{"id":6542,"date":"2012-04-20T13:24:32","date_gmt":"2012-04-20T13:24:32","guid":{"rendered":""},"modified":"2012-04-20T13:24:32","modified_gmt":"2012-04-20T13:24:32","slug":"te-shpetojme-skemen-e-pensioneve-nga-falimentimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6542","title":{"rendered":"T\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb skem\u00ebn e pensioneve nga falimentimi"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: bold;\">Vizioni i programit socialist<\/span><\/p>\n<p>Po e them q\u00eb n\u00eb fillim: Vizioni i programit socialist p\u00ebr politikat e pensioneve mban parasysh gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb pensioneve, e cila po shkon drejt falimentimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, reforma e socialist\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e pensioneve do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb tri fusha kryesore: S\u00eb pari, konsolidimi i sistemit aktual t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet kryerjes s\u00eb reformave parametrike. K\u00ebto reforma do t\u00eb nxjerrin skem\u00ebn nga situata kritike e raportit midis kontribuuesve dhe p\u00ebrfituesve t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb pensioneve, e krijuar prej qeverisjeve jovizionare dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, duke e mbajtur k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb nivele optimale, jo m\u00eb pak se 2,5-3:1. Kjo do t\u00eb arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet motivimit t\u00eb brezit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, sidomos mbi parimin e solidaritetit. S\u00eb dyti, zgjidhja e problemeve t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, informalitetit dhe sigurimit t\u00eb emigrant\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet programeve p\u00ebr hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, sidomos n\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb gjenerojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb shpejt vende t\u00eb reja pune; politikave p\u00ebr lidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pagesave me p\u00ebrfitimet n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve. S\u00eb treti, mb\u00ebshtetjes s\u00eb sistemit shum\u00ebkolon\u00ebsh t\u00eb pensioneve, duke nxitur, sidomos p\u00ebr brezin e ri, pjes\u00ebmarrjen edhe n\u00eb skemat private, suplementare e vullnetare t\u00eb pensioneve.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Pensionist\u00ebt: p\u00ebrfitimi \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt<\/span><\/p>\n<p>Sistemi i pensioneve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po p\u00ebrmbush misionin e tij. Aktualisht skema ka mbi 570 mij\u00eb pensionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 21% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit. Aktualisht pensioni minimal \u00ebsht\u00eb 13 267 lek\u00eb, mesatari rreth 15 000 lek\u00eb dhe maksimali 22 734 lek\u00eb. Me k\u00ebto p\u00ebrfitime pensionist\u00ebt nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb jetes\u00ebn. Edhe pse qeveria as e ka llogaritur, as e ka shpallur minimumin jetik, duke shkelur nj\u00eb detyrim ligjor t\u00eb saj, masa e pensionit minimal dhe mesatar jan\u00eb larg minimumit. Mbi 70% e pensionist\u00ebve p\u00ebrfitojn\u00eb pension minimal, me t\u00eb cilin plot\u00ebsojn\u00eb nevojat e domosdoshme vet\u00ebm p\u00ebr gjysm\u00ebn e muajit. Pra, gjykimi mbi p\u00ebrfitimet e pensioneve mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi aft\u00ebsin\u00eb e pensionit minimal p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn. Rritja e pensioneve, me t\u00eb cil\u00ebn mburret qeveria, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb rritjen e \u00e7mimeve. Gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit pensionet jan\u00eb rritur rreth 18%, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e mallrave t\u00eb shport\u00ebs jan\u00eb rritur mesatarisht rreth tri her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, rreth 50%. N\u00eb krahasim me vitin 2008, rritjet e pensioneve n\u00eb tre vitet e fundit p\u00ebr pensionet e qytetit nuk arrijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 18%. N\u00ebse i hedhim nj\u00eb sy tabel\u00ebs s\u00eb m\u00ebposhtme, b\u00ebhet m\u00eb e qart\u00eb dinamika e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve kundrejt rritjes s\u00eb pensioneve p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2012.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse faktor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jetes\u00ebn e pensionist\u00ebve i konsiderojm\u00eb konstant\u00eb, n\u00eb fakt edhe ata jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, pensionist\u00ebt n\u00eb vitin 2012 jetojn\u00eb tri her\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb vitin 2008. Tjet\u00ebr pun\u00eb se qeveria e lexon k\u00ebt\u00eb fakt kok\u00ebposht\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Kontribuuesit: kontributet jan\u00eb t\u00eb larta<\/span><\/p>\n<p>Pagesa e kontributeve \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr pikat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb sistemit. Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, skema e pensioneve nuk vet\u00ebfinancohet. Por mungesa e vet\u00ebfinancimit shpie natyrsh\u00ebm n\u00eb tronditjen, m\u00eb pas edhe n\u00eb falimentimin e skem\u00ebs. Kultura e ul\u00ebt e kontribuimit n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve, sidomos e grupmoshave t\u00eb reja, \u00ebsht\u00eb problemi i par\u00eb i dob\u00ebsis\u00eb kontributive t\u00eb skem\u00ebs. Vet\u00ebm rreth 30% e popullsis\u00eb aktive kontribuon n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve. Raporti midis kontribuuesve dhe p\u00ebrfituesve \u00ebsht\u00eb aktualisht rreth 1.05 me 1. Q\u00eb skema e pensioneve t\u00eb kaloj\u00eb pragun e falimentimit, pra t\u00eb vet\u00ebfinancohet, duhet q\u00eb raporti kontribuues p\u00ebrfitues t\u00eb jet\u00eb 2 me 1, pra p\u00ebr \u00e7do pensionist t\u00eb paguhen kontribute nga t\u00eb pakt\u00ebn 2 punonj\u00ebs aktiv\u00eb. Problemi i dyt\u00eb i dob\u00ebsis\u00eb kontributive t\u00eb skem\u00ebs jan\u00eb politikat q\u00eb kan\u00eb shkaktuar dinamik\u00ebn e barr\u00ebs kontributive. Filozofia e k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb ulja e barr\u00ebs kontributive p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe mbajtja konstante e saj p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebsit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2011, nd\u00ebrsa barra p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb ulur nga 29% n\u00eb 15%, pra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar, barra p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebsit nuk ka l\u00ebvizur, duke mbetur 9.5%. E p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn fiskale, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qeveria takson m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtorin sesa sip\u00ebrmarr\u00ebsin ose m\u00eb shum\u00eb konsumin sesa prodhimin. Justifikimi i k\u00ebsaj politike si incentiv p\u00ebr hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs nuk q\u00ebndron. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2010 numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve p\u00ebr nd\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb. N\u00eb vitin 2005 kishim 11 t\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrmarrje, n\u00eb vitin 2010 kishim 4.8. Por pak\u00ebsimi i numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve p\u00ebr nd\u00ebrmarrje tregon ritmet e ul\u00ebta t\u00eb pun\u00ebsimit. Tjet\u00ebr pun\u00eb n\u00ebse qeveria e lexon k\u00ebt\u00eb si rritje t\u00eb pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Subvencionet buxhetore: rritje astronomike<\/span><\/p>\n<p>Por \u00e7\u2019ndodh me skem\u00ebn? Nga financohet ajo? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nga buxheti i shtetit. \u00cbsht\u00eb ky burim q\u00eb prej vitesh mbyll grop\u00ebn financiare t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb pensioneve. N\u00eb vitin 2011, financimi i buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr pensionet ishte i barabart\u00eb me deficitin buxhetor. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data Albania<\/span>, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2010 subvencioni nga buxheti i shtetit p\u00ebr pensionet pothuajse u dyfishua, nga 18 miliard\u00eb n\u00eb 34 miliard\u00eb lek\u00eb. Por buxheti nuk mund t\u00eb subvencionoj\u00eb pafund\u00ebsisht skem\u00ebn e pensioneve. E para, sepse kjo vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e skem\u00ebs dhe t\u00eb sistemit; e dyta, sepse ky buxhet \u00ebsht\u00eb i kufizuar; e treta, buxheti duhet t\u00eb investoj\u00eb edhe p\u00ebr aspektet e tjera t\u00eb portofolit t\u00eb zhvillimit njer\u00ebzor. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb <span style=\"color: rgb(0, 0, 255); font-weight: bold;\">Open Data Albania<\/span> t\u00eb fundvitit 2011, n\u00ebse nuk merren masa urgjente p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb kontribuuesve dhe uljen e evazionit, Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb harxhoj\u00eb p\u00ebr sigurime shoq\u00ebrore aq sa shpenzon p\u00ebr investime n\u00eb rrug\u00eb, shkolla e spitale t\u00eb marra s\u00eb bashku. Pra, keqmenaxhimi i skem\u00ebs s\u00eb pensioneve pengon investimet n\u00eb sh\u00ebrbimet jetike p\u00ebr popullsin\u00eb.<\/p>\n<div style=\"text-align: center;\"><img border=\"0\" alt=\"\" src=\"\/uploadserise\/foto\/gazeta_shqip_opinion.jpg\" \/>\n  <\/div>\n<\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizioni i programit socialist Po e them q\u00eb n\u00eb fillim: Vizioni i programit socialist p\u00ebr politikat e pensioneve mban parasysh gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb pensioneve, e cila po shkon drejt falimentimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, reforma e socialist\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e pensioneve do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb tri fusha kryesore: S\u00eb pari, konsolidimi i sistemit aktual t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet kryerjes s\u00eb reformave parametrike. K\u00ebto&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":20,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":22176,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22176","url_meta":{"origin":6542,"position":0},"title":"Shoq\u00ebria Civile, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb Civile, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Shoqeria-Civile-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23986,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23986","url_meta":{"origin":6542,"position":1},"title":"Renditje Institucionet Buxhetore sipas vler\u00ebs Pagesa p\u00ebrmes Thesarit t\u00eb Shtetit viti 2024","date":"April 16, 2025","format":false,"excerpt":"Institucionet Buxhetore kan\u00eb ekzekutuar p\u00ebr vitin 2024 nga Thesari i Shtetit 278 939 transaksione me vler\u00eb totale 620.94 miliard Lek\u00eb. Krahasuar me 2023, ky vit sh\u00ebnon rritje n\u00eb vler\u00eb totale t\u00eb pagesave buxhetore me 45.1 miliard\u00eb lek\u00eb apo 8.12%. Open Data Albania po zbardh list\u00ebn e institucioneve buxhetore q\u00eb kan\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Data.Al_-Thesar-2024.-Pagesa-te-10-Institucioneve-me-vlere-me-te-larte-Transaksione-Thesari-2024-Strukture-sipas-Perfituesve-kryesor.png?fit=794%2C641&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23678,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23678","url_meta":{"origin":6542,"position":2},"title":"Forcimi i Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit \u2013 Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Qeverisjen Vendore Has","date":"December 18, 2024","format":false,"excerpt":"\ud83d\udccdVendi: YES Centre Has, Godina e Re e Bashkis\u00eb, Kati i Par\u00eb\ud83d\uddd3 Data: 18 Dhjetor 2024\ud83d\udd59Ora: 10:00 \u2013 13:00 M\u00eb 18 Dhjetor 2024, AIS - promotor i Open Data Albania organizoi nj\u00eb trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit, duke u fokusuar n\u00eb Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/IMG-20241219-WA0324.jpg?fit=1200%2C686&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23797,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23797","url_meta":{"origin":6542,"position":3},"title":"Forcimi i Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit \u2013 Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Qeverisjen Vendore Berat","date":"December 21, 2024","format":false,"excerpt":"\ud83d\udccdVendi: Hotel Portik (Salla e Konferencave), Berat\ud83d\uddd3 Data: 21 Dhjetor 2024\ud83d\udd59Ora: 10:00 \u2013 13:00 M\u00eb 21 Dhjetor 2024, AIS - promotor i Open Data Albania organizoi nj\u00eb trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit, duke u fokusuar n\u00eb Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb e Qeverisjes\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/IMG-20250109-WA0096-2.jpg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25204,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25204","url_meta":{"origin":6542,"position":4},"title":"Takimi p\u00ebrmbyll\u00ebs i Programit Open Data Fellowship - Youth Empowerment Against Corruption dhe DataThon Albania 2025","date":"May 1, 2026","format":false,"excerpt":"Takimi p\u00ebrmbyll\u00ebs i programit Open Data Fellowship - Youth Empowerment Against Corruption u zhvillua si aktiviteti i fundit i ciklit t\u00eb pun\u00ebs, duke mbledhur s\u00eb bashku t\u00eb rinj pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb fellowship-it, gazetar\u00eb dhe aktivist\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u prezantuan rezultatet e pun\u00ebs s\u00eb zhvilluar gjat\u00eb gjith\u00eb programit, si dhe iniciativa\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/MixCollage-30-Apr-2026-03-09-PM-3641.jpg.jpeg?fit=1200%2C1200&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22908,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22908","url_meta":{"origin":6542,"position":5},"title":"Ndryshime n\u00eb t\u00eb Ardhurat Buxhetore 2024, Akt Normativ Nr. 3 dat\u00eb 28.08.2024","date":"September 10, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po analizon ndryshimet n\u00eb t\u00eb ardhurat buxhetore p\u00ebr vitin 2024, me Akt Normativ Nr. 3 dat\u00eb 28.08.2024. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi i dyt\u00eb i buxhetit t\u00eb planifikuar me Ligj Nr. 97\/2023. Ndryshimi i par\u00eb planifikimeve buxhetore u miratua n\u00eb shkurt me Akt Normativ Nr. 1\/2024 (shih artikullin p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Ndryshime-ne-Zerat-e-Kategorise-Tatime-dhe-Dogana-AN-3_2024-vs-AN-1_2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1Hw","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6542"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/20"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6542\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}