem t\u00ebr\u00ebsisht Proporcional, mund t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesit , proporcionalisht sipas numrit t\u00eb votave t\u00eb fituara nga partit\u00eb apo kandidat\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. Ka nj\u00eb dallim mes zonave zgjedhore dhe numrit t\u00eb mandateve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb zona p\u00ebrkat\u00ebse, num\u00ebr mandatesh p\u00ebr zon\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga numri i votave q\u00eb ka marr\u00eb kandidati p\u00ebrkat\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mbetet utopike q\u00eb t\u00eb realizohet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor i vullnetit t\u00eb votuesit duke llogaritur brenda rezultatit secil\u00ebn mbetje matematikore, por n\u00eb rastin e Sistemit Proporcional Komb\u00ebtar mund t\u00eb p\u00ebrmendet formula \u201c Sainte-Lague dhe Schepers\u201d, e tilla n\u00ebnkupton nj\u00eb metod\u00eb llogaritjeje pa tendenc\u00eb llogarit\u00ebse favorizuese ndaj subjekteve politike garuese, t\u00eb till\u00eb t\u00eb konsideruar si t\u00eb \u201cm\u00ebdhenj\u201d dhe t\u00eb \u201cvegj\u00ebl\u201d n\u00eb kuptimin e fuqis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse zgjedhore ku si referenc\u00eb konsiderohen rezultatet e m\u00ebparshme zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi shkall\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit Parlamentar t\u00eb Partive Politike pjes\u00ebmarr\u00ebse mbetet \u00e7\u00ebshtja e vendosjes s\u00eb \u201cPragut zgjedhor\u201d, i nj\u00ebjti teorikisht do t\u00eb shmangte nj\u00eb heterogjenitet ekstrem politik t\u00eb Parlamentit. Padyshim, mendimi i shprehur m\u00eb lart\u00eb mbetet n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr sistemet politike me demokraci t\u00eb konsoliduara, por nga ana tjet\u00ebr mbi sistemet politike me \u201cdemokraci n\u00eb zhvillim\u201d, vendosja e nj\u00eb pragu t\u00eb ul\u00ebt zgjedhor p\u00ebrkat\u00ebsisht (1.5 ose 2 p\u00ebrqind) do t\u00eb shmangte rrezikun e qeverisjeve nga nj\u00eb parti e vetme apo vendimeve arbitrare t\u00eb shumicave politike Parlamentare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi Zgjedhor Proporcional Komb\u00ebtar inkurajon nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb gjer\u00eb politik Parlamentar dhe dekurajon krijimin e shumicave qeveris\u00ebse , t\u00eb tilla t\u00eb krijuara p\u00ebrmes inkurajimit matematikor t\u00eb formulave llogarit\u00ebse. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Sistemit Zgjedhor Proporcional Komb\u00ebtar do t\u00eb leht\u00ebsonte ndryshimin politik apo pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Parlament t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb reja Politike , t\u00eb tillat t\u00eb mb\u00ebshtetura politikisht nga flukse qytetare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi i gjer\u00eb Parlamentar mbetet nj\u00eb premis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konsultim t\u00eb gjer\u00eb politik vendimmarr\u00ebs mes aktor\u00ebve politik\u00eb Parlamentar\u00eb. P\u00ebrtej t\u00eb konsideruarit t\u00eb faktit \u201c t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Parlament\u201d si nj\u00eb \u201cder\u00eb e hapur\u201d drejt krizave dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb , nj\u00eb \u201cdemokraci n\u00ebn presion pozitiv nga aktor\u00ebt politik-ushtrues\u201d do t\u00eb ishte m\u00eb e sh\u00ebndetshme se e nj\u00ebjta n\u00ebn q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb aktori politik t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb parandalonte apo pengonte ndryshimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Open Data Albania po publikon ket\u00eb hulumtim si pjes\u00eb e artikujve n\u00eb kategorin\u00eb procese zgjedhore, kategori ku shfaqen te dh\u00ebna, vizualizime dhe mendime mbi aspekte te <a href=\"https:\/\/ndiqparate.al\/?cat=491\">Proceseve Zgjedhore<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<b>Shkarko excel:<\/b> N\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb aksesoni excel ose dataset q\u00eb shoq\u00ebron k\u00ebt\u00eb artikull ju lutem na shkruani ne emailin <a href=\"info@ais.al\">info@ais.al<\/a><br>\n<b>Komente dhe Analiza:<\/b> Open Data Albania<br>\n<b>Kontribuoi: <\/b>Ardit Gjinali\n<style>\np{\ntext-align: justify !important;\n}\n<\/style>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb zhvilluar 10&nbsp;( dhjet\u00eb) procese zgjedhore Parlamentare p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021. Tet\u00eb prej proceseve zgjedhore jan\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb p\u00ebrputhje me koh\u00ebzgjatjen e mandatit qeveris\u00ebs , pra kat\u00ebr vite dhe nga ana tjet\u00ebr, dy prej k\u00ebtyre proceseve jan\u00eb zhvilluar jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb mandati normal qeveris\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":52,"featured_media":20217,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[39,491],"tags":[7859,7838,7837,4776,7839,7840,4540,7833,7835,7841,7834,7836],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Data.Al_-Procese-Zgjedhore-2009-2021-Subjekte-Garuese-Pjesmarrje-Votues.png?fit=600%2C371&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":25500,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25500","url_meta":{"origin":20215,"position":0},"title":"AIS \/ Open Data Albania depoziton pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore rekomandime legjislative p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb periudhave zgjedhore","date":"July 29, 2026","format":false,"excerpt":"Tiran\u00eb, 28 Korrik 2026 AIS \/ Open Data Albania ka depozituar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore nj\u00eb paket\u00eb rekomandimesh legjislative q\u00eb synojn\u00eb forcimin e kuadrit ligjor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve dhe periudhave zgjedhore, me q\u00ebllim parandalimin e keqp\u00ebrdorimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Screenshot-2026-08-02-200626.png?fit=980%2C857&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24350,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24350","url_meta":{"origin":20215,"position":1},"title":"Prokurime Publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve p\u00ebr Procesin Zgjedhor Parlamentar Maj 2025","date":"June 16, 2025","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull listojm\u00eb disa nga procedurat e prokurimit publik t\u00eb mbajtura nga institucioni q\u00eb menaxhon zgjedhjet, pak muaj p\u00ebrpara procesit zgjedhor t\u00eb 11 Majit 2025, p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme parlamentare. Gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00ebntor 2024 \u2013 maj 2025, KQZ ka njoftuar 35 procedura prokurimi me nj\u00eb vler\u00eb totale fondi limit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Data.Al_-Renditja-e-Prokurimeve-Publike-per-Zgjedhjet-2025-sipas-Vleres-se-Fondit-Limit-ne-leke-1.png?fit=949%2C365&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25359,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25359","url_meta":{"origin":20215,"position":2},"title":"NewsLetter: Prokurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore 2015-2025: Gjetje mbi Riskun, Konkurrenc\u00ebn dhe Eficienc\u00ebn Financiare","date":"January 20, 2026","format":false,"excerpt":"Organizata AIS \/ Open Data Albania ka hartuar Raportin e Monitorimit dhe Dokumentin e Evidencave \u201cProkurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore: Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015\u20132025\u201d. Studimi analizon sjelljen e prokurimit publik p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb dekade dhe evidenton lidhjen midis proceseve zgjedhore dhe treguesve t\u00eb v\u00ebllimit, konkurrenc\u00ebs, integritetit dhe riskut n\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-10_30_35-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25330,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25330","url_meta":{"origin":20215,"position":3},"title":"Prokurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore: Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015 - 2025 _ Raport Monitorimi dhe Dokument Evidencash","date":"April 3, 2026","format":false,"excerpt":"Raporti i Monitorimit mbi Prokurimin Publik n\u00eb Vite Zgjedhore, Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015 - 2025 \u00ebsht\u00eb hartuar nga Organizata AIS, e njohur si Open Data Albania. Dokumenti synon t\u00eb evidentoj\u00eb t\u00eb gjitha faktet statistikore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb terma sasior\u00eb me Prokurimin Publik n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-01_03_08-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22470,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22470","url_meta":{"origin":20215,"position":4},"title":"(keq)P\u00ebrdorimi i Fondeve Publike n\u00eb Periudha Zgjedhore, Shoq\u00ebria Civile k\u00ebrkon P\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb Legjislacionit Zgjedhor p\u00ebrpara zgjedhjeve","date":"July 25, 2024","format":false,"excerpt":"T\u00eb nderuar miq, koleg dhe partner\u00eb, Tre organziata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb angazhuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe kultur\u00ebs demokratike i jan\u00eb drejtuar or\u00ebt e fundit me nj\u00eb shkres\u00eb Komisionet Parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Grupit t\u00eb Dialogut, e Konkretisht: \u00b7\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Instituti Shqiptar i Shkencave, promotor e Open Data Albania\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Screenshot-2024-07-24-164645.png?fit=933%2C557&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24139,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24139","url_meta":{"origin":20215,"position":5},"title":"Reforma Zgjedhore duhet t\u00eb Filloj\u00eb me Rregullat p\u00ebr Financimin e Fushatave Zgjedhore dhe Partive Politike","date":"May 20, 2025","format":false,"excerpt":"Ky \u00ebsht\u00eb theksi i reportazhit t\u00eb Inside Story ne Top Channel n\u00eb jav\u00ebn e fundit t\u00eb Fushat\u00ebs Zgjedhore Maj 2025. Mungesa e transparenc\u00ebs me Financimin Elektoral, Keqp\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave dhe aspekte problematike t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb rrjeteve sociale ishin tema t\u00eb analiz\u00ebs n\u00eb reportazhin me titull \u201cLabirinte Zgjedhore\u201d. E intervistuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA n\u00eb media&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/WhatsApp-Image-2025-05-20-at-14.07.17.jpeg?fit=606%2C690&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-5g3","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20215"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/52"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20215"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21135,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20215\/revisions\/21135"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}