{"id":6698,"date":"2013-05-28T11:51:37","date_gmt":"2013-05-28T11:51:37","guid":{"rendered":""},"modified":"2013-05-28T11:51:37","modified_gmt":"2013-05-28T11:51:37","slug":"open-data-fushata-zgjedhore-filloi-pa-transparence-financiare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=6698","title":{"rendered":"\u201cOpen Data\u201d: Fushata zgjedhore filloi pa transparenc\u00eb financiare"},"content":{"rendered":"<div align=\"justify\">Fushata zgjedhore ligj\u00ebrisht fillon sot n\u00eb Shqip\u00ebri, ndon\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb prej disa jav\u00ebsh e muajsh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile po shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs s\u00eb tyre mbi financimet. Qendra <b><span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span><\/b> e Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb se sipas Kodit Zgjedhor listat e dhuruesve dhe financimet e partive jan\u00eb kurdoher\u00eb publike, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb botuar asnj\u00eb list\u00eb e till\u00eb nga partit\u00eb politike me emra dhe shumat p\u00ebrkat\u00ebse, as me deklarata dhe as online nga interneti. <\/p>\n<p>Kjo transparenc\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor, q\u00eb nga dita e par\u00eb e fushat\u00ebs e n\u00eb vazhdim dhe u nevojitet qytetar\u00ebve t\u00eb shohin se kush financon partit\u00eb q\u00eb ata do t\u00eb votojn\u00eb, konfliktet e interesit t\u00eb financuesve, apo fshehjen e burimeve t\u00eb fushatave luksoze. <\/p>\n<p>Instituti Shqiptar i Shkencave dhe Qendra <b><span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span><\/b> sapo kan\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb studim mbi zgjedhjet e fundit se 20 p\u00ebr qind e fondeve jan\u00eb siguruar nga buxheti i shtetit, ku pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e kan\u00eb marr\u00eb PD me PS 20 p\u00ebr qind nga donacionet dhe rreth 60 p\u00ebr qind nga pagesat e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb. Kontrolluesit e financave t\u00eb fushat\u00ebs raportuan mjaft probleme me transparenc\u00ebn; disa parti ende nuk kan\u00eb deklaruar shumat e harxhuara, origjin\u00ebn e tyre dhe nuk paraqesin tabela bankare, por thon\u00eb se kan\u00eb vepruar me para t\u00eb thata n\u00eb dor\u00eb, ose ndryshe para kesh. <\/p>\n<p>N\u00eb 2011 kishte 55 parti n\u00eb gar\u00eb, nd\u00ebrsa tan jan\u00eb 66 parti. Por studimi nxorri se nj\u00eb grusht partish parlamentare p\u00ebrfitojn\u00eb 98 p\u00ebr qind t\u00eb fondeve, nd\u00ebrsa gjith\u00eb partit\u00eb e tjera p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind. N\u00eb fushat\u00ebn e 2011 partit\u00eb kan\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb para se sa kan\u00eb mbledhur. Rreth 7 &#8211; 20 p\u00ebr qind e fondeve jan\u00eb ende borxhe t\u00eb prapambetura nga fushata e kaluar. Pra, partit\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb re, kur ende jan\u00eb me borxhe nga fushata zgjedhore 2011 dhe nuk kan\u00eb shlyer detyrimet q\u00eb u kan\u00eb kompanive t\u00eb ndryshme q\u00eb u b\u00ebn\u00eb fushatat dy vjet m\u00eb par\u00eb. Studimi i detajuar nxori probleme edhe me dhurimet e fondeve, edhe me pasurit\u00eb e padeklaruara t\u00eb vet\u00eb partive, q\u00eb ka pak gjasa t\u00eb krijohen me pagesat 2 dollar\u00ebshe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb. <\/p>\n<p>Koalicioni i v\u00ebzhguesve vendor\u00eb shprehu shqet\u00ebsim po ashtu p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs mbi shpenzimet e fushat\u00ebs dhe dhurimet e parave. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtij organizimi vendas t\u00eb pavarur dhe me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb v\u00ebzhgimin e zgjedhjeve shqiptare pohojn\u00eb se KQZ duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, duke nxjerr\u00eb udh\u00ebzimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe duke ushtruar kontrolle mbi financat e partive gjat\u00eb fushat\u00ebs. <\/p>\n<p>Koalicioni e konsideron transparenc\u00ebn e financimit t\u00eb subjekteve elektorale si nj\u00eb element ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor ligjor, transparent dhe t\u00eb barabart\u00eb. Ndon\u00ebse me ligj kontrolluesit e financave partiake jan\u00eb t\u00eb plotfuqish\u00ebm, nga zgjedhjet e m\u00ebparshme ata raportojn\u00eb nj\u00eb seri shkeljesh dhe pohojn\u00eb se e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb komunikojn\u00eb me partin\u00eb politike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje financiare, se ato nuk kan\u00eb num\u00ebr NIPT-i p\u00ebr veprimtari biznesi, dhe k\u00ebto shkruhen n\u00eb disa tabela t\u00eb pashoq\u00ebruara me fatura, apo ndonj\u00ebher\u00eb partit\u00eb deklarojn\u00eb thjesht se shpenzimet ishin zero gjat\u00eb fushat\u00ebs.\n<\/p><\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata zgjedhore ligj\u00ebrisht fillon sot n\u00eb Shqip\u00ebri, ndon\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb prej disa jav\u00ebsh e muajsh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile po shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs s\u00eb tyre mbi financimet. Qendra Open Data e Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb se sipas Kodit Zgjedhor listat e dhuruesve dhe financimet e partive jan\u00eb kurdoher\u00eb publike, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb botuar asnj\u00eb list\u00eb e till\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":30,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1K2","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6698\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}