{"id":6682,"date":"2013-05-20T12:16:43","date_gmt":"2013-05-20T12:16:43","guid":{"rendered":""},"modified":"2013-05-20T12:16:43","modified_gmt":"2013-05-20T12:16:43","slug":"lobimi-kontrata-milioneshe-per-imazh-dhe-takimi-rama-tony-blair","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6682","title":{"rendered":"Lobimi, kontrata milion\u00ebshe p\u00ebr imazh dhe takimi Rama \u2013 Tony Blair"},"content":{"rendered":"<div align=\"justify\">Nd\u00ebrsa prej muajsh opozita ka sulmuar qeverin\u00eb se po b\u00ebn makiazh n\u00eb SHBA duke paguar miliona t\u00eb taksapaguesve p\u00ebr lobim (shuma e fundit e p\u00ebrmendur 400 mij\u00eb dollar\u00eb), e p\u00ebrjavshmja \u201cThe Sunday Telegraph\u201d e Londr\u00ebs ka zbuluar se me t\u00eb ardhur n\u00eb qeveri (n\u00ebse fiton zgjedhjet) Partia Socialiste nga ana e saj do t\u00eb paguaj\u00eb \u201cmiliona paund\u201d p\u00ebr k\u00ebshillat e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. <\/p>\n<p>Loja me lobingun tek t\u00eb huajt, e fshehur shpeshher\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb takime (ndonj\u00ebher\u00eb edhe vet\u00ebm 5-minut\u00ebshe) me drejtues bot\u00ebror\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb pas shiten si suksese politike, ka kushtuar disa miliona euro n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2009-2010, sipas&nbsp; \u201c<b><span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data Albania<\/span><\/b>\u201d, e cila publikoi t\u00eb dh\u00ebnat e zgjeruara p\u00ebr pagesat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb Uashington p\u00ebr lobimin ishin dh\u00ebn\u00eb rreth 1 milion dollar\u00eb. Nga tri partit\u00eb politike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend q\u00eb kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr lobim rezulton se LSI ka paguar 154 298 dollar\u00eb, PD 120 000 dollar\u00eb, PS 82 250 dollar\u00eb, nd\u00ebrsa qeveria 825 000 dollar\u00eb.<br \/>&nbsp;<br \/><b>S\u2019ka transparenc\u00eb<\/b><\/p>\n<p>Shifrat q\u00eb jan\u00eb publikuar disa her\u00eb nga media, nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb publike prej partive shqiptare apo qeveris\u00eb dhe jan\u00eb zbuluar vet\u00ebm pas transparenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kompanit\u00eb e paguara. Nga ana e tyre, as qeveria e cila ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitet e fundit p\u00ebr lobim dhe as partit\u00eb e opozit\u00ebs q\u00eb po ashtu kan\u00eb paguar disa miliona, nuk duket se kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb tregojn\u00eb motivet e pagesave dhe as t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparent\u00eb (vlen p\u00ebr partit\u00eb politike) burimin e parave me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb paguar ky lobim.<\/p>\n<p>&nbsp;\u201cKur shikon programin q\u00eb ai ka nd\u00ebrtuar, ka ngjashm\u00ebri. N\u00ebse e lexoni k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht e dallueshme se Edi Rama ka studiuar \u00e7far\u00eb b\u00ebri Tony Blair, duke marr\u00eb vlerat e politik\u00ebs s\u00eb tij. Un\u00eb jam i majt\u00eb, por jeni ju ata, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb vendosni p\u00ebr fatet e vendit tuaj, se kush duhet t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret t\u2019ju them se e p\u00eblqej shum\u00eb Edi Ram\u00ebn\u201d\u2026 Alastair&nbsp; Campbell, (drejtori mediatik i Tony Blair) p\u00ebr Edi Ram\u00ebn n\u00eb promovimin e librit t\u00eb botuar nga UET Press n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrfolja e Tony Blair si lobues i mundsh\u00ebm i nj\u00eb qeverie socialiste nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e para q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb njeri kaq t\u00eb pushtetsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Qeveria Berisha pati p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe sh\u00ebrbimet e \u201cGlobal Ridge\u201d, kompania e krijuar nga ish-Sekretari amerikan p\u00ebr Sigurin\u00eb, Tom Ridge, i cili duket se qe nj\u00eb nd\u00ebr lobuesit p\u00ebr pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Sidoqoft\u00eb, asnj\u00eb nga pun\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb lobuesit e paguar \u201cshtrenjt\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje edhe kontratat apo vlerat e pagesave jan\u00eb mbajtur p\u00ebrgjith\u00ebsisht sekret dhe zbuluar vet\u00ebm fal\u00eb vet\u00ebdeklarimeve t\u00eb kompanive q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb parat\u00eb. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, p\u00ebr arsyet pse jan\u00eb paguar k\u00ebto para dhe n\u00ebse ato kan\u00eb pasur apo jo efektet e d\u00ebshiruara.<\/p>\n<p><b>\u2026 para p\u00ebr imazh?!<\/b><\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deputeti i PS, Ditmir Bushati akuzonte qeverin\u00eb se po p\u00ebrdorte parat\u00eb e taksapaguesve p\u00ebr t\u00eb siguruar mbijetes\u00ebn e tij. \u201cJemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fenomeni, q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb trash zullumet ky pushtet, t\u00eb cilit po i afron fundi, aq m\u00eb shum\u00eb shtohet kostoja p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb. Sali Berisha duket qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi Kryeminist\u00ebr n\u00eb NATO dhe Europ\u00eb q\u00eb i ka vendosur nj\u00eb \u00e7mim antiamerikanizmit t\u00eb tij, sentimenteve t\u00eb tij antiper\u00ebndimore dhe k\u00ebt\u00eb \u00e7mim p\u00ebr fat t\u00eb keq do ta paguajn\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb\u201d, thoshte Bushati p\u00ebr Top-Channel. Kjo nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb PS ankohej p\u00ebr lobimin q\u00eb qeveria paguante me para nga buxheti. Por publikimi nga \u201cThe Sunday Telegraph\u201d i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes Ram\u00ebs dhe Tony Blair tregon se pagesa t\u00eb ngjashme do t\u00eb b\u00ebhen edhe n\u00ebse PS merr pushtetin. <\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb video e shkurt\u00ebr shfaq cop\u00ebza t\u00eb rralla t\u00eb streh\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb zotit Blair, vend ku ai ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion paund q\u00eb prej koh\u00ebs q\u00eb la pun\u00ebn si kryeminist\u00ebr\u201d, shkruan e p\u00ebrditshmja britanike. Kjo e fundit thot\u00eb se zyra e Blair ka konfirmuar q\u00eb ka nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe se Government Advisory Practice (GAP) e themeluar prej Blair pasi ai la zyr\u00ebn si kryeminist\u00ebr, do t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb (n\u00ebse PS fiton zgjedhjet) p\u00ebr t\u00eb ndihmuar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla se si t\u00eb implementoj\u00eb reformat e brendshme n\u00eb stilin e Laburizmit t\u00eb ri. Sipas gazet\u00ebs britanike GAP, Bler ka kontrata luksoze me nj\u00eb num\u00ebr shtetesh. Ata ve\u00e7ojn\u00eb at\u00eb t\u00eb arritur me Brazilin, i cili i paguan kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb 4 milion paund n\u00eb vit, por edhe marr\u00ebveshje me Kolumbin\u00eb, Kazakistanin dhe Kuvajtin. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se sa mund t\u00eb kushtoj\u00eb marr\u00ebveshja me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn si\u00e7 shkruan gazeta, negocimi ka nisur n\u00eb shkurt, kur Alastair Campbell, ish-drejtori p\u00ebr komunikimin i Blair gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky ishte kryeminist\u00ebr, ndodhej n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar ditarin e tij, nj\u00eb lib\u00ebr bestseller. Gazeta thot\u00eb se p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb Blair \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar edhe se Alastair Campbell ishte duke k\u00ebshilluar socialist\u00ebt n\u00eb fushat\u00ebn elektorale.<\/p>\n<p>Londoner-i i \u00e7oi nj\u00eb email Campbell-it me pyetjen n\u00ebse ai n\u00eb fakt i kishte zhytur k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, por ende nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Megjithat\u00eb, ylli i tij duket se do t\u00eb ngrihet pothuajse aq lart sa i komedianit Norman Wisdom n\u00eb at\u00eb vend (Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p>Koment i britanikes London Evening Standard p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Campbell n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<br \/>P\u00ebr Ram\u00ebn dhe socialist\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se ajo q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb ose jo pas zgjedhjeve (edhe pse \u201cThe Sunday Telegraph\u201d e p\u00ebrshkruan si fitues t\u00eb mundsh\u00ebm sipas sondazheve?!) duket se marr\u00ebveshja madje edhe shtr\u00ebngimi i duarve me Blair, i cili sipas gazet\u00ebs britanike vijon t\u00eb admirohet nga shqiptar\u00ebt, jan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb bonus n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Partit\u00eb politike shqiptare tentojn\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb miq t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e asaj pjese t\u00eb bot\u00ebs.\n<\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa prej muajsh opozita ka sulmuar qeverin\u00eb se po b\u00ebn makiazh n\u00eb SHBA duke paguar miliona t\u00eb taksapaguesve p\u00ebr lobim (shuma e fundit e p\u00ebrmendur 400 mij\u00eb dollar\u00eb), e p\u00ebrjavshmja \u201cThe Sunday Telegraph\u201d e Londr\u00ebs ka zbuluar se me t\u00eb ardhur n\u00eb qeveri (n\u00ebse fiton zgjedhjet) Partia Socialiste nga ana e saj do t\u00eb paguaj\u00eb \u201cmiliona paund\u201d p\u00ebr k\u00ebshillat e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Loja&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":19,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":25359,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25359","url_meta":{"origin":6682,"position":0},"title":"NewsLetter: Prokurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore 2015-2025: Gjetje mbi Riskun, Konkurrenc\u00ebn dhe Eficienc\u00ebn Financiare","date":"January 20, 2026","format":false,"excerpt":"Organizata AIS \/ Open Data Albania ka hartuar Raportin e Monitorimit dhe Dokumentin e Evidencave \u201cProkurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore: Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015\u20132025\u201d. Studimi analizon sjelljen e prokurimit publik p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb dekade dhe evidenton lidhjen midis proceseve zgjedhore dhe treguesve t\u00eb v\u00ebllimit, konkurrenc\u00ebs, integritetit dhe riskut n\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-10_30_35-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25330,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25330","url_meta":{"origin":6682,"position":1},"title":"Prokurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore: Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015 - 2025 _ Raport Monitorimi dhe Dokument Evidencash","date":"April 3, 2026","format":false,"excerpt":"Raporti i Monitorimit mbi Prokurimin Publik n\u00eb Vite Zgjedhore, Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015 - 2025 \u00ebsht\u00eb hartuar nga Organizata AIS, e njohur si Open Data Albania. Dokumenti synon t\u00eb evidentoj\u00eb t\u00eb gjitha faktet statistikore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb terma sasior\u00eb me Prokurimin Publik n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-01_03_08-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24900,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24900","url_meta":{"origin":6682,"position":2},"title":"RREZIQET E LIGJIT P\u00cbR MARR\u00cbVESHJE P\u00cbR PAQEN FISKALE","date":"January 21, 2026","format":false,"excerpt":"Ligji p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale, i prezantuar gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore 2025 dhe tashm\u00eb i miratuar dhe publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare ( janar 2026), ka kaluar pothuajse pa debat publik dhe parlamentar. N\u00eb Parlament, ligji u konfondua me ligjin p\u00ebr faljen e detyrimeve tatimore, duke u minimizuar rrezikun e injektimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA n\u00eb media&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Screenshot-2026-01-21-184602-1.png?fit=978%2C663&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24844","url_meta":{"origin":6682,"position":3},"title":"P\u00ebrtej retorik\u00ebs: \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr PPP-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?","date":"October 10, 2025","format":false,"excerpt":"Partneritetet Publike-Private kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fjalorin e politikave publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menj\u00ebher\u00eb borxhin shtet\u00ebror. N\u00eb teori, ky mekaniz\u00ebm synon t\u00eb sjell\u00eb kapital privat, eficienc\u00eb dhe teknologji t\u00eb avancuar n\u00eb projekte q\u00eb ndryshe do t\u00eb k\u00ebrkonin dekada financime publike. N\u00eb praktik\u00eb,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/56003-home-cover.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25374,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25374","url_meta":{"origin":6682,"position":4},"title":"NewsLetter - Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore: Algoritmi i Vler\u00ebsimit t\u00eb Riskut n\u00eb Tenderim sipas Metodologjis\u00eb s\u00eb Open Procurement Albania. Evidenca p\u00ebr tendera t\u00eb 61 Nj\u00ebsive t\u00eb Qeverisjes Vendore (Bashki)","date":"January 10, 2026","format":false,"excerpt":"Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore - Metodologjia e analiz\u00ebs s\u00eb indikator\u00ebve t\u00eb riskut (\u201cRed Flags\u201d) n\u00eb Pushtetin Vendor N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb nga mekanizmat e monitorimit t\u00eb riskut n\u00eb prokurimin publik \u00ebsht\u00eb platforma Open Procurement Albania (OPA), e zhvilluar nga organizata AIS \/ Open Data Albania. Platforma monitoron procedurat e prokurimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-10_23_42-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25500,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25500","url_meta":{"origin":6682,"position":5},"title":"AIS \/ Open Data Albania depoziton pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore rekomandime legjislative p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb periudhave zgjedhore","date":"July 29, 2026","format":false,"excerpt":"Tiran\u00eb, 28 Korrik 2026 AIS \/ Open Data Albania ka depozituar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Realizimin e Reform\u00ebs Zgjedhore nj\u00eb paket\u00eb rekomandimesh legjislative q\u00eb synojn\u00eb forcimin e kuadrit ligjor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe Buxhetit t\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve dhe periudhave zgjedhore, me q\u00ebllim parandalimin e keqp\u00ebrdorimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Screenshot-2026-08-02-200626.png?fit=980%2C857&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1JM","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6682"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/19"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6682"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6682\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}