{"id":21580,"date":"2024-05-01T11:06:00","date_gmt":"2024-05-01T11:06:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=21580"},"modified":"2024-08-05T14:14:23","modified_gmt":"2024-08-05T14:14:23","slug":"sektori-publik-vleresimi-i-sistemit-kombetar-te-integritetit-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=21580","title":{"rendered":"Sektori Publik, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023"},"content":{"rendered":"\n<p><a><span class=\"has-inline-color has-black-color\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Sektorin Publik, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit.<\/span><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI,<em> \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Raporti synon t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kuadrin institucional duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb nivelet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies. Ky raport sh\u00ebnon vler\u00ebsimin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti vler\u00ebson ecurin\u00eb e reformave t\u00eb deritanishme p\u00ebr konsolidimin e institucioneve dhe thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr masa t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb forcuar sistemin e integritetit komb\u00ebtar. <a><span class=\"has-inline-color has-black-color\">Dokumenti i plot\u00eb n\u00eb&nbsp;<\/span><\/a><a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a> mund t\u00eb klikohet n\u00eb webfaqen e IDM.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky Vler\u00ebsim u hartua me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Evropian. P\u00ebrmbajtja e tij jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim dhe nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrish q\u00ebndrimet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsime dhe rekomandime p\u00ebr shtyll\u00ebn <strong>Sektori Publik<\/strong>, vler\u00ebsimi b\u00ebhet sipas disa Rezultateve me 1 deri 100 pik\u00eb sa Kapaciteteve, Qeverisjes, Rolit dhe treguesve konkret:<\/p>\n\n\n\n<p>Sektori publik shqiptar ofron paga t\u00eb ul\u00ebta, standarde t\u00eb paqarta profesionale dhe t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe \u00ebsht\u00eb i prekur nga korrupsioni dhe nd\u00ebrhyrjet politike. Shqip\u00ebria ka zbatuar nj\u00eb agjend\u00eb ambicioze t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs publike q\u00eb nga viti 2015. Me an\u00eb t\u00eb reformave jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar disa aspekte t\u00eb procesit t\u00eb rekrutimit (si standardizimi i p\u00ebrshkrimeve t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, rekrutimi online i sh\u00ebrbimit civil dhe zbatimi i vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb favorshme p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb t\u00eb shkarkuar) dhe mekanizmat e transparenc\u00ebs (rritja e numrit t\u00eb institucioneve q\u00eb publikojn\u00eb programe t\u00eb transparenc\u00ebs, regjistri elektronik k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve, publikimi i dokumenteve kryesore buxhetore), por ato nuk e kan\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb sektor publik profesional dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb agjenci dhe drejtues drejtorish si Autoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve, Agjencia Komb\u00ebtare e Rinis\u00eb, Agjencia Shtet\u00ebrore e Shpron\u00ebsimit, Instituti Komb\u00ebtar i Regjistrimit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit civil, nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb legjislacionin e sh\u00ebrbimit civil dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar politik\u00eb. Mekanizmat e brendsh\u00ebm t\u00eb llogaridh\u00ebnies p\u00ebr t\u00eb nxitur integritetin dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktet e interesit nuk jan\u00eb efektiv\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrdorimi i burimeve publike gjat\u00eb fushatave politike \u00ebsht\u00eb dokumentuar pothuajse n\u00eb \u00e7do raund zgjedhor. Mungesa e transparenc\u00ebs mbetet nj\u00eb penges\u00eb kryesore p\u00ebr llogaridh\u00ebnien e sektorit publik. Disa raporte nga OShC-t\u00eb shqiptare paraqesin nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zbulim m\u00eb t\u00eb madh proaktiv t\u00eb informacionit dhe nj\u00eb zbatim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb regjimi m\u00eb rigoroz t\u00eb sanksioneve nga Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave.<\/p>\n\n\n\n<center>\n<iframe width=\"600\" height=\"371\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vTA9AcT4ojGpchTclcwORAJlD30qmJIUU3fryBWwmeVS8Cy0ew8pp0CIWnpSwKu0ddNl5MKyYsm6NyW\/pubchart?oid=1948383940&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nBurimi: Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit i Shqip\u00ebri 2023 Klikoni p\u00ebr t\u00eb shkarkuar dokumentin n\u00eb <a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a>\n<br>\n<\/center>\n\n\n\n<center>\n<iframe width=\"600\" height=\"629\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vTA9AcT4ojGpchTclcwORAJlD30qmJIUU3fryBWwmeVS8Cy0ew8pp0CIWnpSwKu0ddNl5MKyYsm6NyW\/pubchart?oid=1149887175&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nBurimi: Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit i Shqip\u00ebri 2023 Klikoni p\u00ebr t\u00eb shkarkuar dokumentin n\u00eb <a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a>\n<br>\n<\/center>\n\n\n\n<p>REKOMANDIMET E ORGANIT<\/p>\n\n\n\n<ol type=\"1\"><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutiv duhet t\u00eb rishikojn\u00eb kuadrin ligjor t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr t\u00eb adresuar parregullsit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet:<ul><li>Forcimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb prokurimit t\u00eb digjitalizuara p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb nuk ekziston ofert\u00eb fiktive duke siguruar integrimin me Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Bizneseve p\u00ebr kontrolle t\u00eb vazhdueshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb monitorimin e treguesve t\u00eb riskut, dhe publikimin e t\u00eb gjitha kontratave dhe koncesioneve rregullisht n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb hapur dhe garantimin e publikimit t\u00eb raporteve t\u00eb kontrollit t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb.<\/li><li>Prezantimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb digjitalizuara t\u00eb prokurimit, nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ofertuesve ku k\u00ebrkohet dhe kontrollohet zbulimi i detyruesh\u00ebm i interesave p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktet e interesit.<\/li><li>Krijimit t\u00eb nj\u00eb organi t\u00eb pavarur rishikues p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur procedurat e prokurimit dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar sanksionet parandaluese kund\u00ebr sjelljes s\u00eb pahijshme t\u00eb furnitor\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve publik\u00eb.<\/li><\/ul><\/li><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutiv duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb Ligjin p\u00ebr N\u00ebpun\u00ebsin Civil, Ligjin p\u00ebr Pagat dhe Kodin e Pun\u00ebs dhe aktet n\u00ebnligjore dhe rregulloret p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rritur profesionalizmin dhe kompetenc\u00ebn n\u00eb sektorin publik n\u00ebp\u00ebrmjet:<ul><li>P\u00ebrfshirjes s\u00eb drejtor\u00ebve punonj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrbimit civil p\u00ebr t\u00eb shmangur t\u00eb em\u00ebruarit politik\u00eb.<\/li><li>P\u00ebrcaktimit dhe zbatimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb standardeve meritokratike p\u00ebr pun\u00ebsimin e punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb personave q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb dhe me kontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme. Kjo p\u00ebrfshin ndryshimin e dispozitave p\u00ebr t\u00eb forcuar kriteret e standardizuara p\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet brenda dhe jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil.<\/li><li>Krijimit t\u00eb proceseve transparente t\u00eb pun\u00ebsimit duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm publikimin e vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs, kritereve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes, afateve dhe rezultateve t\u00eb procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr vendet e lira t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb ashtu edhe p\u00ebr ato jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil dhe publikimin e vendeve vakante p\u00ebr pozicionet e sektorit publik me kontrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/li><li>Sigurimit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjeve t\u00eb bazuara n\u00eb merita duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb detyrueshme zhvillimin dhe publikimin e kritereve t\u00eb qarta t\u00eb bazuara n\u00eb merita p\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet (edhe p\u00ebr ato jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil), duke p\u00ebrfshir\u00eb vendet e lira t\u00eb pun\u00ebs me kontrat\u00eb \u00eb p\u00ebrkohshme, duke p\u00ebrshkruar n\u00eb detaje procesin e p\u00ebrzgjedhjes, duke kryer testime dhe vler\u00ebsime t\u00eb standardizuara, duke zbatuar mekanizmat e reagimit p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb komente dhe p\u00ebr t\u00eb apeluar vendimet, duke kryer rishikime t\u00eb rregullta dhe p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes, duke kryer rishikime t\u00eb brendshme t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe duke siguruar mbrojtje ligjore t\u00eb sinjalizuesve q\u00eb raportojn\u00eb rastet e shkeljeve.<\/li><li>Trajnimit t\u00eb detyruar dhe formimit t\u00eb rregullt t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr transparenc\u00ebn e rekrutimit, proceset e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bazuar n\u00eb merita, rreziqet q\u00eb lidhen me shkeljet e politikave n\u00eb fuqi, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e integritetit dhe profesionalizmit dhe n\u00eb fushat prioritare q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pozicionin e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/li><li>Paraqitjes s\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb fuqishme t\u00eb performanc\u00ebs.<\/li><li>Zbatimit t\u00eb politikave kund\u00ebr nepotizmit duke vendosur dhe zbatuar d\u00ebnime t\u00eb qarta p\u00ebr shkeljet e politikave t\u00eb tilla, duke krijuar mekanizma t\u00eb brendsh\u00ebm raportues dhe duke siguruar mbrojtjen ligjore t\u00eb sinjalizuesve q\u00eb raportojn\u00eb rastet e nepotizmit ose sjellje t\u00eb tjera joetike dhe duke kryer auditime dhe kontrolle t\u00eb rregullta.<\/li><\/ul><\/li><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutivi duhet t\u00eb sigurojn\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb forta ligjore p\u00ebr punonj\u00ebsit e pun\u00ebsuar me kontrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb rregulluar nga Kodi i Pun\u00ebs. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutivi duhet t\u00eb shqyrtojn\u00eb hartimin e nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet e punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb. Ky kuad\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb garanci q\u00eb ndodhen nd\u00ebrmjet dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Ligjit p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil, t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb, p\u00ebr shembull kontrata afatgjata dhe masa mbrojt\u00ebse shtes\u00eb si mbrojtja e sinjalizuesve, mekanizmat e arbitrazhit p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet e pun\u00ebsimit dhe masat mbrojt\u00ebse kund\u00ebr shkarkimit arbitrar.<\/li><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutiv duhet t\u00eb rishikojn\u00eb legjislacionin p\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb sektorin publik p\u00ebr t\u00eb garantuar qart\u00ebsi dhe zbatim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Duke p\u00ebrfshir\u00eb:<ul><li>Paraqitjen e udh\u00ebzimeve t\u00eb qarta p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/li><li>Vendosjen e sanksioneve t\u00eb qarta n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike gjat\u00eb fushatave politike.<\/li><li>P\u00ebrcaktimin e kufizimeve t\u00eb qarta pas pun\u00ebsimit, natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre kufizimeve dhe sanksioneve si rrjedhoj\u00eb e shkeljes s\u00eb tyre.<\/li><li>P\u00ebrmbushjen etike t\u00eb kontrat\u00ebs me masa t\u00eb qarta sanksionesh n\u00eb rast shkeljesh.<\/li><li>P\u00ebrcaktimi n\u00eb holl\u00ebsi i kufizimeve, sanksioneve p\u00ebr shkelje dhe procedurave p\u00ebr rastet e &#8220;rotacioneve t\u00eb shpeshta&#8221;.<\/li><li>Zbatimin e mekanizmave t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb llogaridh\u00ebnies p\u00ebr t\u00eb nxitur integritetin dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktin.<\/li><\/ul><\/li><li>ILDKPKI-ja duhet t\u00eb forcoj\u00eb shqyrtimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb sektorin publik, duke zbatuar nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe sistematike p\u00ebr verifikimin e sakt\u00ebsis\u00eb dhe plot\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre deklaratave. Kjo p\u00ebrfshin si n\u00eb vijim:<ul><li>Kryerjen e vler\u00ebsimeve proaktive dhe hetimeve t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb zbuluar \u00e7do shkelje ose mosp\u00ebrputhje t\u00eb mundshme.<\/li><li>Publikimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb dhe deklaratave t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien.<\/li><li>Pajisjen e ILDKPKI-s\u00eb me burime t\u00eb mjaftueshme dhe autoritet ligjor p\u00ebr t\u00eb kryer kontrolle verifikimi efikase dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer auditime n\u00eb vend dhe kontrolle t\u00eb t\u00ebrthorta me bazat e tjera t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe regjistrat e pasurive.<\/li><li>Forcimin e kapaciteteve t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbarim duke i dh\u00ebn\u00eb asaj mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur dhe mbledhur gjoba n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe p\u00ebr t\u00eb referuar \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr ndjekje penale kur zbulohen shkelje t\u00eb m\u00ebdha.<\/li><\/ul><\/li><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb rishikoj\u00eb kuadrin ligjor p\u00ebr mbrojtjen e sinjalizuesve. Sinjalizimet brenda sektorit publik duhet t\u00eb nxiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Megjithat\u00eb, siguria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e brendshme t\u00eb sinjalizimit. Ligji duhet t\u00eb ndryshohet duke p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn zbulim t\u00eb mbrojtur, t\u00eb krijoj\u00eb kanale raportimi t\u00eb sigurta dhe konfidenciale dhe t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur hakmarrjen. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, organet mbik\u00ebqyr\u00ebse si ILDKPKI-ja duhet t\u00eb fuqizohen p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive duke siguruar burime t\u00eb mjaftueshme (njer\u00ebzore, financiare, teknologjike); zhvillimi i kapaciteteve t\u00eb specializuara t\u00eb stafit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr teknikat hetimore, procedurat ligjore, protokollet e mbrojtjes, konfidencialitetin dhe sigurin\u00eb si dhe sh\u00ebrbimet mb\u00ebshtet\u00ebse dhe shmangien e hakmarrjes; bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm me autoritetet e tjera ligjzbatuese dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit; sigurimi i p\u00ebrgjigjes n\u00eb koh\u00eb ndaj raporteve; dhe nj\u00eb qark t\u00eb rregullt reagimesh. Sinjalizuesit duhet t\u00eb ken\u00eb lirin\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhohen me an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, institucionet e pavarura mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe median. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi, atyre duhet t&#8217;u sigurohet mbrojtje e plot\u00eb ligjore.<\/li><li>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe organi ekzekutiv duhet t\u00eb rishikojn\u00eb legjislacionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb funksioni i Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike dhe i Komisionerit p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil t\u00eb shtrihet p\u00ebrtej sh\u00ebrbimit civil q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektorin publik. Duke zgjeruar funksionet e tyre, si qeverisja ashtu edhe mbik\u00ebqyrja do t\u00eb ishin t\u00ebr\u00ebsore, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e sektorit publik dhe jo vet\u00ebm sh\u00ebrbimin civil. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive k\u00ebt\u00eb funksion t\u00eb zgjeruar, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ata t\u00eb marrin burime dhe mb\u00ebshtetje shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb reja, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/li><li>Agjencia p\u00ebr Dialog dhe Bashk\u00ebqeverisje duhet t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb publikimin e rregullt t\u00eb raporteve t\u00eb holl\u00ebsishme lidhur me ankesat e qytetar\u00ebve. K\u00ebto raporte duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb statistika p\u00ebr numrin e ankesave t\u00eb marra, klasifikimin e \u00e7\u00ebshtjeve, veprimet e nd\u00ebrmarra lidhur me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit dhe rezultatet p\u00ebrfundimtare.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<b>Shkarko excel:<\/b> <a href=\"http:\/\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Sektori-Publik-Vleresimi-i-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.xlsx\">Sektori Publik, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023<\/a>\n\n<br>\n<b>Komente dhe Analiza:<\/b> Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d<br>\n<style>\np{\ntext-align: justify !important;\n}\n<\/style>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Sektorin Publik, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d. Raporti synon t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kuadrin&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":61,"featured_media":22091,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[39],"tags":[8377,8376],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Sektori-Publik-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":22157,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22157","url_meta":{"origin":21580,"position":0},"title":"Avokati i Popullit, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Avokatin e Popullit, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Avokati-i-Popullit-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22185,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22185","url_meta":{"origin":21580,"position":1},"title":"Nd\u00ebrmarrjet Shtet\u00ebrore, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjet Shtet\u00ebrore, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Ndermarrjet-Shteterore-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22180,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22180","url_meta":{"origin":21580,"position":2},"title":"Media, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Median, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Media-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22176,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22176","url_meta":{"origin":21580,"position":3},"title":"Shoq\u00ebria Civile, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb Civile, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Shoqeria-Civile-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22153,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22153","url_meta":{"origin":21580,"position":4},"title":"Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Agjencite-Ligjzbatuese-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22147,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22147","url_meta":{"origin":21580,"position":5},"title":"Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Kontrolli-i-Larte-i-Shtetit-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-5C4","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/61"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21580"}],"version-history":[{"count":10,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22217,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580\/revisions\/22217"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}