{"id":24847,"date":"2025-10-15T08:00:26","date_gmt":"2025-10-15T08:00:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=24847"},"modified":"2026-01-15T08:22:55","modified_gmt":"2026-01-15T08:22:55","slug":"ppp-te-nga-ambicia-per-investime-te-realiteti-i-mungeses-se-llogaridhenies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24847","title":{"rendered":"PPP-t\u00eb: Nga ambicia p\u00ebr investime te realiteti i munges\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e sh\u00ebrbimeve publike, shum\u00eb prej PPP-ve t\u00eb zbatuara gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit jan\u00eb shoq\u00ebruar me dyshime t\u00eb thella dhe evidenca konkrete q\u00eb tregojn\u00eb devijimin e tyre nga standardet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb kaluar nga nj\u00eb instrument i nevojsh\u00ebm p\u00ebr investime dhe modernizim n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb sot shoq\u00ebria e sheh kryesisht p\u00ebrmes klientelizmit politik, munges\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe vendimmarrjes s\u00eb centralizuar. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e sh\u00ebrbimeve publike, shum\u00eb prej PPP-ve t\u00eb zbatuara gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit jan\u00eb shoq\u00ebruar me dyshime t\u00eb thella dhe evidenca konkrete q\u00eb tregojn\u00eb devijimin e tyre nga standardet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. Kjo perceptohet sot jo vet\u00ebm nga publiku i gjer\u00eb, por edhe nga vet\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar rreziqet fiskale t\u00eb akumuluara, nd\u00ebrsa FMN-ja dhe BERZH-i kan\u00eb k\u00ebrkuar publikisht rishikim t\u00eb kontratave problematike dhe vendosjen e nj\u00eb mekanizmi kontrolli mbi projektet e reja q\u00eb nuk justifikojn\u00eb riskun q\u00eb i kalojn\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. N\u00eb shum\u00eb raste, detyrimet e krijuara nga PPP-t\u00eb nuk pasqyrohen plot\u00ebsisht n\u00eb bilancet zyrtare, duke krijuar nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb rreziksh\u00ebm midis borxhit real dhe atij t\u00eb raportuar, fenomen q\u00eb FMN-ja e ka vler\u00ebsuar si burim kontingjencash fiskale q\u00eb mund t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb financat publike p\u00ebr dekada.<\/p>\n\n\n\n<p>Statistikat zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe raportet e institucioneve t\u00eb pavarura tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014\u20132024, Shqip\u00ebria ka n\u00ebnshkruar mbi 230 kontrata PPP me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb tejkalon 2.5 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre jan\u00eb firmosur pa konkurrenc\u00eb efektive. Kjo shif\u00ebr nuk pasqyron thjesht intensitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb PPP-ve, por nj\u00eb orientim t\u00eb t\u00ebr\u00eb politikash q\u00eb ka devijuar m\u00ebnyr\u00ebn si merret vendimi p\u00ebr investimet publike, duke e zhvendosur nga analiza e nevojave reale drejt negociatave t\u00eb mbyllura dhe partneriteteve me kompani t\u00eb sapokrijuara. N\u00eb terma praktik\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, logjika e investimeve publike \u00ebsht\u00eb drejtuar nga \u201curgjenca politike\u201d dhe jo nga planifikimi afatgjat\u00eb, gj\u00eb e cila ka prodhuar projekte t\u00eb shtrenjta, me kapacitete t\u00eb pap\u00ebrdorura ose me efekte minimale n\u00eb zhvillim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo dinamik\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese kur analizohen rastet konkrete. Hetimet e incenerator\u00ebve, sot shembulli m\u00eb i referuar i keqmenaxhimit t\u00eb PPP-ve, ilustrojn\u00eb qart\u00eb se si kontrata shum\u00ebvje\u00e7are, me pagesa t\u00eb garantuara nga buxheti dhe me munges\u00eb t\u00eb historikut financiar t\u00eb operator\u00ebve, u shnd\u00ebrruan n\u00eb barr\u00eb fiskale pa asnj\u00eb p\u00ebrfitim real p\u00ebr qytetar\u00ebt. Raportet e KLSH-s\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb kontrat\u00ebn e Fierit, diferenca midis kostove t\u00eb deklaruara dhe investimeve reale kapte shifra mbi 30%, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e Elbasanit, mungesa e dokumentacionit mb\u00ebshtet\u00ebs e b\u00ebri t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin eh sakt\u00eb t\u00eb flukseve financiare. Edhe n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kontratat e sterilizimit dhe check-up-it kan\u00eb prodhuar nj\u00eb debat t\u00eb thell\u00eb mbi vler\u00ebn reale t\u00eb sh\u00ebrbimit: kostot e sterilizimit u trefishuan krahasuar me sistemin e m\u00ebparsh\u00ebm, nd\u00ebrsa analiza e fizibilitetit nuk p\u00ebrputhej me volumin real t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale n\u00eb spitale. Kjo tregon se PPP-t\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishin nj\u00eb mjet p\u00ebr rritje t\u00eb eficienc\u00ebs, u kthyen n\u00eb instrumente financiare q\u00eb gjenerojn\u00eb kosto t\u00eb garantuara p\u00ebr shtetin dhe fitime t\u00eb garantuara p\u00ebr operator\u00eb t\u00eb caktuar. Vler\u00ebsimet e pavarura t\u00eb FMN-s\u00eb theksojn\u00eb se shum\u00eb prej k\u00ebtyre kontratave kishin transferim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm risku te sektori privat, duke l\u00ebn\u00eb shtetin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr riskun operacional dhe financiar, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me parimet baz\u00eb t\u00eb modelit PPP.<\/p>\n\n\n\n<p>Albanian Center for Economic Research (ACER) ka qen\u00eb nd\u00ebr organizatat q\u00eb ka sinjalizuar me koh\u00eb problematikat strukturore: munges\u00ebn e kostimeve t\u00eb detajuara, procedurat e mbyllura, negociatat pa shpallje paraprake dhe rrezikun q\u00eb projektet t\u00eb vendosen n\u00eb funksion t\u00eb interesave private dhe jo t\u00eb interesit publik. Roli i ACER n\u00eb nism\u00ebn GO-PPP ka sjell\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re analitike, modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb transparenc\u00ebs dhe rekomandime t\u00eb bazuara n\u00eb p\u00ebrvojat e mira t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb shfaqet qart\u00ebsisht n\u00eb analizat e ACER dhe organizatave t\u00eb tjera monitoruese \u00ebsht\u00eb fakti se shum\u00eb kompani q\u00eb kan\u00eb fituar kontrata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme PPP jan\u00eb regjistruar disa jav\u00eb apo muaj para shpalljes s\u00eb tenderit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB-s\u00eb, rreth 17% e kompanive t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb PPP-t\u00eb kryesore t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit nuk kan\u00eb asnj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb sektorin p\u00ebrkat\u00ebs, nd\u00ebrsa kapitali fillestar ka qen\u00eb minimal, shpesh vet\u00ebm disa mij\u00ebra euro. K\u00ebto kompani, megjithat\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr projekte q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro investime, duke ngritur dyshime t\u00eb bazuara mbi financimin real dhe rrjetet e ndikimit q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb aksesin n\u00eb kontrata. N\u00eb nj\u00eb shtet ku kapacitetet e monitorimit jan\u00eb t\u00eb kufizuara, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb analizat e riskut dhe fizibilitetit krijon ekosistem ideal p\u00ebr abuzim. Raportet e shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb evidentuar se studimet e fizibilitetit, analizat e riskut, parashikimet e t\u00eb ardhurave dhe dokumentet e tjera q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb publikisht t\u00eb aksesueshme jan\u00eb klasifikuar si \u201cinformacion i ndjesh\u00ebm\u201d, duke zhveshur publikun nga e drejta p\u00ebr t\u2019u informuar mbi projekte q\u00eb paguhen me parat\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u201ckultur\u00eb\u201d ka krijuar nj\u00eb fenomen t\u00eb rreziksh\u00ebm: sa m\u00eb pak t\u00eb dihet p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb, aq m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb manipulohet. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00eb prej skandaleve t\u00eb viteve t\u00eb fundit nuk jan\u00eb zbuluar nga institucionet shtet\u00ebrore, por nga gazetar\u00ebt investigativ, audimet e KLSH-s\u00eb dhe raportet e organizatave t\u00eb pavarura. Megjithat\u00eb, p\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregon se transparenca proaktive p\u00ebrfshir\u00eb publikimin e plot\u00eb t\u00eb kontratave, analizave t\u00eb riskut dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb pavarura ka reduktuar ndjesh\u00ebm abuzimet n\u00eb vendet ku k\u00ebto standarde jan\u00eb zbatuar me rigorozitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Problemi i PPP-ve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb instrumenti, por m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur: me munges\u00eb transparence, me procedura t\u00eb mbyllura dhe me konsum t\u00eb lart\u00eb politik. P\u00ebr t\u00eb rikthyer PPP-t\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik k\u00ebrkohet nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor: publikimi i plot\u00eb i dokumenteve, vler\u00ebsim i pavarur ekonomik, konkurrenc\u00eb reale dhe forcim i institucioneve t\u00eb kontrollit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb PPP mund t\u00eb jen\u00eb jo nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb favorizuar pakic\u00ebn, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm modern p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e shumic\u00ebs. Evidencat tregojn\u00eb se n\u00eb rastet kur PPP-t\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baza t\u00eb qarta t\u00eb ndarjes s\u00eb riskut, me analiz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb vler\u00ebs p\u00ebr para dhe me monitorim t\u00eb pavarur, ato kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim real t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria mund ta adoptoj\u00eb n\u00ebse reformat strukturore zbatohen me integritet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e sh\u00ebrbimeve publike, shum\u00eb prej PPP-ve t\u00eb zbatuara gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit jan\u00eb shoq\u00ebruar me dyshime t\u00eb thella dhe evidenca konkrete q\u00eb tregojn\u00eb devijimin e tyre nga standardet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb kaluar nga nj\u00eb instrument i nevojsh\u00ebm p\u00ebr investime dhe modernizim n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb sot shoq\u00ebria e sheh&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24849,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[43],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/images-1.jpeg?fit=576%2C348&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":24847,"position":0},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24330,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24330","url_meta":{"origin":24847,"position":1},"title":"Draft Ligji p\u00ebr PPP Koncesione, AIS (NGO) shpreh shqet\u00ebsime mbi standardin p\u0451r p\u00ebrafrim me Direktiv\u00ebn EU. K\u00ebrkohet rishikim i thelluar.","date":"June 13, 2025","format":false,"excerpt":"Organizata AIS promotore e Open Data Albania u b\u00eb pjes\u00eb e konsultimit publik me Qeverin\u00eb Shqiptare pas p\u00ebrgatitjes s\u00eb Draft Ligjit P\u00ebr Koncesionet dhe Partneritetin Publik - Privat. Ky draft ligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim dhe obligim i Shtetit Shqiptar n\u00eb respekt t\u00eb Direktivave t\u00eb BE Direktiva 2014\/23\/BE, 2014\/24\/BE &2014\/25\/BE. Ne\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Screenshot-2025-06-13-143412.png?fit=1200%2C721&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24451,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24451","url_meta":{"origin":24847,"position":2},"title":"AIS dhe ACER shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb prokurimit publik","date":"July 29, 2025","format":false,"excerpt":"Dy organizatat joqeveritare t\u00eb angazhuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb antikorrupsionit, AIS dhe ACER, shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb funksionimin dhe integritetin e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP), organi m\u00eb i lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike.E drejta e bizneseve p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm efikas ankimi\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/WhatsApp-Image-2025-04-19-at-16.16.18.jpeg?fit=800%2C556&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25234,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25234","url_meta":{"origin":24847,"position":3},"title":"Q\u00ebndrimi i AIS mbi Raportin e Ardhsh\u00ebm p\u00ebr Sundimin e Ligjit","date":"February 20, 2026","format":false,"excerpt":"Organizata AIS d\u00ebshiron t\u00eb shpreh\u00eb shqet\u00ebsimet e saj lidhur me disa aspekte kritike t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri, me fokus n\u00eb sektorin e Nd\u00ebrmarrjeve Shtet\u00ebrore (SOE) dhe legjislacionin q\u00eb ndikon n\u00eb Prokurimin Publik, Partneritetet Publik-Private (PPP) dhe privatizimin e aseteve shtet\u00ebrore. 1. Sektori i Nd\u00ebrmarrjeve Shtet\u00ebrore si Zon\u00eb me\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-27-085750-1.png?resize=350%2C200&ssl=1","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23039,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23039","url_meta":{"origin":24847,"position":4},"title":"Pagesa Buxhetore p\u00ebr kontrata Koncesioni dhe PPP, 2015 -2025","date":"December 23, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po publikon t\u00eb dh\u00ebna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara n\u00eb harkun kohor 2015-2025 dhjet\u00ebvje\u00e7ari. P\u00ebr vitet 2015 - 23 vlerat e prezantuara jan\u00eb realizim, Viti 2024 dhe 2025 jan\u00eb planifikim dhe buxhet i miratuar.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Screenshot-2024-12-23-124943.png?fit=660%2C718&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22842,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22842","url_meta":{"origin":24847,"position":5},"title":"Investime Publike p\u00ebr Qeverisjen Vendore 2025, Projekte dhe Renditje sipas Bashkive","date":"November 14, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardh Investimet Publike p\u00ebr Bashkit\u00eb. Investime t\u00eb cilat planifikohen t\u00eb mb\u00ebtshteten nga Buxheti Qendror p\u00ebr vitin 2025. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb nga Projektligji \u201cP\u00ebr Buxhetin e Vitit 2025\u201d, tabela e Investimeve Publike 2025-2027 dhe p\u00ebrfshin vet\u00ebm projektet me zbatues bashkit\u00eb. Nj\u00eb list\u00eb t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Investime-Publike-Bashki-2025-kundrejt-Investimeve-Tota-Shpenzimeve-Buxhetore-dhe-PBB-se-ne-mije-Leke.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-6sL","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24847"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24847"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24848,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24847\/revisions\/24848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}