{"id":6250,"date":"2012-02-28T12:03:12","date_gmt":"2012-02-28T12:03:12","guid":{"rendered":""},"modified":"2012-02-28T12:03:12","modified_gmt":"2012-02-28T12:03:12","slug":"gjykata-procesi-gjyqesor-per-hetimin-e-masakres-se-kozares-nepermjet-tortures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6250","title":{"rendered":"Gjykata: Procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr hetimin e masakr\u00ebs s\u00eb Kozar\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet tortur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: bold;\">Kushtetuesja rikthen p\u00ebr gjykim masakr\u00ebn e Kozares, Luan Mara i shp\u00ebton burgut p\u00ebrjet\u00eb<\/span><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues dit\u00ebn e djeshme, vendimet e tre gjykatave p\u00ebr d\u00ebnimin e Luan Mar\u00ebs me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. \u00c7\u00ebshtja Luan Marra njihet p\u00ebr opinionin publik dhe si Masakra e Kozar\u00ebs. Pes\u00eb vite pas arrestimit dhe d\u00ebnimit si autor i vrasjes se kat\u00ebrfishte t\u00eb v\u00ebllait dhe familjes se tij Gjykata Kushtetuese rikthen Luan Mar\u00ebn n\u00eb gjendjen e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe vendimet e tre niveleve t\u00eb gjyq\u00ebsorit i shpall antikushtetues. Rasti sh\u00ebnon nj\u00eb precedent unik t\u00eb nj\u00eb individi t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb parregullt ligjor. <\/p>\n<p>Procesi dhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetues q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Luan Mar\u00ebn u finalizua pas nj\u00eb mbrojtjeje kat\u00ebrvje\u00e7are nga dy avokat\u00ebt Dilaver e Alban Bengasi. M\u00eb 9 shkurt 2006 n\u00eb fshatin Kozar\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre tre pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb familjeje t\u00eb re, nd\u00ebrsa vrasja \u00ebsht\u00eb konsideruar e kat\u00ebrfisht\u00eb pasi nj\u00ebra nga viktimat ishte nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb. T\u00eb vrar\u00eb nga t\u00eb sht\u00ebnat e nj\u00eb arme zjarri mbet\u00ebn Shp\u00ebtim Mara 35 vje\u00e7, bashk\u00ebshortja e tij Florie Marra shtatz\u00ebn\u00eb dhe f\u00ebmija dyvje\u00e7ar Artiol Marra.<\/p>\n<p>&nbsp;Policia asokohe ngriti dy pista hetimi: Pista e par\u00eb p\u00ebrkonte me akuzat ndaj Luan Mar\u00ebs, v\u00ebllai i viktim\u00ebs. Sipas policis\u00eb, motiv p\u00ebr krimin p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shtatz\u00ebnie dhe intime e supozuar mes t\u00eb dyshuarit dhe kunat\u00ebs s\u00eb tij, viktim\u00eb e ngjarjes. Prova e ADN-s\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb pritej t\u00eb lindte nuk verifikoi at\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyshuarit si motiv p\u00ebr grindje dhe vrasje mes v\u00ebllez\u00ebrve Mara. Pista tjet\u00ebr implikonte nj\u00eb individ t\u00eb ri n\u00eb mosh\u00eb, i cili ishte n\u00eb konflikt me familjen Marra p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fejese t\u00eb d\u00ebshtuar me nd\u00ebrhyrjen e babait t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Hetimi<\/span><\/p>\n<p>Kjo pist\u00eb dhe vendndodhja e personit t\u00eb dyshuar nuk u verifikuan n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb hetimit ndon\u00ebse n\u00eb vendin e ngjarjes u zbuluan dhe fiksuan dy g\u00ebzhoja arme zjarri t\u00eb cilat i korrespondonin automatikut t\u00eb sekuestruar n\u00eb banes\u00ebn e personit t\u00eb dyshuar me iniciale A. M. Personi i dyshuar nuk u ndalua asnj\u00ebher\u00eb nga policia edhe p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb tij nga banesa nat\u00ebn e krimit. Polica e Beratit dhe prokuroria e k\u00ebtij rrethi gjyq\u00ebsor insistuan n\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb viktim\u00ebs duke marr\u00eb d\u00ebshmi vet\u00ebfaj\u00ebsimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale dhe n\u00eb kushte t\u00eb denigrimit dhe trajtimit \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb personit n\u00ebn hetim dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;P\u00ebr deklarimin e faj\u00ebsis\u00eb e t\u00ebr\u00eb familja, babai i viktim\u00ebs Shefqet Mara dhe dy djemt\u00eb Iliri dhe Luani i jan\u00eb n\u00ebnshtruar dhun\u00ebs fizike dhe torturave n\u00eb ambientet e komisariatit t\u00eb Beratit. Organi i Akuz\u00ebs pas k\u00ebtij Vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin duke konsideruar edhe pista t\u00eb tjera mbi vrasjen p\u00ebr t\u00eb shmangur faj\u00ebsimin e nj\u00eb individi n\u00eb kushte pafaj\u00ebsie dhe lirin\u00eb e padrejt\u00eb t\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb kat\u00ebrfisht\u00eb. Gjykata Kushtetuese si garant i t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor, ka konstatuar se procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr hetimin e masakr\u00ebs s\u00eb Kozar\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb tortur\u00ebs dhe shkeljes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb individit p\u00ebr tu mbrojtur dhe d\u00ebgjuar n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb avokati. <\/p>\n<p>Po sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese gjat\u00eb hetimit n\u00eb organin e akuz\u00ebs dhe gjat\u00eb procedimit n\u00eb tre nivelet e gjyq\u00ebsorit, jan\u00eb shkelur nj\u00eb seri parimesh t\u00eb doktrin\u00ebs penale. Me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb Gjykata Kushtetuese ka kthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat. Provat t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb d\u00ebnimin e shtetasit Luan Mara jan\u00eb nj\u00eb procesverbal i marrjes n\u00eb pyetje me p\u00ebrmbajtje vet\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsie i dat\u00ebs 30 tetor 2006 dhe nj\u00eb eksperiment hetimor i po k\u00ebsaj date. N\u00eb vendim citohet se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs gjith\u00eb akuza t\u00eb mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb deklarime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka ratifikuar q\u00eb prej 1994-\u00ebs Konvent\u00ebn kund\u00ebr Tortur\u00ebs dhe Akteve \u00c7njer\u00ebzore e Denigruese.<\/p>\n<p>Pretendimet p\u00ebr tortur\u00eb verifikohen edhe nga nj\u00eb akt ekspertimi mjeko ligjor i Luan Mar\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas ndalimit n\u00eb polici. I rikthyer n\u00eb statusin e shtetasit q\u00eb prezumohet i pafajsh\u00ebm pes\u00eb vite pas arrestimit dhe d\u00ebnimit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Luan Mara p\u00ebrve\u00e7 tortur\u00ebs, burgimit t\u00eb padrejt\u00eb dhe pes\u00eb viteve heqje lirie \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e individit p\u00ebr t\u00eb krijuar familje. Burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm u kthye n\u00eb shkak p\u00ebr divorc, presionet psikologjike t\u00cb policis\u00eb gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje provokuan tek ish bashk\u00ebshortja e Luan Mar\u00ebs nj\u00eb abort t\u00eb pavullnetsh\u00ebm t\u00eb konfirmuar me raport mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Avokat Bengasi: Rasti, unik n\u00eb llojin e tij <\/span><\/p>\n<p>Avokati Alban Bengasi konsideron rastin si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje unike n\u00eb llojin e saj. Po sipas Bengasit ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast ku d\u00ebshmohen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr implementimin e sistemit akuzues n\u00eb prezumim t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, kundrejt sistemit inkuizitor t\u00eb gjyq\u00ebsorit shqiptar\u00eb t\u00eb dekadave t\u00eb m\u00ebparshme. Sistem ku prokurori dhe prova e servirur prej tij vlente mbi gjykat\u00ebn e ku t\u00eb pandehurit nd\u00ebshkoheshin pa t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes me avokat. Organi i akuz\u00ebs pas k\u00ebtij vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin duke konsideruar edhe versione t\u00eb tjera mbi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb shmangur faj\u00ebsimin e nj\u00eb individi n\u00eb kushte pafaj\u00ebsie dhe lirin\u00eb e padrejt\u00eb t\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb kat\u00ebrfisht\u00eb. <\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">2004 \u2013 2009, gjykatat 69 vendime me burg p\u00ebrjet\u00eb <\/span><\/p>\n<p>Gjykatat n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb harkun kohor 2004 \u2013 2009 kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 69 vendime penale t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sipas <span style=\"color: rgb(3, 28, 255); font-weight: bold;\">\u201cOpen Data Albania\u201d<\/span> n\u00eb vend d\u00ebnohen \u00e7do vit mesatarisht 11 persona me d\u00ebnimin maksimal \u201cburgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d. V\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb krimeve t\u00eb d\u00ebnuara me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm e kan\u00eb autor\u00ebt e d\u00ebnuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb vrasjes pasuar nga vjedhja me pasoj\u00eb vdekjen. Sipas ODA n\u00eb vitin 2008 n\u00eb burgjet shqiptare vuanin d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm 116 t\u00eb d\u00ebnuar. D\u00ebnimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim maksimal p\u00ebr ligjin penal n\u00eb RSH. T\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga faljet, amnistit\u00eb dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr ulje d\u00ebnimi pa kaluar 25 vite t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit. Rasti i d\u00ebnimit maksimal p\u00ebr nj\u00eb individ t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe sh\u00ebnon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm ku drejt\u00ebsia d\u00ebnon t\u00eb pafajsh\u00ebm duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs t\u00eb lir\u00eb. Rasti Marra \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb ku nj\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm fiton nj\u00eb proces kundrejt sistemit gjyq\u00ebsor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjykata Kushtetuese nj\u00ebz\u00ebri, me unanimitetin e te n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj ka vendosur t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimet e dh\u00ebna nga t\u00eb tre nivelet e Gjyq\u00ebsorit duke sh\u00ebnuar rastin m\u00eb unik t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj Gjykate n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Shkod\u00ebr, rrahu gjyqtarin n\u00eb zyr\u00eb, arrestohet 28 vje\u00e7ari<\/span><\/p>\n<p>Zyra e nj\u00eb gjyqtari \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb aren\u00eb boksi n\u00eb qytetin verior t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ka mjaftuar nj\u00eb moment nxehje dhe nj\u00eb 28-vje\u00e7ar nga Shkodra duke mos qen\u00eb dakord me mas\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb ndaj tij ka shp\u00ebrthye n\u00eb zyr\u00ebn e gjyqtarit. Policia tha se i riu \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, pasi akuzohet p\u00ebr goditjen e gjyqtarit i cili po gjykonte procesin. Policia tha se \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs 28-vje\u00e7ari Eder Plisi, banues n\u00eb lagjen \u201c10 korriku\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake rezulton se, 28- vje\u00e7ari Plisi ka goditur gjyqtarin, pasi nuk binte dakord me vendimin q\u00eb ky gjyqtar kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Plisi ka hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e gjyqtarit dhe ka filluar t\u00eb ushtroj\u00eb dhun\u00eb ndaj tij duke e goditur me mjete t\u00eb forta dhe p\u00ebr pasoj\u00eb gjyqtari ka marr\u00eb plag\u00eb t\u00eb shumta. Ka qen\u00eb pik\u00ebrisht gjyqtari, i cili ka b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb rajonin e policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, nga ku morr masa e arrestit n\u00eb flagranc\u00eb p\u00ebr Eder Plisin, i cili akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Kund\u00ebrshtim dhe goditje e gjyqtarit&#8221;. Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebn rasti i vet\u00ebm q\u00eb ngrihet dor\u00eb mbi togat e zeza n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. N\u00eb mjaft raste konflikti \u201cligjor\u201d \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb konflikt fizik duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e ligjit t\u00eb goditen e madje t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen me jet\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm se kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb \u201cnxeht\u00eb\u201d n\u00eb duar.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Zjarr n\u00eb magazin\u00eb, shk\u00ebndija shkrumbon godin\u00ebn<\/span><\/p>\n<p>Nj\u00eb zjarr i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb magazin\u00ebn e nj\u00eb 51 vje\u00e7ari nga Kor\u00e7a ka shkrumbuar plot\u00ebsisht godin\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb d\u00ebme materiale. Sipas policis\u00eb m\u00ebsohet se dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ka nisur procedimi penal, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShkat\u00ebrrimit t\u00eb pron\u00ebs me zjarr\u201d parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Kjo pasi n\u00eb fshatin Vashtmi t\u00eb rrethit Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb magazin\u00ebn e Dh. Topalli 51 vje\u00e7, ka r\u00ebn\u00eb zjarr, e p\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb djegur \u00e7atia e magazin\u00ebs si dhe shum\u00eb materiale t\u00eb tjera q\u00eb ndodheshin n\u00eb magazin\u00eb, midis t\u00eb cilave dhe nj\u00eb kamion\u00e7ine furgon me targ\u00eb KO 0121 B, e cila \u00ebsht\u00eb djegur plot\u00ebsisht. Policia tha se nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka r\u00ebn\u00eb si pasoj\u00eb e nj\u00eb shk\u00ebndije elektrike ndodhur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb mjetit, nd\u00ebrmjet fijes s\u00eb bateris\u00eb dhe trupit t\u00eb mjetit. Materialet i kaluan Prokuroris\u00eb Kor\u00e7e p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme. <\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">P\u00ebrplasen dy veturat, n\u00eb spital \u00e7ifti<\/span><\/p>\n<p>Nj\u00eb aksident automobilistik aksin rrugor Kor\u00e7\u00eb-Voskopoj\u00eb ka p\u00ebrfunduar me dy t\u00eb plagosur n\u00eb spitalin e Kor\u00e7\u00ebs. M\u00ebsohet se ngjarja ka ndodhur kur dy automjete jan\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb aksin rrugor Kor\u00e7\u00eb-Voskopoj\u00eb, tek Ura e fshatit Turhan. Policia tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb filloi procedimi penal n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb ngarkim t\u00eb Renato Vllazeriut 30 vje\u00e7, banues n\u00eb fshatin Porodine t\u00eb rrethit Kor\u00e7\u00eb. Kjo pasi ai, n\u00eb or\u00ebt e dark\u00ebs, duke drejtuar mjetin e tij autovetur\u00eb me targ\u00eb NEX 9292, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me mjetin autovetur\u00eb me targa KO 7627 B, me drejtues R. Qesaraka 35 vje\u00e7, banues n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, e si pasoj\u00eb ka marr\u00eb plag\u00eb t\u00eb lehta trupore M. Ll 34 vje\u00e7e, banuese n\u00eb fshatin Mborje t\u00eb rrethit Kor\u00e7\u00eb, e cila udh\u00ebtonte si pasagjere n\u00eb mjetin me drejtues R. Qesaraka. Policia tha se vepra penale e konsumuar \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cShkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor\u201d parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokuroris\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<br \/> \n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kushtetuesja rikthen p\u00ebr gjykim masakr\u00ebn e Kozares, Luan Mara i shp\u00ebton burgut p\u00ebrjet\u00eb Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues dit\u00ebn e djeshme, vendimet e tre gjykatave p\u00ebr d\u00ebnimin e Luan Mar\u00ebs me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. \u00c7\u00ebshtja Luan Marra njihet p\u00ebr opinionin publik dhe si Masakra e Kozar\u00ebs. Pes\u00eb vite pas arrestimit dhe d\u00ebnimit si autor i vrasjes se kat\u00ebrfishte t\u00eb v\u00ebllait dhe familjes se tij&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":18,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":24652,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24652","url_meta":{"origin":6250,"position":0},"title":"Detyrimet Financiare t\u00eb Shtetit Shqiptar nga Vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg 2015 - 2024","date":"October 1, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po analizon detyrimet financiare t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb rrjedhin nga vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) n\u00eb Strasburg, p\u00ebr periudh\u00ebn 2015 - 2024. T\u00eb dh\u00ebnat mbi k\u00ebto vendime jan\u00eb marr\u00eb nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), ku vendimet e GJEDNJ-s\u00eb publikohen n\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Data.Al_-Detyrime-Financiare-te-Shtetit-sipas-Vendimeve-te-Gjykates-se-Strasburgut-2015-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24419,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24419","url_meta":{"origin":6250,"position":1},"title":"Nism\u00eb p\u00ebr Transparenc\u00eb dhe Llogaridh\u00ebnie n\u00eb Legjislacion: ACER dhe AIS Trajnojn\u00eb OJF-t\u00eb p\u00ebr Vler\u00ebsim Antikorrupsion t\u00eb Projektligjeve n\u00eb Parlament","date":"July 15, 2025","format":false,"excerpt":"Qendra Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike (ACER), n\u00eb bashk\u00ebpunim me AIS \/ Open Data Albania dhe me mb\u00ebshtetjen e Westminster Foundation for Democracy (WFD) n\u00eb Shqip\u00ebri, po zbatojn\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon forcimin e angazhimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies gjat\u00eb procesit legjislativ n\u00eb Parlament. M\u00eb dat\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/photo-collage.png-1.png?fit=1080%2C1080&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22153,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22153","url_meta":{"origin":6250,"position":2},"title":"Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Agjencite-Ligjzbatuese-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22176,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22176","url_meta":{"origin":6250,"position":3},"title":"Shoq\u00ebria Civile, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb Civile, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Shoqeria-Civile-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22167,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22167","url_meta":{"origin":6250,"position":4},"title":"Partit\u00eb Politike, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Partit\u00eb Politike, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Partite-Politike-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24451,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24451","url_meta":{"origin":6250,"position":5},"title":"AIS dhe ACER shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb prokurimit publik","date":"July 29, 2025","format":false,"excerpt":"Dy organizatat joqeveritare t\u00eb angazhuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb antikorrupsionit, AIS dhe ACER, shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb funksionimin dhe integritetin e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP), organi m\u00eb i lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike.E drejta e bizneseve p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm efikas ankimi\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/WhatsApp-Image-2025-04-19-at-16.16.18.jpeg?fit=800%2C556&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1CO","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6250"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6250"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6250\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}