{"id":21592,"date":"2024-05-01T12:44:00","date_gmt":"2024-05-01T12:44:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=21592"},"modified":"2024-08-05T14:14:42","modified_gmt":"2024-08-05T14:14:42","slug":"prokuroria-vleresimi-i-sistemit-kombetar-te-integritetit-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=21592","title":{"rendered":"Prokuroria, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023"},"content":{"rendered":"\n<p><span class=\"has-inline-color has-black-color\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Prokurorin\u00eb, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit.<\/span><\/p>\n\n\n\n<p>Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI,<em> \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Raporti synon t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kuadrin institucional duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb nivelet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies. Ky raport sh\u00ebnon vler\u00ebsimin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti vler\u00ebson ecurin\u00eb e reformave t\u00eb deritanishme p\u00ebr konsolidimin e institucioneve dhe thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr masa t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb forcuar sistemin e integritetit komb\u00ebtar. Dokumenti i plot\u00eb n\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a> mund t\u00eb klikohet n\u00eb webfaqen e IDM.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky Vler\u00ebsim u hartua me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Evropian. P\u00ebrmbajtja e tij jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim dhe nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrish q\u00ebndrimet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsime dhe rekomandime p\u00ebr shtyll\u00ebn <strong>Prokuroria<\/strong>, vler\u00ebsimi b\u00ebhet sipas disa Rezultateve me 1 deri 100 pik\u00eb sa Kapaciteteve, Qeverisjes, Rolit dhe treguesve konkret:<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga Prokuroria e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm (GJP) dhe Prokuroria e Posa\u00e7me. Prokuroria e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ishte prokuroria e vetme n\u00eb Shqip\u00ebri deri sa u b\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb 2016, e cila krijoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht rastet lidhur me Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe nj\u00ebsin\u00eb e pavarur t\u00eb hetimit, Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, t\u00eb cilat s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK).<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga nj\u00eb reform\u00eb e thell\u00eb. Kuadri i ri ligjor \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa institucionet e reja qeveris\u00ebse, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb (KLP) dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), jan\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2018, pas ngritjes s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (ILD) n\u00eb 2020. KLP-ja p\u00ebrb\u00ebhet nga 11 an\u00ebtar\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe em\u00ebron, vler\u00ebson, rrit n\u00eb detyr\u00eb dhe transferon t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt e t\u00eb gjitha hierarkive, vendos p\u00ebr masat disiplinore t\u00eb caktuara ndaj t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha hierarkive, propozon kandidat\u00ebt p\u00ebr prokuror t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Kuvend, miraton rregullat e etik\u00ebs p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe mbik\u00ebqyr zbatimin e tyre, propozon dhe administron buxhetin e vet dhe informon publikun dhe parlamentin p\u00ebr gjendjen e prokurorive.<\/p>\n\n\n\n<p>Skema e re e organit gjyq\u00ebsor rishikoi kompetencat territoriale t\u00eb gjykatave, duke mbyllur 9 gjykata m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe pes\u00eb gjykata t\u00eb apelit. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb ndikuar edhe prokurorit\u00eb. Prokurori publik p\u00ebrballet me sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb vendeve vakante si rezultat i procesit t\u00eb vetingut, ku KPK-ja ka shkarkuar 96 prokuror\u00eb q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023. Kjo ndikon n\u00eb efikasitetin e prokuroris\u00eb. Sfidat shtes\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr rritje t\u00eb burimeve financiare dhe njer\u00ebzore, si dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb zgjeruar me median dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn dhe besimin e publikut. Kushtetuta nuk parashikon garanci q\u00eb buxheti i prokuroris\u00eb t\u00eb parashikoj\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit t&#8217;i ndahet nj\u00eb p\u00ebrqindje e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn e saj me efikasitet.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, KLP-ja dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk kan\u00eb p\u00ebrcaktuar ngarkes\u00ebn optimale t\u00eb prokurorit, e cila k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Derisa t\u00eb plot\u00ebsohen vendet vakante t\u00eb konsiderueshme, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shp\u00ebrndarje e balancuar e ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs nd\u00ebrmjet prokuror\u00ebve p\u00ebr rritjen e efikasitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Programi i trajnimit fillestar p\u00ebr prokuror\u00ebt nuk p\u00ebrfshin diferencimin nga gjyqtar\u00ebt dhe duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb ligjin penal. Kushtetuta nuk parashikon garanci lidhur me buxhetin e prokuroris\u00eb, duke penguar p\u00ebrmbushjen efikase t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria \u00ebsht\u00eb m\u00eb reaktive sesa proaktive n\u00eb transparenc\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion sipas ligjit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim.<\/p>\n\n\n\n<p>Boshll\u00ebqet kritike t\u00eb llogaridh\u00ebnies p\u00ebrfshijn\u00eb munges\u00ebn e vler\u00ebsimeve t\u00eb performanc\u00ebs p\u00ebr prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar ngritjet n\u00eb detyr\u00eb dhe munges\u00ebn e dispozitave specifike q\u00eb i pengojn\u00eb prokuror\u00ebt t\u00eb marrin rimbursime, kompensime dhe honorare n\u00eb lidhje me udh\u00ebtimet e sponsorizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb standarde dhe rregulla.<\/p>\n\n\n\n<center>\n<iframe width=\"600\" height=\"371\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vTX7wuPvYEKPrFcU3kimk1Rd6YfN9xgzk4l-D6WLORZBqEdp7aqXNhCnwLBiRVB4mRVq4z-c0bFSK85\/pubchart?oid=1818307782&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nBurimi: Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit i Shqip\u00ebri 2023 Klikoni p\u00ebr t\u00eb shkarkuar dokumentin n\u00eb <a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a>\n<br>\n<\/center>\n\n\n\n<center>\n<iframe width=\"600\" height=\"509\" seamless=\"\" frameborder=\"0\" scrolling=\"yes\" src=\"https:\/\/docs.google.com\/spreadsheets\/d\/e\/2PACX-1vTX7wuPvYEKPrFcU3kimk1Rd6YfN9xgzk4l-D6WLORZBqEdp7aqXNhCnwLBiRVB4mRVq4z-c0bFSK85\/pubchart?oid=79676548&amp;format=interactive\"><\/iframe>\n\n<br>\n<p style=\"font-size: 11px;\"><small><br>\nBurimi: Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit i Shqip\u00ebri 2023 Klikoni p\u00ebr t\u00eb shkarkuar dokumentin n\u00eb <a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/download\/51923\/?tmstv=1713881146\">shqip<\/a>\n<br>\n<\/center>\n\n\n\n<ul><li>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb duhet t&#8217;i propozojn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave (i cili m\u00eb pas i propozon parlamentit) ndryshime kushtetuese q\u00eb garantojn\u00eb buxhetin e prokuroris\u00eb, duke shtuar nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb parashikon q\u00eb prokuroris\u00eb t&#8217;i caktohet nj\u00eb p\u00ebrqindje e caktuar e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/li><li>Organi ekzekutiv dhe ai legjislativ duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb ligjin 96\/2016 p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb reduktohet nga tre n\u00eb dy vjet afati kohor p\u00ebr em\u00ebrimin e prokuror\u00ebve pas diplomimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. si dhe q\u00eb procesi i verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb historikut t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs t\u00eb kryhet vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb studimeve.<\/li><li>Organi ekzekutiv dhe legjislativ duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb ligjin 96\/2016 p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb programi fillestar i trajnimit p\u00ebr prokuror\u00ebt. Programi i tyre i studimit duhet t\u00eb jet\u00eb i posa\u00e7\u00ebm, d.m.th. duhet t\u00eb fokusohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ligjin penal, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thellohet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn civile, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb gjyqtar\u00ebt.<\/li><li>KLP-ja duhet t\u00eb miratoj\u00eb dispozita specifike n\u00eb Standarde dhe Rregulla q\u00eb parandalojn\u00eb prokuror\u00ebt t\u00eb marrin rimbursime, kompensime dhe honorare n\u00eb lidhje me udh\u00ebtimet e sponsorizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private.<\/li><li>KLP-ja duhet t\u00eb miratoj\u00eb rregulla t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb lidhje me transferimet e p\u00ebrkohshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendeve vakante n\u00eb prokurori dhe t\u00eb kryej\u00eb vler\u00ebsimet e performanc\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve. Ngritja n\u00eb detyr\u00eb e prokuror\u00ebve duhet t\u00eb bazohet n\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime t\u00eb performanc\u00ebs.<\/li><li>KLP-ja dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme duhet t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs q\u00eb nj\u00eb prokuror mund dhe duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb brenda orarit t\u00eb pun\u00ebs, e cila n\u00ebnkupton p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb standardi maksimal. Ky standard duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet pas nj\u00eb studimi dhe nj\u00eb analize gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve p\u00ebrcaktues q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb prokurorit, duke filluar nga ndryshimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb cilat rritin ndjesh\u00ebm ngarkes\u00ebn e prokurorit, koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore, duke pasur parasysh kushtet aktuale t\u00eb pun\u00ebs. M\u00eb pas, numri i prokuror\u00ebve q\u00eb i nevojiten sistemit nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet duke iu referuar vet\u00ebm vendeve vakante aktuale, apo duke b\u00ebr\u00eb krahasime me vitet e m\u00ebparshme, por bazuar n\u00eb ngarkes\u00ebn aktuale t\u00eb pun\u00ebs dhe ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb prokuror. Derisa prokuroria t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb vendet vakante, duhet t\u00eb merren masa p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb balancuar t\u00eb ngarkes\u00ebs mes prokuror\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin (dhe jo vet\u00ebm mes prokuror\u00ebve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs zyr\u00eb), duke qen\u00eb se ka dallime t\u00eb theksuara n\u00eb ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagat e tyre jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<b>Shkarko excel:<\/b> <a href=\"http:\/\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Prokuroria-Vleresimi-i-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.xlsx\">Prokuroria, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023<\/a>\n\n<br>\n<b>Komente dhe Analiza:<\/b> Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d<br>\n<style>\np{\ntext-align: justify !important;\n}\n<\/style>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Prokurorin\u00eb, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey\u201d. Raporti synon t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kuadrin institucional&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":61,"featured_media":22145,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[39],"tags":[8377,8376],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Prokuroria-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":22157,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22157","url_meta":{"origin":21592,"position":0},"title":"Avokati i Popullit, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Avokatin e Popullit, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Avokati-i-Popullit-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22185,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22185","url_meta":{"origin":21592,"position":1},"title":"Nd\u00ebrmarrjet Shtet\u00ebrore, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjet Shtet\u00ebrore, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Ndermarrjet-Shteterore-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22176,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22176","url_meta":{"origin":21592,"position":2},"title":"Shoq\u00ebria Civile, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb Civile, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Shoqeria-Civile-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22180,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22180","url_meta":{"origin":21592,"position":3},"title":"Media, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Median, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Media-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22153,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22153","url_meta":{"origin":21592,"position":4},"title":"Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Agjencite-Ligjzbatuese-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22147,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22147","url_meta":{"origin":21592,"position":5},"title":"Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Kontrolli-i-Larte-i-Shtetit-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-5Cg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21592"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/61"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21592"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22219,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21592\/revisions\/22219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}