{"id":20906,"date":"2024-03-22T08:33:18","date_gmt":"2024-03-22T08:33:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=20906"},"modified":"2024-05-04T08:15:22","modified_gmt":"2024-05-04T08:15:22","slug":"kostoja-e-arbitrazheve-nderkombetare-per-koncesione-ppp-raste-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=20906","title":{"rendered":"Kostoja e Arbitrazheve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Koncesione PPP raste 2023"},"content":{"rendered":"\n<p>Kostoja e Arbitrazheve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare z\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Buxhetin e Shtetit.&nbsp; Sipas Relacionit t\u00eb Projektbuxhetit 2024, deri n\u00eb Shtator 2023, Shteti Shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb Vendimmarrjes n\u00eb Arbitrazhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb njeh detyrime faktike dhe kontingjenti&nbsp; n\u00eb vler\u00eb <strong>173,1 milion\u00eb&nbsp; Euro.<\/strong>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebrfshihen kostot ligjore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, mbrojtjes, shpenzimeve gjyq\u00ebsore apo kostove t\u00eb tjera lidhura me vendime t\u00eb Arbitrazheve nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ende t\u00eb pashlyera. Detyrimi faktik \u00ebsht\u00eb detyrimi i cituar n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazheve i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. p\u00ebr t\u00eb cilin nuk jan\u00eb finalizuar procedurat juridike brenda shtetit shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb detyrim kontingjent \u00ebsht\u00eb detyrimi i cituar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazheve p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar&nbsp; ende procedurat ligjore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lista e Plote e Detyrimeve dhe \u00c7\u00ebshtjeve n\u00eb Arbitrazh \u00ebsht\u00eb publikuar e p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb maj 2022 <\/strong><a href=\"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=19451\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><strong>LINK<\/strong><\/a><strong>&nbsp;<\/strong>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb jan\u00eb regjistruar, shtuar apo ka zhvillime edhe p\u00ebr disa kontrata me pal\u00eb shtetin si m\u00eb posht\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e d\u00ebrguara n\u00eb arbitrazh lidhen me mosmarr\u00ebveshje t\u00eb investitor\u00ebve privat\u00eb me pal\u00ebn shtet\u00ebrore. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur dhe vijon ende procesin e Arbitrazheve me 4 Investitor\u00eb Privat\u00eb&nbsp; zbatues t\u00eb kontratave t\u00eb koncesionit PPP.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hapur n\u0451 Arbitrazhin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb potencialisht mund t\u0451 sjell\u00eb kosto shtes\u00eb p\u0451r buxhetin e shtetit n\u0451se Vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u0451 Arbitrazheve b\u0451het n\u0451 favor t\u0451 pal\u00ebs private \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja mes&nbsp; EMS Shipping &amp; Trading GmbH vs Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7\u00ebshtje e regjistruar n\u00eb ISCID n\u00eb 7 Prill 2023. EMS&nbsp; ka themeluar EMS ALBANIAN PORT OPERATOR (<a href=\"https:\/\/opencorporates.al\/en\/nipt\/L31804506A\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">EMS APO<\/a>) 2013 p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs Koncesionare&nbsp; \u201cMenaxhimi, operimi, nd\u00ebrtimi, mir\u00ebmbajtja dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi teknik dhe adaptimi i Terminali Lindor n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit\u201d, e cila i lejon kompanis\u00eb t\u00eb ngarkoj\u00eb dhe shkarkoj\u00eb anijet. EMS ka kund\u00ebrshtuar vendimmarrjen e shtetit shqiptar p\u00ebr projektin e ri t\u00eb transformimit t\u00eb portit&nbsp; (projekti Durr\u00ebs Yachts &amp; Marina) q\u00eb do t&#8217;u k\u00ebrkonte atyre t\u00eb zhvendosnin operacionet e tyre n\u00eb Porto-Romano. Nuk ka ende informacion n\u00eb lidhje me detyrimin e pretenduar nga ana e padit\u00ebsit, por nisur nga r\u00ebnd\u00ebsia e objektit t\u00eb kontrat\u00ebs mund t\u00eb parashikohen dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.&nbsp; Seanca e par\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb 18 Shtator 2023 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb video konference. N\u00eb dat\u00eb 19 Janar 2024 pala p\u00ebrgjegj\u00ebse (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shteti shqiptar) ka paraqitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar kund\u00ebrshtimet ndaj juridiksionit si nj\u00eb pyetje paraprake n\u00eb p\u00ebrputhje me Nenin 41(2) t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb ICSID dhe Rregullin 44 t\u00eb Arbitrazhit t\u00eb ICSID. N\u00eb dat\u00eb 24 shkurt 2024,&nbsp; tribunali ka l\u00ebshuar Urdhrin Procedural Nr. 3 n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb adresuar kund\u00ebrshtimet ndaj juridiksionit si nj\u00eb pyetje paraprake; si rrjedhoj\u00eb, kund\u00ebrshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarr\u00ebveshjes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<iframe width=\"600\" height=\"371\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vR6CPtltk-p8k2mBnhIr4UsFtjvL_jS_4ulBGHk4AmCNHyCSMVBvgAnL1pX6fXjbuHS90fYvW5Y30nb\/pubchart?oid=1003756933&amp;format=interactive\"><\/iframe><br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\n<b>Tabela:<\/b> Detyrime Arbitrazhi PPP dhe Koncesione\n<br>\nBurimi: Qendra Nd\u0451rkomb\u0451tare p\u0451r Zgjidhjen e Mosmarr\u0451veshjeve t\u0451 Investimeve (ICSID)<br>\nKomente dhe Analiza: Open Data Albania <\/small><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb koncesioni PPP q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces arbitrazh lidhet me mosmarr\u00ebveshjet midis Durr\u00ebs <a href=\"http:\/\/opencorporates.al\/sq\/nuis\/L12126504E\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">KURUM<\/a> Shipping sh.p.k dhe t\u0451 tjer\u00eb vs Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka filluar m\u0451 23 Shtator 2020 nga kompania Durr\u00ebs Kurum Shipping dhe t\u0451 tjer\u00eb, ndaj shtetit shqiptar, p\u0451r shkak t\u0451 prishjes s\u0451 nj\u00ebanshme t\u0451 kontrat\u00ebs s\u0451 koncesionit \u201cP\u0451r Menaxhimin, operimin, mir\u00ebmbajtjen dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin teknik t\u0451 terminalit t\u0451 kontejner\u00ebve n\u0451 Portin e Durr\u00ebsit\u201d, si dhe p\u0451r shkak t\u0451 marrjes s\u0451 aseteve t\u0451 terminalit nga Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit. M\u00eb par\u00eb m\u00eb dat\u00eb 12.02.2019, Gjykata Administrative e Apelit la n\u00eb fuqi vendimin nr. 965 (80-2017-998), dat\u00eb 13.03.2017, t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb, p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs&nbsp; s\u00eb koncesionit&nbsp; p\u00ebr shkak t\u00eb mos p\u00ebrmbushjes nga ana e koncesion arit t\u00eb detyrimeve q\u00eb lindin nga kjo kontrat\u00eb Koncesionare si dhe p\u00ebrcaktimin e shum\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit p\u00ebrkat\u00ebs. Sipas t\u0451 dh\u00ebnave t\u0451 publikuara nga ICSID, shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani \u0451sht\u0451 n\u0451 vler\u00ebn 100 milion\u00eb Euro, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn detyrim kontingjent p\u00ebr shtetin shqiptar, edhe pse ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi final nga ana e Gjykat\u00ebs. Kontrata e koncesionit&nbsp; \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb 22.06.2011 me afat 35-vje\u00e7ar dhe me vler\u00eb investimi 32,5 milion\u00eb Dollar\u00eb, nga Ministria e Pun\u00ebve Publike dhe Transportit (sot MIE) dhe shoq\u00ebria Koncesionare Durr\u00ebs Kontejner Terminal (me zot\u00ebrues 99.9% t\u00eb DURRES KURUM SHIPPING. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri Shtator 2023,&nbsp; vlera e njohur nga ana e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb 1.18 milion\u00eb Euro, q\u00eb jan\u00eb kosto administrative dhe ligjore p\u00ebr ndjekjen e \u00e7\u00ebshtjes. Seanca e par\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb 22 Korrik 2021 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb video konference. Nd\u00ebrkoh\u00eb dat\u00eb 19 Shkurt 2024&nbsp; Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr.13 lidhur me provueshm\u00ebrin\u00eb e provave t\u00eb reja.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje arbitrazhi&nbsp; \u00ebsht\u00eb ajo mes shtetit shqiptar dhe shoq\u00ebris\u00eb Koncesionare <a href=\"https:\/\/opencorporates.al\/en\/nipt\/K51612012D\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Tirana International Airport<\/a> sh.p.k. N\u0451 dat\u0451 19.04.2019, nga Avokatura e Shtetit \u0451sht\u0451 shpallur thirrja p\u0451r sigurimin e konsulenc\u00ebs s\u00eb huaj me q\u00ebllim mbrojtjen e interesave t\u00eb shtetit Shqiptar, n\u00eb kushtet e negocimit apo rishikimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Koncesionit t\u00eb lidhur me Tirana Internacional Partners SH.P.K, p\u00ebr Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d Rinas, Tiran\u00eb. Detyrimi \u00ebsht\u00eb i njohur nga Llogarit\u00eb e Shtetit dhe aktualisht jan\u00eb likuiduar 150,000 Euro nga totali i detyrimit (vlera fillestare e deklaruar e detyrimit \u00ebsht\u00eb 250,000 Euro).&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje arbitrazhi lidhur me kontratat e koncesionit PPP, e p\u00ebrfunduar n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e <strong>Hydro srl I vs Republika e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong>, e cila lidhet me familjen Becchetti (familja Beccheti ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje Arbitrazhi me Shtetit Shqiptar). \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Dhom\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Tregtis\u00eb ICC n\u00eb 2014 me pal\u00eb padit\u00ebs Hydro Srl&nbsp; dhe t\u00eb paditur Republika e Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Mosmarr\u00ebveshja mes pal\u00ebve ka lindur n\u00eb lidhje me Marr\u00ebveshjen e Koncesionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit t\u00eb Kaliva\u00e7it dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit dhe abuzimit me taksa. Vendimi final \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb Shtator 2018, ku sipas tij paraqit\u00ebsi i k\u00ebrkes\u00ebs duhet t&#8217;i paguaj\u00eb t\u00eb paditurit:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul><li>Gjobat e vones\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 1\u202f693 157 euro me interes mbi to n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb duke p\u00ebrdorur Euro LIBOR 12 mujor plus 2% nga 16 korriku 2011 deri n\u00eb pages\u00ebn e plot\u00eb.&nbsp;<\/li><li>D\u00ebmet n\u00eb shum\u00ebn prej 5\u202f182 535 euro me interes mbi t\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb duke p\u00ebrdorur Euro LIBOR 12-mujore plus 2% nga 9 janari 2018, e nes\u00ebrmja e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Shp\u00ebrblimit t\u00eb Pjessh\u00ebm, deri n\u00eb p\u00ebrfundim.&nbsp;<\/li><li>Vendos q\u00eb pala p\u00ebrgjegj\u00ebse t&#8217;i kompensoj\u00eb shpenzimet ligjore t\u00eb paraqit\u00ebsit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 142 975.78 euro;&nbsp;<\/li><li>Vendos q\u00eb n\u00eb lidhje me tarifat dhe shpenzimet e arbitrave dhe shpenzimet administrative t\u00eb ICC-s\u00eb, paraqit\u00ebsi i k\u00ebrkes\u00ebs do t&#8217;i rimbursoj\u00eb t\u00eb paditurit shum\u00ebn prej 325,000 USD.&nbsp;&nbsp;<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Sipas Relacionit t\u00eb Buxhetit 2024, detyrimi kontingjent i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb vjen si rezultat i k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb 142,976&nbsp; Euro.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u0451 dh\u00ebnat p\u0451r k\u0451t\u0451 artikull jan\u00eb mar\u0451 nga Raporti i Mes-Vitit mbi zbatimin e buxhetit 2023, dokument zyrtar q\u0451 paraqet nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit, t\u00eb treguesve makroekonomik\u00eb, fiskal\u00eb dhe buxhetor\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 5-mujore t\u00eb vitit korrent dhe publikohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, si dhe Relacioni i Buxhetit 2024. Gjithashtu burime t\u0451 tjera informacioni \u00ebsht\u00eb faqja zyrtare e Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u0451r zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u0451 Investimeve (<a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/icsid.worldbank.org\/cases\/case-database\" target=\"_blank\">ICSID<\/a>)&nbsp; dhe Dhoma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Tregtis\u00eb (<a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/iccwbo.org\/\" target=\"_blank\">ICC<\/a>)&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<b>Shkarko excel:<\/b> N\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb aksesoni excel ose dataset q\u00eb shoq\u00ebron k\u00ebt\u00eb artikull ju lutem na shkruani ne emailin <a href=\"info@ais.al\">info@ais.al<\/a>\n<br>\n<b>Komente dhe Analiza:<\/b> Open Data Albania<br>\n<b>Kontribuoi: <\/b>S. D\n<style>\np{\ntext-align: justify !important;\n}\n<\/style>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kostoja e Arbitrazheve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare z\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Buxhetin e Shtetit.&nbsp; Sipas Relacionit t\u00eb Projektbuxhetit 2024, deri n\u00eb Shtator 2023, Shteti Shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb Vendimmarrjes n\u00eb Arbitrazhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb njeh detyrime faktike dhe kontingjenti&nbsp; n\u00eb vler\u00eb 173,1 milion\u00eb&nbsp; Euro.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebrfshihen kostot ligjore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, mbrojtjes, shpenzimeve gjyq\u00ebsore apo kostove t\u00eb tjera lidhura me vendime t\u00eb Arbitrazheve nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ende t\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20923,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[39,457,495],"tags":[1008,5704,3658],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/chart.png?fit=600%2C371&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":24652,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24652","url_meta":{"origin":20906,"position":0},"title":"Detyrimet Financiare t\u00eb Shtetit Shqiptar nga Vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg 2015 - 2024","date":"October 1, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po analizon detyrimet financiare t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb rrjedhin nga vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) n\u00eb Strasburg, p\u00ebr periudh\u00ebn 2015 - 2024. T\u00eb dh\u00ebnat mbi k\u00ebto vendime jan\u00eb marr\u00eb nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), ku vendimet e GJEDNJ-s\u00eb publikohen n\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Data.Al_-Detyrime-Financiare-te-Shtetit-sipas-Vendimeve-te-Gjykates-se-Strasburgut-2015-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24451,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24451","url_meta":{"origin":20906,"position":1},"title":"AIS dhe ACER shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb prokurimit publik","date":"July 29, 2025","format":false,"excerpt":"Dy organizatat joqeveritare t\u00eb angazhuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb antikorrupsionit, AIS dhe ACER, shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb funksionimin dhe integritetin e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP), organi m\u00eb i lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike.E drejta e bizneseve p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm efikas ankimi\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/WhatsApp-Image-2025-04-19-at-16.16.18.jpeg?fit=800%2C556&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":20906,"position":2},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22926,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22926","url_meta":{"origin":20906,"position":3},"title":"Stoku dhe Kosto e Borxhit Publik 2025. Borxhi p\u00ebr Frym\u00eb","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik p\u00ebr vitin 2025 dhe Koston e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb nivelin e borxhit dhe kostos p\u00ebr frym\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim jan\u00eb marr\u00eb nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, t\u00eb rishikuar n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Stok-Borxh-Publik-milion-leke-dhe-PBB-2025-vs-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24533,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24533","url_meta":{"origin":20906,"position":4},"title":"Prokurime Publike 1 Janar - 1 Shtator 2025, Renditje 10 Procedurat me Vler\u00eb Fond Limit m\u00eb t\u00eb Lart\u00eb","date":"September 6, 2025","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po listohen dhjet\u00eb Tenderat apo Prokurimet e mbajtuara n\u00eb harkun kohor Janar \u2013 Gusht 2025 t\u00eb renditura si Procedurat me Vlera m\u00eb t\u00eb Larta t\u00eb fondit limit. Evidentimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke konsideruar llojin e Procedur\u00ebs, Statusin e Zhvillimit dhe llojin e Kontratave. Burimi: Open Procurement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Data.Al_-Prokurime-Publike-1-Janar-\u2013-1-Shtator-2025-Renditje-10-Procedurat-me-Vlere-Fond-Limit-me-te-Larte.png?fit=516%2C493&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24997,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24997","url_meta":{"origin":20906,"position":5},"title":"Lista e Investimeve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) p\u00ebr vitet 2025-2028, sipas Ligjit Nr. 87\/2025 'P\u00ebr Buxhetin e Vitit 2026'","date":"February 7, 2026","format":false,"excerpt":"Open Data Albania n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull analizon List\u00ebn e Investimeve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) p\u00ebr periudh\u00ebn 2025-2028. Lista e investimeve bazohet n\u00eb Ligjin nr. 87, dat\u00eb 12.12.2025 \"P\u00ebr Buxhetin e Vitit 2026\", miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe publikuar n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb Kuvendit dhe Ministris\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Screenshot-2026-02-08-100314.png?fit=1153%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-5rc","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20906"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20906"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20906\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21109,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20906\/revisions\/21109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20906"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}