{"id":6435,"date":"2012-02-28T12:03:12","date_gmt":"2012-02-28T12:03:12","guid":{"rendered":""},"modified":"2012-02-28T12:03:12","modified_gmt":"2012-02-28T12:03:12","slug":"shifrat-flasin-shqip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6435","title":{"rendered":"Shifrat flasin shqip"},"content":{"rendered":"<div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Ka nisur si projekt i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb burim t\u00eb par\u00eb informacioni. <span style=\"color: rgb(41, 8, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> dhe procesi i nj\u00eb pune q\u00eb nis n\u00eb zyrat e shtetit dhe p\u00ebrfundon n\u00eb p\u00ebrqindje dhe grafik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kuptohen nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">N\u00eb vitin 2011 p\u00ebr mbrojtjen sociale dhe sigurimet shoq\u00ebrore, qeveria shqiptare ka shpenzuar plot 105.7 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 25.84 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. Ministria em\u00ebrmadhe e Pun\u00ebs, \u00c7\u00ebshtjeve Sociale dhe Shanseve t\u00eb Barabarta p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcjellim pas nj\u00eb muaji ka pasur portofolin m\u00eb t\u00eb madh krahasuar me ministrit\u00eb e tjera t\u00eb shtetit shqiptar. Ajo administron rreth 19 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit. Transporti ka thithur 48.8 miliard\u00eb lek\u00eb ose 11.85 % t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb buxhetit. Ministria e Pun\u00ebve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka nj\u00eb diferenc\u00eb fare t\u00eb vog\u00ebl, prej 0.7%, t\u00eb buxhetit krahasuar me MP\u00c7SSHB.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Kosto e borxhit ose shuma e interesave t\u00eb paguara p\u00ebr borxhin e brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb marr\u00eb nga shteti shqiptar, p\u00ebr vitin 2011 \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb jet\u00eb 47.8 miliard\u00eb lek\u00eb. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se shqiptar\u00ebt po paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesa se sa p\u00ebr investime n\u00eb rrug\u00eb apo sistemin arsimor e sh\u00ebndet\u00ebsor. Ky z\u00eb thith 11.7 p\u00ebr qind t\u00eb shpenzimeve totale, p\u00ebrqindje q\u00eb ka ardhur n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme prej vitit 2007 me t\u00eb pakt\u00ebn 5 miliard\u00eb lek\u00eb \u00e7do vit.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb konstante p\u00ebrkat\u00ebsisht me rreth 10% dhe 8-9% t\u00eb buxhetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin 5.2 %. Bujq\u00ebsia, edhe pse prioritet, nuk ka pasur m\u00eb shum\u00eb se 2 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb ark\u00ebn e saj k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrsa z\u00ebri &#8220;kultur\u00eb&#8221; (ku p\u00ebrfshihet edhe turizmi) pas ndarjes s\u00eb parave t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb fillimvit ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm 3.4 miliard\u00eb lek\u00eb ose 0.83 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Edhe m\u00eb i thekuri i seancave parlamentare, sidomos n\u00eb koh\u00ebn e miratimit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit nga Parlamenti shqiptar, v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i ket\u00eb t\u00eb qarta k\u00ebsisoj ato \u00e7ka fliten nga foltorja e Kuvendit. M\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr shifrat apo sqarimin e ndarjes s\u00eb parave t\u00eb mbledhura nga taksat e shqiptar\u00ebve dhe tatimet, t\u00eb tilla seanca shnd\u00ebrrohen n\u00eb hidh-e-prit batuta nd\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb krah\u00ebve t\u00eb kund\u00ebrt politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur at\u00eb q\u00eb goj\u00ebt e liga thon\u00eb: Secili mundohet t\u00eb mbroj\u00eb ministrin\u00eb apo ministrin q\u00eb njeh, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit mund t\u00eb siguroj\u00eb ndonj\u00eb projekt p\u00ebr vitin n\u00eb vazhdim. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkoqur detaje t\u00eb tilla t\u00eb buxhetit, apo p\u00ebrqindje t\u00eb tilla t\u00eb detajuara p\u00ebr \u00e7do lloj fenomeni apo dikasteri shqiptar, zor se mund t\u00eb gjenden me nj\u00eb t\u00eb trokitur n\u00eb ndonj\u00eb nga institucionet shtet\u00ebrore. P\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb japin zyrtarisht t\u00eb tilla.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Mir\u00ebpo si sot nj\u00eb vit t\u00eb shkuar, n\u00eb koh\u00ebn kur rruga e quajtur e Kombit ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb moll\u00eb sherri mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs dhe kur shum\u00ebkush b\u00ebnte be e rrufe se p\u00ebr t\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe aksin e famsh\u00ebm Rr\u00ebshen-Kalimash n\u00eb ve\u00e7anti ishin harxhuar miliarda, (pa e ditur sakt\u00eb se sa), nj\u00eb drit\u00eb informative u pa n\u00eb fund t\u00eb tunelit.<span style=\"color: rgb(30, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b> Open Data<\/b><\/span>, nj\u00eb institucion p\u00ebr t\u00eb cilin dihej vet\u00ebm q\u00eb nuk ishte i krijuar nga qeveria dhe nuk mbahej me parat\u00eb e saj, zbardhi vlerat monetare t\u00eb cilat u p\u00ebrthithen qysh t\u00eb nes\u00ebrmen nga mediat, vizive dhe t\u00eb shkruara: P\u00ebr ata q\u00eb nuk e dinin projekti i rrug\u00ebs Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs kishte nisur qysh n\u00eb vitin 2006 dhe kulmi i investimeve ishte sh\u00ebnuar n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, koh\u00eb kur rruga u hap; n\u00eb 2008 rruga thithi 40 p\u00ebr qind t\u00eb investimeve totale t\u00eb pushtetit qendror dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb 33.6 %. P\u00ebr shkak t\u00eb avarive n\u00eb tunelin e aksit Rr\u00ebshen-Kalimash, fonde t\u00eb tjera prej 11 miliard\u00eb lek\u00ebsh u akorduan edhe n\u00eb vitin 2010. E p\u00ebrkthyer n\u00eb shifra, p\u00ebr harkun kohor 2006-2010, n\u00eb totalin prej 200.082 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investimeve p\u00ebr rrug\u00eb nacionale t\u00eb miratuar nga qeveria, 98.766 milion\u00eb lek\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr rrug\u00ebn Rr\u00ebshen-Kalimash.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"><span style=\"color: rgb(53, 13, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span> e nisi k\u00ebshtu startin e vet dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb num\u00ebron m\u00eb shum\u00eb se 150 artikuj t\u00eb publikuar on line (<span style=\"color: rgb(17, 0, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>open.data.al<\/b><\/span>) dhe q\u00eb shpesh shnd\u00ebrrohen n\u00eb tituj t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmeve shqiptare. Gjenden t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me financat publike, tregjet bankare, demografin\u00eb, arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, mjedisin, teknologjin\u00eb, sigurin\u00eb e deri tek tema si raportet gjinore apo kriminologjia. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, institucioni q\u00eb n\u00eb terma t\u00eb sakt\u00eb, sipas drejtuesve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb &#8220;projekt i shoq\u00ebris\u00eb civile&#8221; po mbush vitin q\u00eb kur i ka ofruar medias dhe kujt\u00ebdo t\u00eb interesuari p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh qart\u00eb dhe thjesht\u00eb at\u00eb \u00e7ka ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb sakt\u00eb informacioni, sidomos kur institucione q\u00eb ekzistojn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, ose raportojn\u00eb zyrtarisht vet\u00ebm ato q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb interesante p\u00ebr momentin. Sa p\u00ebr <span style=\"color: rgb(13, 13, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span>, praktikisht b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb, fjala vjen, INSTAT-i. Mbledh t\u00eb dh\u00ebnat, aty ku mund t\u00eb gjenden \u2013 Ministria e Financave, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb apo institucion tjet\u00ebr n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tem\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb flitet \u2013 i p\u00ebrpunon nga analist\u00ebt e saj dhe i publikon n\u00eb faqen e vet zyrtare. K\u00ebshtu prej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb viti jan\u00eb zbardhur dhe publikuar artikuj q\u00eb ofrojn\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara (zyrtare) p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nisin q\u00eb nga univesitet e deri tel nivelet e varf\u00ebris\u00eb apo papun\u00ebsis\u00eb. <span style=\"color: rgb(5, 38, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> nuk \u00ebsht\u00eb OJF dhe as mb\u00ebshtetet me fonde nga BE. Ka t\u00eb ngjashmet e saj n\u00eb bot\u00eb, kryesisht n\u00eb SHBA dhe Britani dhe formula e funksionimit \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: mbledhin dhe p\u00ebrkthejn\u00eb shifrat zyrtare t\u00eb dala nga qeveria. Themeluesit e saj jan\u00eb dy t\u00eb rinj, q\u00eb n\u00eb mos p\u00ebr nga emri, p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb apasionuar pas internetit qysh her\u00ebt mund ti njohin nga i pari web-portal n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i krijuar nga nj\u00ebri prej tyre, Armand Brahaj: shqip\u00ebria.com dhe Albforumi.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">&#8220;T\u00eb dh\u00ebnat e hapura <span style=\"color: rgb(22, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>(open data<\/b><\/span>) jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kan\u00eb akses t\u00eb lir\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb rip\u00ebrdorshme, n\u00eb rip\u00ebrdorim nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kufizim se kush dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb i p\u00ebrdor&#8221;, p\u00ebrs\u00ebrit fjal\u00ebt e nj\u00eb prej themeluesve, drejtoresha e k\u00ebtij projekti Aranita Brahaj. N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs projekti mban emrin e Armand Brahajt dhe Julia Hoxh\u00ebs, dy t\u00eb rinj shqiptar\u00eb ekspert\u00eb IT (ekspert\u00eb t\u00eb informatik\u00ebs), t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrsa kryenin k\u00ebrkime p\u00ebr PhD n\u00eb Informating Engineering n\u00eb dy institute shkencore t\u00eb njohur n\u00eb Gjermani, projektonin iden\u00eb m\u00eb m\u00eb t\u00eb re p\u00ebr vendin e tyre. &#8220;P\u00ebr t\u00eb finalizuar k\u00ebt\u00eb ide dy ideuesit krijuan nj\u00eb grup pune duke ftuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim nj\u00eb analist ekonomik dhe ekspert t\u00eb medias. Ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb pjes\u00eb e ekipit <span style=\"color: rgb(11, 3, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> b\u00ebhet edhe Blerta Zilja, njoh\u00ebse e financ\u00ebs publike dhe pedagoge n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs&#8221;, shton Aranita, e specializuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb publike dhe shkenca komunikimi, ish gazetare, e cila \u00ebsht\u00eb an\u00ebtarja e kat\u00ebrt e k\u00ebtij ekipi.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">T\u00eb paorganizuar ende n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb OJF-je, por me nj\u00eb projekt t\u00eb konceptuar qart\u00eb dhe me CV ekselence n\u00eb tre profile profesionale, themeluesit e ODA si fillim ia dol\u00ebn t\u00eb siguronin mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr t\u00eb realizuar <span style=\"color: rgb(0, 8, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> si projekt i shoq\u00ebris\u00eb civile. I pari q\u00eb iu besoi ishte Departamenti i Informatizimit i Open Society Foundations (i njohur dikur si fondacioni Soros), me qend\u00ebr n\u00eb Hungari. Projekti do t\u00eb mb\u00ebshtetej si fillim vet\u00ebm p\u00ebr gjasht\u00eb muaj dhe puna nisi zyrtarisht m\u00eb 15 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Lajmi i par\u00eb i publikuar q\u00eblloi t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se i suksessh\u00ebm n\u00eb tregun mediatik: b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn Rr\u00ebshen-Kalimash.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">&#8220;Domosdoshm\u00ebria p\u00ebr <span style=\"color: rgb(22, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span> apo t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb hapura u konstatua n\u00eb publikimin e par\u00eb n\u00eb web n\u00eb shkurt t\u00eb 2011-\u00ebs. Ky publikim brenda nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebve u citua n\u00eb nj\u00eb nga edicionet m\u00eb t\u00eb ndjekura informative, nd\u00ebrsa pes\u00eb gazetat m\u00eb me tirazh n\u00eb Tiran\u00eb u hap\u00ebn me tituj ku hulumtimi i ODA-s citohej n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb&#8221;, thot\u00eb Aranita. &#8220;Nj\u00eb fillim i mbar\u00eb dhe nj\u00eb tregues se publiku dhe shoq\u00ebria kishin nevoj\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb dhe analiz\u00eb sipas <span style=\"color: rgb(8, 8, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span>. Duhet th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb rajon e nj\u00eb nd\u00ebr vendet e pakta n\u00eb Evrop\u00eb ku praktikohet <span style=\"color: rgb(38, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data&#8221;.&nbsp;<\/b><\/span>\n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">N\u00eb fakt &#8220;<span style=\"color: rgb(5, 13, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span>&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozofi dhe metodologji q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb shum\u00eb vende me demokraci dhe nivel transparence t\u00eb konsoliduar. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Britania e Madhe apo shum\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian aplikojn\u00eb modele dhe projekte t\u00eb <span style=\"color: rgb(41, 8, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span> dhe Open Knowledge. Shum\u00eb projekte jan\u00eb iniciativa t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile si n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb tjera jan\u00eb procese t\u00eb qeverive apo organizmave qendror\u00eb (SHBA).&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Nd\u00ebrkaq p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti ODA \u00ebsht\u00eb prezantuar dhe ka konkuruar suksessh\u00ebm n\u00eb disa evente nd\u00ebrkomb\u00ebtare me t\u00eb ngjashmet e saj n\u00eb fushat <span style=\"color: rgb(10, 27, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span>, Data Gov apo Open Knowledge. &#8220;Stafi IT pran\u00eb ODA kan\u00eb realizuar nj\u00eb prezantim shkencor\u00eb me titull &#8220;<span style=\"color: rgb(17, 0, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> &#8211; Rritje e P\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave Qeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri, me autor\u00eb tre k\u00ebrkues shkencor\u00eb n\u00eb institute evropiane prestigjioze &#8211; Julia Hoxha, Denny Vrande\u00e7i\u00e7 dhe Armand Brahaj. Ky punim \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Sistemeve Semantike n\u00eb 7-9 shtator n\u00eb Grac t\u00eb Austris\u00eb&#8221;, shton Aranita. &#8220;N\u00eb p\u00ebrfundim prezantimi shkencor i <span style=\"color: rgb(13, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> u nominua p\u00ebr \u00e7mim duke konkurruar k\u00ebshtu me sukses krah projekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe gjigand\u00ebve t\u00eb Data.Gov dhe <span style=\"color: rgb(55, 5, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data<\/b><\/span>&#8220;.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Aktualisht ekipi i ODA-s, profesionist\u00eb t\u00eb moshave 25-35 vje\u00e7ar\u00eb, ka krijuar Institutin Shqiptar t\u00eb Shkencave. &#8220;Brenda pak muajve jet\u00eb ODA u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb metodologji dhe burim informimi p\u00ebr publikun, stafet akademike, profesionist\u00ebt apo aktivist\u00ebt e ndrysh\u00ebm n\u00eb vend&#8221;, shton ajo. Me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrderisa produkti i k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i kuptuesh\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha me informacione t\u00eb plota dhe t\u00eb analizuara nd\u00ebr vite, si\u00e7 jo shpesh mund t\u00eb gjenden n\u00ebp\u00ebr institucione. Burimet e ODA-s jan\u00eb absolutisht zyrtare, t\u00eb marra n\u00eb institute k\u00ebrkimore apo ministri, p\u00ebr t\u2019u zgjeruar m\u00eb tej me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore, Bank\u00ebs Evropiane apo Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Hulumtimi mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb vendet fqinj\u00eb apo tek t\u00eb dh\u00ebnat statistikore t\u00eb organizmave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si FMN, EUROSTAT, OBSH, Kombet e Bashkuara e t\u00eb tjer\u00eb organizma q\u00eb n\u00eb fokusin e studimeve kan\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. &#8220;Hulumtimi i tyre duhej b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb kujdes dhe suksesi i ODA q\u00ebndron tek aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb analizuar, p\u00ebrzgjedhur dhe grumbulluar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kryesisht jan\u00eb zyrtare&#8221;, thot\u00eb drejtoresha e projektit. &#8220;Administrat\u00ebs shtet\u00ebrore nuk i mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat por ato duhen gjetur t\u00eb plota dhe k\u00ebrkuar me shum\u00eb profesionaliz\u00ebm nga nj\u00eb institucion tek tjetri. E nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces p\u00ebr integrim n\u00eb familjen e Bashkimit Evropian artikujt kan\u00eb n\u00eb fokus edhe p\u00ebrqasjen me standarde evropiane ku me kujdes jan\u00eb hulumtuar edhe tregues t\u00eb pasqyruar nga EUROSTAT apo Banka Evropiane&#8221;.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">Sigurisht mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se fillimi i nj\u00eb procesi q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr duart e analist\u00ebve, kryesisht ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrpunojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrcillen on line jo vet\u00ebm n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb ODA-s por edhe n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zgjerimin e kontakteve. Si p\u00ebrfundim impakti i mir\u00eb n\u00eb publikun shqiptar, por edhe prezantimet e suksesshme n\u00eb konferencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ia siguruan ODA-s jet\u00ebn e gjat\u00eb. Pas mb\u00ebshtjetjes s\u00eb par\u00eb financiare, themeluesit e saj siguruan edhe dy t\u00eb tjera dhe si\u00e7 tregon drejtoresha e k\u00ebtij projekti, <span style=\"color: rgb(3, 3, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> shum\u00eb shpejt do t\u00eb funksionoj\u00eb paralelisht n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe angleze.&#8221;Por t\u00eb flas\u00ebsh shqip \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frazeologji&#8221;, thot\u00eb Aranita. \u201cTi b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb kuptueshme, t\u00eb hapura, transparente. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi. T\u2019u japim mund\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me parat\u00eb e tyre, si jan\u00eb ritmet e progresit apo regresit t\u00eb nj\u00eb fushe t\u00eb caktuar. Si \u00ebsht\u00eb trendi i nj\u00eb fenomeni, qoft\u00eb ky edhe nj\u00eb fenomen natyral. T\u2019i edukojm\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsi pasi t\u00eb informohen me at\u00eb \u00e7ka ndodh nd\u00ebr vite. Dhe gjithashtu t\u00eb b\u00ebjm\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e hapur p\u00ebrmes statistik\u00ebs mbi tregues q\u00eb lidhen me qeverisjen dhe menaxhimin e shtetit&#8221;.&nbsp;<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \"> \n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit <span style=\"color: rgb(24, 8, 255); \" class=\"Apple-style-span\"><b>Open Data Albania<\/b><\/span> po e b\u00ebn prej nj\u00eb viti me publikim t\u00eb dh\u00ebnash dhe statistikash nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Impakti \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb: Mediat nuk e kan\u00eb humbur rastin. Mbetet vet\u00ebm pjesa e edukimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb apasionuar pas seancave t\u00eb st\u00ebrzgjatura parlamentare ku flitet p\u00ebr ligje dhe premtime p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb mund\u00ebsi ta kuptojn\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebr foltoret politike thuhet me terma shpesh t\u00eb pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr ask\u00ebnd dhe t\u00eb din\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p><\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">\n  <\/div>\n<div style=\"text-align: justify; \">\n  <\/div>\n<div style=\"text-align: center; \"><img border=\"0\" alt=\"\" src=\"\/uploadserise\/foto\/shifarat_flasin_shqip.jpg\" \/>\n  <\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur si projekt i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb burim t\u00eb par\u00eb informacioni. Open Data Albania dhe procesi i nj\u00eb pune q\u00eb nis n\u00eb zyrat e shtetit dhe p\u00ebrfundon n\u00eb p\u00ebrqindje dhe grafik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kuptohen nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb vitin 2011 p\u00ebr mbrojtjen sociale dhe sigurimet shoq\u00ebrore, qeveria shqiptare ka shpenzuar plot 105.7 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 25.84 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":33,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":23844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23844","url_meta":{"origin":6435,"position":0},"title":"Buxheti i Shtetit dhe Financat Publike n\u00eb Vite dhe Periudha Zgjedhore","date":"December 13, 2024","format":false,"excerpt":"Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor financiar dhe politik i nj\u00eb qeverie, q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si mblidhen dhe shp\u00ebrndahen burimet publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Buxheti i shtetit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Data.Al_-Shpenzimet-Publike-sipas-Kategorive-2018-2025-ndaj-Totalit.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23039,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23039","url_meta":{"origin":6435,"position":1},"title":"Pagesa Buxhetore p\u00ebr kontrata Koncesioni dhe PPP, 2015 -2025","date":"December 23, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po publikon t\u00eb dh\u00ebna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara n\u00eb harkun kohor 2015-2025 dhjet\u00ebvje\u00e7ari. P\u00ebr vitet 2015 - 23 vlerat e prezantuara jan\u00eb realizim, Viti 2024 dhe 2025 jan\u00eb planifikim dhe buxhet i miratuar.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Screenshot-2024-12-23-124943.png?fit=660%2C718&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23986,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23986","url_meta":{"origin":6435,"position":2},"title":"Renditje Institucionet Buxhetore sipas vler\u00ebs Pagesa p\u00ebrmes Thesarit t\u00eb Shtetit viti 2024","date":"April 16, 2025","format":false,"excerpt":"Institucionet Buxhetore kan\u00eb ekzekutuar p\u00ebr vitin 2024 nga Thesari i Shtetit 278 939 transaksione me vler\u00eb totale 620.94 miliard Lek\u00eb. Krahasuar me 2023, ky vit sh\u00ebnon rritje n\u00eb vler\u00eb totale t\u00eb pagesave buxhetore me 45.1 miliard\u00eb lek\u00eb apo 8.12%. Open Data Albania po zbardh list\u00ebn e institucioneve buxhetore q\u00eb kan\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Data.Al_-Thesar-2024.-Pagesa-te-10-Institucioneve-me-vlere-me-te-larte-Transaksione-Thesari-2024-Strukture-sipas-Perfituesve-kryesor.png?fit=794%2C641&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22821,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22821","url_meta":{"origin":6435,"position":3},"title":"Transferta e Pakusht\u00ebzuar p\u00ebr Bashkit\u00eb nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr vitin 2025","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po zbardh vler\u00ebn e transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore p\u00ebr vitin 2025. Transferta e Pakusht\u00ebzuar (TP) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore p\u00ebr financimin e ushtrimit t\u00eb funksioneve dhe kompetencave t\u00eb tyre\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Rritja-e-Transfertes-se-Pakushtezuar-2025vs2024-sipas-Bashkive-ne-mije-Leke.png?fit=843%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22926,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22926","url_meta":{"origin":6435,"position":4},"title":"Stoku dhe Kosto e Borxhit Publik 2025. Borxhi p\u00ebr Frym\u00eb","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik p\u00ebr vitin 2025 dhe Koston e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb nivelin e borxhit dhe kostos p\u00ebr frym\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim jan\u00eb marr\u00eb nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, t\u00eb rishikuar n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Stok-Borxh-Publik-milion-leke-dhe-PBB-2025-vs-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22454,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22454","url_meta":{"origin":6435,"position":5},"title":"Buxheti vjetor i Institucioneve t\u00eb Pavarura, Niveli i Realizimit 2020 \u2013 2024","date":"August 6, 2024","format":false,"excerpt":"Ky artikull hulumtues identifikon buxhetin e planifikuar dhe at\u00eb t\u00eb konsoliduar p\u00ebr Institucionet e Pavarura q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2020 deri 2024. Artikulli analizon edhe nivelin e mosrealizimit apo mbi-realizimit buxhetor vjetor duke evidentuar edhe shtesa apo pak\u00ebsime buxhetore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr k\u00ebto Institucione. Gjat\u00eb hartimit,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Data.Al_-Planifikimi-Buxhetor-Fillestar-Ligji-per-Buxhetin-per-Institucionet-e-Pavarura-2020-2024-ne-mije-Leke.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1FN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6435"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/33"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6435"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6435\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6435"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6435"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6435"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}