{"id":6517,"date":"2012-03-29T11:34:17","date_gmt":"2012-03-29T11:34:17","guid":{"rendered":""},"modified":"2012-03-29T11:34:17","modified_gmt":"2012-03-29T11:34:17","slug":"privatizimet-qeverite-shiten-gati-gjithcka-per-900-milione-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6517","title":{"rendered":"Privatizimet, qeverit\u00eb shit\u00ebn gati gjithcka p\u00ebr 900 milion\u00eb dollar\u00eb"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: bold;\">Shitjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pronave publike ndodh\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, raporton ODA<\/span><\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit nga privatizimi i ekonomis\u00eb komb\u00ebtare mes viteve 1993 dhe 2010 ka qen\u00eb gjithsej 900 milion\u00eb dollar\u00eb, b\u00ebhet e ditur nga t\u00eb dh\u00ebnat analitike t\u00eb publikuara nga <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data Albania<\/span>. K\u00ebto para jan\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjeve ekonomike t\u00eb vlefshme t\u00eb vendit n\u00eb banka, telekomunikacion, industri etj, biznese q\u00eb aktualisht vler\u00ebsohet se realizojn\u00eb fitime vjetore po aq t\u00eb m\u00ebdha sa kan\u00eb paguar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nd\u00ebrmarrjen shtet\u00ebrore. Por ajo q\u00eb bie m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb privatizimet ngren\u00eb krye n\u00eb vitet zgjedhore, sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur buxhetin me para q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e pritshme.<\/p>\n<p>\u201cViti 2000 ishte i pari q\u00eb sh\u00ebnoi t\u00eb ardhura t\u00eb larta nga privatizimet, me 8.9 miliard\u00eb lek\u00eb, duke financuar 22% t\u00eb Deficitit. Duhet theksuar se viti 2000 ishte nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Buxhetin, pasi t\u00eb Ardhurat Totale t\u00eb tij ishin m\u00eb t\u00eb ulta edhe sesa Shpenzimet Korrente. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se jo vet\u00ebm investimet jan\u00eb financuar nga borxhi dhe privatizimet, por edhe nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzime korrente. Gjithsesi, ky vit sh\u00ebnon gjithashtu edhe privatizimin e par\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vend, at\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tregtare,\u201d komentojn\u00eb Blerta Zilja dhe Aranita Brahaj nga projekti <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data.<\/span> BKT u shit p\u00ebrkundrejt vler\u00ebs simbolike prej 1 dollari amerikan.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2001, privatizimet u rrit\u00ebn me 43% dhe financuan 30% t\u00eb Deficitit t\u00eb atij viti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy vitet pasues pat\u00ebn nj\u00eb mesatare shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Viti 2004 shfaqi s\u00ebrisht t\u00eb ardhura t\u00eb larta nga privatizimet. P\u00ebrvec t\u00eb tjerave, 2004-a lidhet edhe me privatizimi i ish-Bank\u00ebs s\u00eb Kursimeve, e cila mund\u00ebsoi p\u00ebrballimin e nj\u00eb pjese t\u00eb deficitit si dhe reduktimin e&nbsp; borxhit publik. N\u00eb vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2007 u realizua privatizimi i shoq\u00ebris\u00eb Albtelekom. Viti 2008 u pasua me nj\u00eb r\u00ebnie 58% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb privatizimit. <\/p>\n<p>Gjithsesi, ato ishin n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme. Ishte tashm\u00eb radha e kompanis\u00eb ARMO p\u00ebr t\u2019u tranferuar drejt sektorit privat,\u201d thot\u00eb m\u00eb tej <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data<\/span>. T\u00eb ardhurat nga shitja e Albtelecom mb\u00ebrrit\u00ebn me kat\u00ebr vite vones\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb disa pengesave sepse n\u00eb fakt, privatizimi i k\u00ebsaj kompanie qe nisur n\u00eb vitin 2004 dhe synonte krijimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vlefshme p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2005.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Bumi i viteve zgjedhore u p\u00ebrs\u00ebrit m\u00eb 2009.<\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><br \/>\u201cViti 2009 sh\u00ebnon pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliard\u00eb lek\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr financimin e deficitit dhe padyshim q\u00eb shitja e 76% e aksioneve t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit,\u201d thot\u00eb <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data<\/span>. Privatizime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij viti ishin shitja e paket\u00ebs s\u00eb aksioneve minoritare te AMC etj.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">N\u00eb vitin 2010, nuk qe e mundur t\u00eb shitej asgj\u00eb dhe kjo natyrisht p\u00ebr shkak se ky nuk qe vit zgjedhor.<\/span><\/p>\n<p>\u201cInteresant \u00ebsht\u00eb viti 2010, n\u00eb t\u00eb cilin u fol gjat\u00eb p\u00ebr privatizimin e godin\u00ebs s\u00eb ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 30 milion\u00eb euro. Megjithat\u00eb, n\u00eb tabel\u00eb fiskale faktike p\u00ebr 2010-n, z\u00ebri \u201cT\u00eb ardhura nga privatizimet\u201d shfaqet me shum\u00ebn 411 milion\u00eb lek\u00eb, apo gati 1\/10 e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij privatizimi,\u201d \u2013 thot\u00eb <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data<\/span>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria ka njoftuar se po punon p\u00ebr dy privatizime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: shitjen e kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs Albpetrol dhe shitjen e kat\u00ebr hidrocentraleve t\u00eb mesme. N\u00eb rast se dalin me sukses, k\u00ebto privatizime do t\u00eb krijojn\u00eb t\u00eb ardhura q\u00eb qeveria mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2013.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga privatizimi jan\u00eb nj\u00eb form\u00eb huamarrjeje p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare pasi privatizuesit do ta rikuperojn\u00eb investimin p\u00ebrmes transferimit t\u00eb fitimeve jasht\u00eb vendit. Dhe n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, fitimet e transferuara jasht\u00eb vendit kap\u00ebrcejn\u00eb shum\u00ebfish parat\u00eb e shpenzuara p\u00ebr blerjen e pronave publike.\n<\/p><\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shitjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pronave publike ndodh\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, raporton ODA T\u00eb ardhurat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit nga privatizimi i ekonomis\u00eb komb\u00ebtare mes viteve 1993 dhe 2010 ka qen\u00eb gjithsej 900 milion\u00eb dollar\u00eb, b\u00ebhet e ditur nga t\u00eb dh\u00ebnat analitike t\u00eb publikuara nga Open Data Albania. K\u00ebto para jan\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjeve ekonomike t\u00eb vlefshme t\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":20,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":24652,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24652","url_meta":{"origin":6517,"position":0},"title":"Detyrimet Financiare t\u00eb Shtetit Shqiptar nga Vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg 2015 - 2024","date":"October 1, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po analizon detyrimet financiare t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb rrjedhin nga vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) n\u00eb Strasburg, p\u00ebr periudh\u00ebn 2015 - 2024. T\u00eb dh\u00ebnat mbi k\u00ebto vendime jan\u00eb marr\u00eb nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), ku vendimet e GJEDNJ-s\u00eb publikohen n\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Data.Al_-Detyrime-Financiare-te-Shtetit-sipas-Vendimeve-te-Gjykates-se-Strasburgut-2015-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22920,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22920","url_meta":{"origin":6517,"position":1},"title":"Transferta p\u00ebr Grante Individuale dhe Buxhetet Familjare. Draft Buxheti i Shtetit 2025","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data po zbardh nivelin e Transfertave p\u00ebr Buxhetet Familjare dhe Individuale, t\u00eb planifikuar p\u00ebr tu alokuar nga Buxheti i Shtetit 2025. N\u00eb projektligjin e Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2025, ky z\u00eb p\u00ebrfshin fonde t\u00eb alokuara p\u00ebr mb\u00ebshtetje direkte t\u00eb individ\u00ebve dhe familjeve, kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb mbrojtjes dhe\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Transferta-2024-mije-Leke-and-Transferta-2025-mije-Leke.png?fit=600%2C317&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23844","url_meta":{"origin":6517,"position":2},"title":"Buxheti i Shtetit dhe Financat Publike n\u00eb Vite dhe Periudha Zgjedhore","date":"December 13, 2024","format":false,"excerpt":"Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor financiar dhe politik i nj\u00eb qeverie, q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si mblidhen dhe shp\u00ebrndahen burimet publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Buxheti i shtetit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Data.Al_-Shpenzimet-Publike-sipas-Kategorive-2018-2025-ndaj-Totalit.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":6517,"position":3},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24492,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24492","url_meta":{"origin":6517,"position":4},"title":"Financimi i Koncesioneve dhe PPP me Kredi nga Sektori Bankar 2015-2025","date":"August 15, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton n\u00eb lidhje me nivelin e kreditimit t\u00eb bizneseve Koncesionare dhe PPP nga Banka te Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb ne vend. Ky hulumtim p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha Bizneset qw zbatojn\u00eb Kontrata dhe Marr\u00ebveshje PPP Koncesion t\u00eb n\u00ebnshkruara q\u00eb nga 2015. P\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2023, rezultojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruara 47 kontrata\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Data.Al_-Financimi-me-kredi-nga-Sektori-Bankar-i-Koncesioneve-PPP-2015-2023-vlera-ne-Leke.png?fit=666%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25489,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25489","url_meta":{"origin":6517,"position":5},"title":"Prokurimet Publike t\u00eb Nj\u00ebsive t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore, Gjasht\u00ebmujori i Par\u00eb 2026","date":"July 25, 2026","format":false,"excerpt":"Open Data Albania ka analizuar prokurimin publik t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore gjat\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2026. Analiza evidenton numrin e procedurave t\u00eb shpallura, vler\u00ebn e fondit limit dhe shp\u00ebrndarjen e saj sipas bashkive, si dhe numrin dhe pesh\u00ebn e tenderave t\u00eb vler\u00ebsuar me indikator\u00eb risku \u201cRed Flag\u201d\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Screenshot-2026-08-01-134720.png?fit=753%2C565&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1H7","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6517"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/20"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6517\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}