{"id":6168,"date":"2012-02-28T12:03:12","date_gmt":"2012-02-28T12:03:12","guid":{"rendered":""},"modified":"2012-02-28T12:03:12","modified_gmt":"2012-02-28T12:03:12","slug":"shpenzimet-publike-per-arsimin-u-pergjysmuan-gjate-20-viteve-te-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6168","title":{"rendered":"Shpenzimet publike p\u00ebr arsimin u p\u00ebrgjysmuan gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: bold;\">Buxheti i arsimit ndaj PBB, vazhdimisht m\u00eb i ul\u00ebt se mesatarja e vendeve t\u00eb OECD<\/span><\/p>\n<p>Gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, arsimi \u00ebsht\u00eb konsideruar si prioritet n\u00eb programet e \u00e7do qeverie, por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb let\u00ebr dhe fjal\u00eb sesa n\u00eb vepra konkrete. Nga nj\u00eb studim i kryer nga <span style=\"color: rgb(3, 28, 255); font-weight: bold;\">Open Data Albania<\/span>, rezulton se gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrqindja e buxhetit p\u00ebr arsimin kundrejt totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit ka pasur shum\u00eb oshilacione. Ky tregues ka p\u00ebsuar r\u00ebnie n\u00eb periudh\u00ebn 1995-2001, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs fiskale n\u00eb vitet pas \u201990 dhe kriz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme pas vitit 1997. Pas k\u00ebsaj periudhe, qeveria mori masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shpenzimet p\u00ebr arsimin nga luhatjet e t\u00eb ardhurave fiskale. Dhe n\u00eb fakt, q\u00eb prej vitit 2001 v\u00ebrehet nj\u00eb rritje e z\u00ebrit t\u00eb arsimit n\u00eb Buxhetin e Shtetit. Viti 2003 sh\u00ebnon rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke shkuar nga 11.3% q\u00eb ishte n\u00eb 2002, n\u00eb 15.5%. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas vitit 2007, v\u00ebrehet nj\u00eb stanjacion n\u00eb nivelin 15%. Interesant \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb mbahet ndaj buxhetit t\u00eb arsimit pas kriz\u00ebs bot\u00ebrore. Nd\u00ebrsa shum\u00eb shtete po i p\u00ebrgjigjen kriz\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet investimit n\u00eb kapitalin human, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr daljen dhe leht\u00ebsimin e pasojave t\u00eb saj, buxheti i arsimit p\u00ebr vitin 2010 \u00ebsht\u00eb tkurrur me 3%, krahasuar me vitin 2009. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pse p\u00ebr vitin 2011 \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb rritje e fondeve, duhet pritur ecuria e realizimit t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb 6 mujorin e par\u00eb&nbsp; p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb do mbahet kundrejt shpenzimeve t\u00eb secilit sektor, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe arsimin e n\u00ebse ky i fundit do t\u00eb shoq\u00ebrohet m\u00eb ulje t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb studimit t\u00eb grafikut nga 1995-2011, shikohet se buxheti i alokuar p\u00ebr arsimin ka qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme. Aktualisht, ne shpenzojm\u00eb 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb vitin 1995, por vet\u00ebm 2.8% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) kundrejt 3.7% n\u00eb 1995-s\u00ebn. Kthes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr buxhetin e arsimit ka sh\u00ebnuar viti 2003, n\u00eb t\u00eb cilin ai ishte 25% m\u00eb i lart\u00eb se sa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb si dhe viti 2007, ku bie n\u00eb sy duksh\u00ebm shk\u00ebputja q\u00eb ka p\u00ebsuar financimi edhe p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim. Megjithat\u00eb, rritja n\u00eb vler\u00eb absolute e buxhetit p\u00ebr arsimin nuk p\u00ebrb\u00ebn shum\u00eb interes n\u00ebse duam t\u00eb zbulojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar atij nd\u00ebr vite. N\u00eb kushtet kur t\u00eb ardhurat buxhetore rriten, natyrsh\u00ebm q\u00eb edhe fondet p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe arsimin, rriten. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, jan\u00eb analizuar edhe peshat q\u00eb z\u00eb buxheti i arsimit kundrejt Buxhetit total t\u00eb Shtetit dhe kundrejt PBB.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Pesha e buxhetit p\u00ebr arsimin ndaj PBB<\/span><\/p>\n<p>P\u00ebrqindja e shpenzimeve publike p\u00ebr arsimin mbi PBB \u00ebsht\u00eb tregues i prioritetit q\u00eb i jep nj\u00eb vend arsimit n\u00eb raport me alokimin e gjith\u00eb burimeve q\u00eb ka n\u00eb dispozicion. Por nga sa v\u00ebrehet, gjat\u00eb 1991-2011, pesha ndaj PBB ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme nga 5% n\u00eb vitin 1991, n\u00eb 3.7% n\u00eb 1995-s\u00ebn, e deri n\u00eb 2.8% n\u00eb vitin 2002, nj\u00eb periudh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs domosdoshm\u00ebria p\u00ebr fonde ishte shum\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rritjen e cil\u00ebsis\u00eb dhe riorganizimin e sistemit arsimor. Deri n\u00eb vitin 2009, pesha ndaj PBB ishte mesatarisht 3.2% dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin 2010 ajo ra s\u00ebrish n\u00ebn 3%, p\u00ebr t\u2019u ulur akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb 2011-t\u00ebn n\u00eb 2.8%. Duhet theksuar se buxheti i arsimit ndaj PBB-s\u00eb ka qen\u00eb vazhdimisht m\u00eb i ul\u00ebt se mesatarja e vendeve t\u00eb OECD-s\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2004, mesatarja e OECD-s\u00eb sh\u00ebnonte 4.5%, nd\u00ebrsa e Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp; 3,4%. E nj\u00ebjta situat\u00eb edhe n\u00eb vitin 2007. Mesatarja e vendeve t\u00eb OECD-s\u00eb ishte 4.6%, nd\u00ebrsa e Shqip\u00ebris\u00eb 3,2%.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Financimi i arsimit <\/span><\/p>\n<p>Financimi i arsimit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe fondet p\u00ebr t\u00eb vijn\u00eb nga Buxheti Qendror, Buxheti Lokal, por edhe nga t\u00eb ardhura jo buxhetore, si komuniteti i prind\u00ebrve apo tarifa p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, burimi kryesor i financimit \u00ebsht\u00eb Qeveria Qendrore. Kur flitet p\u00ebr Buxhetin p\u00ebr Arsimin n\u00ebnkuptohet s\u00eb pari, financimi i kat\u00ebr programeve kryesore: arsimi baz\u00eb, i mes\u00ebm, universitar dhe prej 2005-s\u00ebs, fonde p\u00ebr shkenc\u00ebn. Dhe s\u00eb dyti, shpenzime p\u00ebr disa kategori: paga, kontributet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr sigurime, materiale m\u00ebsimore, etj, si dhe investime kapitale p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet arsimore dhe administrat\u00ebn. R\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ka arsimi n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb vendi, b\u00ebn q\u00eb buxheti i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb, rrall\u00eb her\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb pa debate. Ai \u00ebsht\u00eb prioritet n\u00eb hartimin e \u00e7do strategjie, por pa mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme me fonde, objektivat e vendosur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihen.\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buxheti i arsimit ndaj PBB, vazhdimisht m\u00eb i ul\u00ebt se mesatarja e vendeve t\u00eb OECD Gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, arsimi \u00ebsht\u00eb konsideruar si prioritet n\u00eb programet e \u00e7do qeverie, por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb let\u00ebr dhe fjal\u00eb sesa n\u00eb vepra konkrete. Nga nj\u00eb studim i kryer nga Open Data Albania, rezulton se gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrqindja e buxhetit p\u00ebr arsimin kundrejt totalit t\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":23844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23844","url_meta":{"origin":6168,"position":0},"title":"Buxheti i Shtetit dhe Financat Publike n\u00eb Vite dhe Periudha Zgjedhore","date":"December 13, 2024","format":false,"excerpt":"Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor financiar dhe politik i nj\u00eb qeverie, q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si mblidhen dhe shp\u00ebrndahen burimet publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Buxheti i shtetit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Data.Al_-Shpenzimet-Publike-sipas-Kategorive-2018-2025-ndaj-Totalit.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25500,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25500","url_meta":{"origin":6168,"position":1},"title":"AIS \/ Open Data Albania depoziton pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore rekomandime legjislative p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb periudhave zgjedhore","date":"July 29, 2026","format":false,"excerpt":"Tiran\u00eb, 28 Korrik 2026 AIS \/ Open Data Albania ka depozituar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore nj\u00eb paket\u00eb rekomandimesh legjislative q\u00eb synojn\u00eb forcimin e kuadrit ligjor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve dhe periudhave zgjedhore, me q\u00ebllim parandalimin e keqp\u00ebrdorimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Screenshot-2026-08-02-200626.png?fit=980%2C857&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":6168,"position":2},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23623,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23623","url_meta":{"origin":6168,"position":3},"title":"Buxhetimi Vendor n\u00eb Bashkin\u00eb Berat: Analiz\u00eb e t\u00eb Ardhurave, Shpenzimeve dhe Burimeve t\u00eb Financimit","date":"January 10, 2025","format":false,"excerpt":"Buxhetimi vendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces ky\u00e7 p\u00ebr sigurimin e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore. Ai mund\u00ebson menaxhimin efektiv t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet dhe infrastruktur\u00ebn publike. Nj\u00eb analiz\u00eb e detajuar e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve ndihmon n\u00eb planifikimin dhe shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb t\u00eb fondeve. Sipas\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Screenshot-2024-12-21-094125.png?fit=831%2C581&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24652,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24652","url_meta":{"origin":6168,"position":4},"title":"Detyrimet Financiare t\u00eb Shtetit Shqiptar nga Vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg 2015 - 2024","date":"October 1, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po analizon detyrimet financiare t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb rrjedhin nga vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) n\u00eb Strasburg, p\u00ebr periudh\u00ebn 2015 - 2024. T\u00eb dh\u00ebnat mbi k\u00ebto vendime jan\u00eb marr\u00eb nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), ku vendimet e GJEDNJ-s\u00eb publikohen n\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Data.Al_-Detyrime-Financiare-te-Shtetit-sipas-Vendimeve-te-Gjykates-se-Strasburgut-2015-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22679,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22679","url_meta":{"origin":6168,"position":5},"title":"TRAJNIM: Shoq\u00ebria Civile dhe Parlamenti n\u00eb Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit, Mal\u00ebsi e Madhe, 08 Mars 2024","date":"March 9, 2024","format":false,"excerpt":"Titull:Shoq\u00ebria Civile dhe Parlamenti n\u00eb Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit Organizator:AIS promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti:Rritja e P\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Parlamentit ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb Qytetar\u00ebve, Projekt i mb\u00ebshtetur nga Ambasada Britanike n\u00eb Tiran\u00eb dhe zbatuar nga nj\u00eb konsorcium drejtuar nga IDM n\u00eb partneritet\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Screenshot-2024-10-25-153430.png?fit=1200%2C557&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1Bu","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6168"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6168\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}