{"id":6635,"date":"2013-03-25T13:00:42","date_gmt":"2013-03-25T13:00:42","guid":{"rendered":""},"modified":"2013-03-25T13:00:42","modified_gmt":"2013-03-25T13:00:42","slug":"borxhi-u-rrit-4-muaj-para-miratimit-te-ligjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6635","title":{"rendered":"Borxhi u rrit 4 muaj para miratimit t\u00eb ligjit"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: bold;\">Skandali<\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><br style=\"font-weight: bold;\" \/><span style=\"font-weight: bold;\">Borxhi u rrit 4 muaj para miratimit t\u00eb ligjit<\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><span style=\"font-weight: bold;\">Dokumenti i Financave nxjerr zbuluar Boden. Borxhi p\u00ebr \u00e7do shqiptar, 2300 euro<\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><br \/>M\u00eb 26 n\u00ebntor 2012, Ministria e Financave prezantoi n\u00eb Parlament projektligjin p\u00ebr ndryshimin e tavanit t\u00eb borxhit publik, konkretisht nenin 58, sipas t\u00eb cilit, kufiri i lejuar ishte deri n\u00eb 60 p\u00ebr qind. N\u00eb mesin e muajit dhjetor, projekti kalon n\u00eb Kuvend dhe m\u00eb pas hyn n\u00eb fuqi, duke lejuar sipas programit rritje t\u00eb borxhit n\u00eb 62.6 p\u00ebr qind p\u00ebr vitin 2013.<\/p>\n<p>\u201cKjo politik\u00eb fiskale ekspansioniste \u00ebsht\u00eb materializuar n\u00eb projektligjin e buxhetit t\u00eb vitit 2013, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deficiti fiskal, ose huamarrje neto prej 3.4 p\u00ebr qind e PBB, i cili mund\u00ebson nj\u00eb nivel investimesh publike prej 5 p\u00ebr qind t\u00eb PBB. Materializimi i k\u00ebsaj politike fiskale n\u00eb draftbuxhetin e vitit 2013 \u00e7on n\u00eb nj\u00eb borxh publik n\u00eb mas\u00ebn prej 62.6 p\u00ebr qind t\u00eb PBB duke sjell\u00eb si domosdoshm\u00ebri amendimin e ligjit p\u00ebr sistemin buxhetor\u201d, tha Nezir Haldedaj, zv.minist\u00ebr i Financave.<\/p>\n<p>Rritja e kufirit ishte veprim i detyruar i ministrit t\u00eb Financave, n\u00eb kushtet kur garancit\u00eb ndaj KESH po shtoheshin dhe kufiri ligjor po kap\u00ebrcehej. N\u00eb fakt, dokumentet zyrtare, t\u00eb miratuara po nga Ministria e Financave tregojn\u00eb se ministri Ridvan Bode e kishte kap\u00ebrcyer tavanin ligjor shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt nga dita kur ligji u ndryshua. K\u00ebshtu, deri n\u00eb shtator 2012, kur ishte ende n\u00eb fuqi ligji i vjet\u00ebr me kufi 60 p\u00ebr qind, borxhi publik kishte arritur n\u00eb 60.46 p\u00ebr qind, duke p\u00ebsuar rritje n\u00eb muajt tetor dhe n\u00ebntor, deri n\u00eb 61 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>I gjendur para faktit t\u00eb kryer, qeveria sjell ndryshimet e kufirit p\u00ebr t\u00eb mbuluar skandalin me shkeljen e ligjit nga vet\u00eb ministri i Financave, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i pari respektues i buxhetit. Pra, n\u00eb dhjetor miratohet heqja e kufirit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb shtator, si\u00e7 d\u00ebshmon dokumenti i Programit Ekonomik 2013-2015, limit sakaq ishte shkelur me mbi 1 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast flagrant i shkeljes s\u00eb ligjit dhe askush nuk u denoncua, nd\u00ebrsa gazeta \u201cShqip\u201d m\u00ebson se projektligji p\u00ebr heqjen e kufirit dhe vendosjen e nj\u00eb tavani t\u00eb ri p\u00ebr 2013-n nuk u firmos nga asnj\u00eb zyrtar kompetent i ministris\u00eb, duke mos dashur t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore mbi vete. Dokumenti shkoi p\u00ebr miratim n\u00eb qeveri vet\u00ebm me firm\u00ebn e ministrit Bode!<\/p>\n<p>Sipas bilancit t\u00eb qeveris\u00eb, buxheti e mbylli vitin 2012 me nj\u00eb borxh prej 61.48 p\u00ebr qind n\u00eb raport me Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto (PBB), kur t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit dhjetor, ishte ende n\u00eb fuqi ligji me kufirin deri n\u00eb 60 p\u00ebr qind. Ministria e Financave thot\u00eb se n\u00eb muajt tetor, n\u00ebntor dhe dhjetor, t\u00eb detyruar nga kushtet e kriz\u00ebs energjetike, qeveria dha hua p\u00ebrmes garancis\u00eb p\u00ebr Korporat\u00ebn Elektroenergjetike (KESH) rreth 7 miliard\u00eb lek\u00eb. Kjo solli kap\u00ebrcimin e borxhit, por ndikuar edhe nga elemente t\u00eb tjera si r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave dhe n\u00eb fund tkurrja e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Seriozitetit i Ministris\u00eb s\u00eb Financave u vu n\u00eb diskutim s\u00ebrish nj\u00eb muaj pasi ligji i ri me tavanin e borxhit 62.6 p\u00ebr qind hyri n\u00eb fuqi. N\u00eb janar, Financat hartojn\u00eb nj\u00eb dokument, mbi t\u00eb cilin planifikohej nj\u00eb borxh me tjet\u00ebr rritje, gati 64 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb. Ky nivel ishte parashikuar m\u00eb her\u00ebt me shqet\u00ebsim nga Fondi&nbsp; Monetar, zyra e Tiran\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar qeveris\u00eb t\u00eb ket\u00eb kujdes. Opozita shprehu merakun se me heqjen e kufirit ligjor, qeveria do t\u00eb kryej\u00eb manovra t\u00eb rrezikshme, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb financave t\u00eb shtetit shqiptar, p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>Borxhi publik arriti n\u00eb vitin 2012 shifr\u00ebn e rreth 833 miliard\u00eb lek\u00ebve, kurse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit parashikohet t\u00eb rritet me gati 9 p\u00ebr qind, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nivelin e rreth 898 miliard\u00eb lek\u00ebve ose 6.5 miliard\u00eb euro. Mesatarisht, \u00e7do shqiptari i takon t\u00eb paguaj\u00eb nga 2300 euro p\u00ebr shlyerjen e t\u00eb gjith\u00eb borxhit, kurse nj\u00eb familjeje afro 6500 euro.<\/p>\n<p>Ministria e Financave e argumenton nivelin aktual t\u00eb borxhit si t\u00eb sigurt, pasi 3.6 p\u00ebr qind e tij p\u00ebrb\u00ebhet nga garancit\u00eb shtet\u00ebrore, pra jan\u00eb hua q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ark\u00ebs s\u00eb shtetit p\u00ebr nd\u00ebrmarrjeve publike si KESH, aeroporti \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, Porti i Durr\u00ebsit etj.<\/p>\n<p>Borxhi p\u00ebrb\u00ebhet nga borxhi i brendsh\u00ebm, i cili vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb 34.94% e PBB-s\u00eb dhe nga borxhi i jasht\u00ebm 26.54 p\u00ebr qind e PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet e situat\u00ebs s\u00eb trazuar n\u00eb Eurozon\u00eb, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb borxheve sovrane dhe perspektiv\u00ebs s\u00eb zhvillimeve makroekonomike vendase p\u00ebr periudh\u00ebn afatmesme, menaxhimi i borxhit publik, si dhe mbajtja e tij n\u00eb limite do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb madhore p\u00ebr vitin 2013\u201d, deklaron Ministria e Financave.<span style=\"font-weight: bold;\"><\/p>\n<p>Tendenca<\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><br style=\"font-weight: bold;\" \/><span style=\"font-weight: bold; color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span><span style=\"font-weight: bold;\"> analizon ecurin\u00eb e interesit t\u00eb eurobondit, emetuar n\u00eb 2010 me 7.5% <\/span><br style=\"font-weight: bold;\" \/><br style=\"font-weight: bold;\" \/><span style=\"font-weight: bold;\">Borxhi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tregjet e huaja zbret n\u00eb 5.4 nga 12%<\/span><\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb emetoi Eurobond-in e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare n\u00eb 4 n\u00ebntor 2010. Eurobond-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligacion, pra nj\u00eb titull financiar me afat maturimi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit i emetuar dhe tregtuar n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare, pra jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit q\u00eb e emeton at\u00eb. N\u00eb momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ky instrument financiar \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs, me obligacionet q\u00eb qeveria shqiptare nxjerr n\u00eb tregun vendas p\u00ebrmes ankandeve t\u00eb letrave me vler\u00eb, por dallimi kryesor q\u00ebndron sepse: (I) tregtohet ekskluzivisht n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare dhe jo n\u00eb tregun vendas (II) \u00ebsht\u00eb emetuar n\u00eb euro dhe jo n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se yield-i l\u00ebviz n\u00eb kahun e kund\u00ebrt t\u00eb \u00e7mimit, p\u00ebr mbajt\u00ebsit e Eurobond-it \u00ebsht\u00eb me interes q\u00eb interesi t\u00eb ulet ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mbetet af\u00ebr atij fillestar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb ngrihet, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb fitim n\u00eb rastin e shitjes.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr emetuesin e Eurobondit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb interesi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, pasi kjo ul koston potenciale t\u00eb rifinancimit, n\u00ebse emetuesi d\u00ebshiron t\u00eb futet n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb riemetuar borxh.<\/p>\n<p>Duke analizuar grafikun e ecuris\u00eb s\u00eb yield-it q\u00eb prej n\u00ebntorit 2010, vihet re se yield-i \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb periudh\u00ebn shtator-dhjetor 2011, gjat\u00eb pikut t\u00eb kriz\u00ebs qeveritare n\u00eb Eurozon\u00eb dhe uljes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr borxhin e qeverive m\u00eb pak t\u00eb sigurta dhe me renditje t\u00eb ul\u00ebt. Norma e interesit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe arriti maksimumin prej 11.975 p\u00ebr qind. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, n\u00ebse qeveria shqiptare do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb rifinanconte borxh n\u00eb euro n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kuponi do ishte rreth 12 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Pas dhjetorit 2011, yield-i ka r\u00ebn\u00eb duke arritur norm\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt (5.37%) gjat\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2013. Ulja nuk ka ardhur p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, por p\u00ebr shkak t\u00eb optimizmit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb treg p\u00ebr borxhin qeveritar me norma t\u00eb larta interesi. Kjo ka p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn e Eurobondit shqiptar dhe aktualisht, qeveria shqiptare do kishte nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt riemetimi borxhi, krahasuar me emetimin fillestar.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Shkaqet<\/span><\/p>\n<p>\u201cUlja nuk ka ardhur p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, por p\u00ebr shkak t\u00eb optimizmit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb treg p\u00ebr borxhin qeveritar me norma t\u00eb larta interesi\u201d, analizojn\u00eb ekspert\u00ebt e<span style=\"font-weight: bold; color: rgb(0, 0, 255);\"> Open Data.<\/span>\n<\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SkandaliBorxhi u rrit 4 muaj para miratimit t\u00eb ligjitDokumenti i Financave nxjerr zbuluar Boden. Borxhi p\u00ebr \u00e7do shqiptar, 2300 euroM\u00eb 26 n\u00ebntor 2012, Ministria e Financave prezantoi n\u00eb Parlament projektligjin p\u00ebr ndryshimin e tavanit t\u00eb borxhit publik, konkretisht nenin 58, sipas t\u00eb cilit, kufiri i lejuar ishte deri n\u00eb 60 p\u00ebr qind. N\u00eb mesin e muajit dhjetor, projekti kalon n\u00eb Kuvend dhe m\u00eb pas hyn&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":20,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":22926,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22926","url_meta":{"origin":6635,"position":0},"title":"Stoku dhe Kosto e Borxhit Publik 2025. Borxhi p\u00ebr Frym\u00eb","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik p\u00ebr vitin 2025 dhe Koston e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb nivelin e borxhit dhe kostos p\u00ebr frym\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim jan\u00eb marr\u00eb nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, t\u00eb rishikuar n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Stok-Borxh-Publik-milion-leke-dhe-PBB-2025-vs-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":6635,"position":1},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25500,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25500","url_meta":{"origin":6635,"position":2},"title":"AIS \/ Open Data Albania depoziton pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore rekomandime legjislative p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb periudhave zgjedhore","date":"July 29, 2026","format":false,"excerpt":"Tiran\u00eb, 28 Korrik 2026 AIS \/ Open Data Albania ka depozituar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore nj\u00eb paket\u00eb rekomandimesh legjislative q\u00eb synojn\u00eb forcimin e kuadrit ligjor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve dhe periudhave zgjedhore, me q\u00ebllim parandalimin e keqp\u00ebrdorimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Screenshot-2026-08-02-200626.png?fit=980%2C857&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23844","url_meta":{"origin":6635,"position":3},"title":"Buxheti i Shtetit dhe Financat Publike n\u00eb Vite dhe Periudha Zgjedhore","date":"December 13, 2024","format":false,"excerpt":"Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor financiar dhe politik i nj\u00eb qeverie, q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si mblidhen dhe shp\u00ebrndahen burimet publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Buxheti i shtetit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Data.Al_-Shpenzimet-Publike-sipas-Kategorive-2018-2025-ndaj-Totalit.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22947,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22947","url_meta":{"origin":6635,"position":4},"title":"Trajnim: Shoq\u00ebria Civile dhe Parlamenti n\u00eb Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit","date":"November 27, 2024","format":false,"excerpt":"Organizata AIS \/ Open Data Albania organizoi n\u00eb dat\u00ebn 27 N\u00ebntor nj\u00eb trajnim me Organizata Lokale, Aktivist dhe Gazetar\u00eb Lokal me tem\u00eb: Shoq\u00ebria Civile dhe Parlamenti n\u00eb Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit. Ky event mbahet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit Rritja e P\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Parlamentit ndaj\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/WhatsApp-Image-2024-11-27-at-17.30.19-1-1.jpeg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22180,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22180","url_meta":{"origin":6635,"position":5},"title":"Media, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Median, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement for\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Media-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1J1","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6635"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/20"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}