{"id":7025,"date":"2014-06-09T09:50:12","date_gmt":"2014-06-09T09:50:12","guid":{"rendered":""},"modified":"2014-06-09T09:50:12","modified_gmt":"2014-06-09T09:50:12","slug":"bakri-shqiptar-700-milion-usd-humbje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=7025","title":{"rendered":"Bakri shqiptar, 700 milion USD humbje"},"content":{"rendered":"<div align=\"justify\">Mora shkas nga shkrimi n\u00eb Revist\u00ebn JAVA t\u00eb dat\u00ebs 26.04.2014 lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr rezervat e bakrit. Si specialist nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj pa reaguar para asaj panorame t\u00eb paraqitur nga&nbsp; \u201c<span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data Albania<\/span>\u201d (<span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">ODA<\/span>). S\u00eb pari e p\u00ebrsh\u00ebndes ODA-n p\u00ebr paraqitjen e statistikave mbi xeheror\u00ebt e bakrit n\u00eb Shqip\u00ebri , sasin\u00eb&nbsp; dhe gjendjen aktuale&nbsp; t\u00eb k\u00ebsaj dege. S\u00eb dyti si specialist q\u00eb kam punuar dhe konsumuar pothuajse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs lidhur me industrin\u00eb e bakrit, dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb analiz\u00eb mbi mund\u00ebsit\u00eb e nxjerrjes dhe p\u00ebrpunimit p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb shfryt\u00ebzim sa m\u00eb kompleks t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre xeheror\u00ebve. \n<\/div>\n<div align=\"justify\">Bakri n\u00eb natyre gjendet n\u00eb xeheror\u00ebt n\u00eb tre trajta: 1. Nativ- bak\u00ebr i lir\u00eb i pa lidhur kimikisht me ndonj\u00eb element tjet\u00ebr&nbsp; kimik i cili nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb vendin ton\u00eb.&nbsp; 2. Bak\u00ebr oksid \u2013ku bakri \u00ebsht\u00eb i lidhur me oksigjenin dhe si oksid gjendet i nd\u00ebrfutur n\u00eb shk\u00ebmbinj t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb gjithashtu nuk disponohet nga n\u00ebntoka jon\u00eb. Gj\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrmendur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj xeherori&nbsp; \u00ebsht\u00eb se rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloj xeherori jan\u00eb n\u00eb Kili (Amerika Latine) 3. Bak\u00ebr sulfur \u2013 ku bakri \u00ebsht\u00eb i lidhur me squfur dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u2013 i cili disponohet nga n\u00ebntoka jon\u00eb dhe se nga zbulimet e deritanishme k\u00ebto rezerva jan\u00eb af\u00ebr 32 milion ton\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi&nbsp; shtrohet&nbsp; sesi shfryt\u00ebzohet kjo pasuri e popullit shqiptar? \u00c7far\u00eb p\u00ebrfiton shteti&nbsp; shqiptar nga kjo pasuri e dh\u00ebn\u00eb edhe me koncesion? P\u00ebrpara se t\u00eb shtjelloj k\u00ebto pyetje, desha t\u00eb p\u00ebrshkruaj kush ishte industria e bakrit n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb vitin 1990!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Para viteve &#8217;90<\/b><\/p>\n<p>Industria e bakrit n\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb industri me cik\u00ebl t\u00eb mbyllur, zbulimi b\u00ebhej nga sh\u00ebrbimi gjeologjik shqiptar&nbsp; i kryesuar nga gjeolog\u00eb kompetent\u00eb&nbsp; dhe shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e gjeologjis\u00eb dhe n\u00eb fakultetin e Gjeologji-Miniera n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Mbi baz\u00ebn e raporteve t\u00eb zbulimit ishin hapur miniera si Rubiku, Gjegjan n\u00eb Kuk\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 1959, Kurbneshi Mirdit\u00ebs, m\u00eb von\u00eb zbulimet Tuc e Qafbari, Fush-Arr\u00ebz, Spa\u00e7, Thirre e Fanit, Ka\u00e7inar, Palaj e Karme n\u00eb Shkod\u00ebr, Nikolic-Kuk\u00ebs, Rehov\u00eb-Kor\u00e7\u00eb etj. <\/p>\n<p>Sasia maksimale e nxjerrjes s\u00eb xeherorit t\u00eb bakrit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1989 (Anuari statistikor&nbsp; 1990) kapte shum\u00ebn&nbsp; 1.135 mij\u00eb ton, nga ku xeherori&nbsp; i pasur&nbsp; me m\u00eb shum\u00eb se 2,5% bak\u00ebr n\u00eb sasi 270-300 mij\u00eb ton drejtohej&nbsp; p\u00ebr n\u00eb uzinat metalurgjike t\u00eb bakrit n\u00eb Kuk\u00ebs, vendosur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb vitin 1964, Rubik vendosur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb 1939 dhe e rivendosur s\u00ebrish n\u00eb vitin 1945 pas nd\u00ebrprerjes nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore si dhe n\u00eb La\u00e7 (me teknologji t\u00eb re) e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pune n\u00eb vitin 1979 me kapacitete respektive p\u00ebrpunuese&nbsp; 160 000, 80 000 dhe 50 000 ton\u00eb \/vit . Xeheror\u00ebt e varf\u00ebr&nbsp; n\u00eb sasi&nbsp; 700 \u2013 800 mij\u00eb ton me p\u00ebrmbajtje bak\u00ebr&nbsp;&nbsp; m\u00eb shum\u00eb se 0.6%&nbsp; i&nbsp; n\u00ebnshtroheshin pasurimit n\u00eb fabrikat e Kurbneshit \u2013 e para fabrik\u00eb e ngritur n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1956 me teknologji gjermane, duke vazhduar me fabrik\u00ebn e pasurimit Reps, Fush\u00eb-Arr\u00ebz n\u00eb bashkepunim me kinez\u00ebt&nbsp; dhe Rehov\u00eb \u2013Kor\u00e7\u00eb, Rr\u00ebshen,Vau&nbsp; i Dej\u00ebs dhe Nikolic-Krum\u00eb t\u00eb projektuara&nbsp; dhe nd\u00ebrtuara me forcat tona.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha fabrikat nxirrej koncentrat bakri dhe koncentrat piriti .&nbsp; Koncentrati i bakrit&nbsp; i marr\u00eb n\u00eb sasi&nbsp; af\u00ebr 62 000 ton\u00eb\/vit&nbsp; me 14 \u2013 25 p\u00ebrqind bak\u00ebr dhe af\u00ebr 45 p\u00ebrqind squfur drejtohej n\u00eb tre uzinat e bakrit p\u00ebr p\u00ebrpunim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Uzina e bakrit La\u00e7 furnizohej me af\u00ebr 25 mij\u00eb ton&nbsp; koncentrat&nbsp; mqs n\u00eb k\u00ebt\u00eb uzin\u00eb ishte i mundur shfryt\u00ebzimi&nbsp; i gazit sulfuror&nbsp; p\u00ebr prodhimin e acidit sulfurik&nbsp; n\u00eb sasi af\u00ebr 60 mij\u00eb ton, i cili p\u00ebrdorej p\u00ebr prodhimin e superfosfatit.<\/p>\n<p>Acidi sulfurik p\u00ebr nga vlera simbolizohej si buka e industris\u00eb sa q\u00eb n\u00eb portat e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb industris\u00eb kimike n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb&nbsp; ishte shkruar&nbsp; \u201cAcidi Sulfurik \u00ebsht\u00eb baraz me buk\u00ebn e industris\u00eb. Natyrisht n\u00eb dy uzinat e tjera, Kuk\u00ebs e Rubik, gazi sulfuror hidhej n\u00eb atmosfer\u00eb duke shkaktuar d\u00ebm mjedisor t\u00eb pallogaritsh\u00ebm, q\u00eb kuptohet se pass vitit 1990 nuk mund t\u00eb mbaheshin&nbsp; m\u00eb n\u00eb pun\u00eb, pa u rikonstruktuar . Produkti&nbsp; i tre uzinave metalurgjike \u00ebsht\u00eb bakri blist\u00ebr me&nbsp; 99 \u2013 99.27 p\u00ebrqind bak\u00ebr dhe diferenca prej 0.73 \u2013 1 p\u00ebrqind, papast\u00ebrti e cila&nbsp; p\u00ebrb\u00ebhej nga hekuri, squfuri, oksigjeni, nikeli, ashtu si edhe grupi i metaleve t\u00eb \u00e7muar, ari,&nbsp; argjendi si dhe gjysm\u00eb percusat, selen e telur etj. Vlera e k\u00ebtyre elementeve ishte&nbsp; e konsideruesheme. <\/p>\n<p>P\u00ebr pastrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bakrit blister&nbsp; n\u00eb sasi&nbsp; 15 mij\u00eb ton\u00eb\/vit&nbsp; prodhuar n\u00eb&nbsp; vitin 1989 nga tre uzinat e bakrit&nbsp; Kuk\u00ebs, Rubik e La\u00e7 drejtohej n\u00eb uzin\u00ebn e rafinimit t\u00eb bakrit Rubik t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1966. N\u00eb k\u00ebt\u00eb uzin\u00eb pas pastrimit t\u00eb bakrit n\u00ebp\u00ebrmjet elektroliz\u00ebs, produkti bak\u00ebr elektrolitik n\u00eb sasi af\u00ebr 80 p\u00ebrqind drejtohej p\u00ebr n\u00eb uzin\u00ebn e Telave n\u00eb Shkod\u00ebr, nj\u00eb uzine moderne q\u00eb kishte lart\u00ebsuar emrin e Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp; p\u00ebr prodhimet e saj n\u00eb panairet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs . N\u00eb k\u00ebt\u00eb uzin\u00eb prodhoheshin tela e kabllo bakri referuar vitit 1989, af\u00ebr 12 mij\u00eb ton\u00eb, ku vlen t\u00eb p\u00ebrmendet, 450 ton\u00eb tela shum\u00eb t\u00eb holl\u00eb t\u00eb dimensionit t\u00eb fijes se flokut&nbsp; (0.05 mm diamet\u00ebr). Diferenca e bakrit q\u00eb nuk konsumohej nga kjo uzin\u00eb, i drejtohej eksportit si bak\u00ebr katodik me shkall\u00eb past\u00ebrtie&nbsp; 99.999 p\u00ebrqind. Si n\u00ebnprodukte t\u00eb rafinimit (elektrolitik) merrej ari dhe argjendi n\u00eb form\u00eb kall\u00ebpesh standart me cil\u00ebsi 99.999 p\u00ebrqind n\u00eb sasi&nbsp; respektive 185 \u2013 190 dhe&nbsp; 4500 \u2013 4800 kg\/vit, q\u00eb dor\u00ebzohej n\u00eb thesarin e shtetit. P\u00ebrve\u00e7 arit e argjendit, nga shllamet (papast\u00ebrtit\u00eb) e ndara nga bakri nxirreshin Seleni dhe Teluri si gjysm\u00eb p\u00ebr\u00e7ues me destinacion eksporti si dhe Nikeli n\u00eb trajt\u00eb sulfat Nikeli p\u00ebr nevoja t\u00eb brendshme dhe p\u00ebr eksport. <\/p>\n<p>Kjo ishte gjendja dje! Po sot ku jemi? Aktualisht shum\u00eb zhurm\u00eb, propagand\u00eb, por asgj\u00eb p\u00ebr shtetin apo p\u00ebr popullin shqiptar. Ne \u201cg\u00ebzohemi&nbsp; \u201cme shifrat e dollar\u00ebve e eurove q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb koncensionar\u00ebt dhe q\u00eb i transferojn\u00eb n\u00eb vendet e origjin\u00ebs, nd\u00ebrsa vet\u00eb mbetemi&nbsp; populli m\u00eb i vuajtur n\u00eb Europ\u00eb me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb papun\u00ebsie p\u00ebr pasoj\u00eb krimi, varf\u00ebri, polarizim t\u00eb tejskajsh\u00ebm etj. Raportet gjeologjike ju dhan\u00eb t\u00eb huajve dhe m\u00eb pastaj k\u00ebtyre t\u00eb fundit ju dhan\u00eb leje k\u00ebrkim zbulim dhe n\u00eb disa raste dhe shfryt\u00ebzimi mbi vendburimet tona t\u00eb zbuluara, por q\u00eb sipas rregullave t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb djesh\u00ebm k\u00ebto raporte ishin &#8220;sekret shtet\u00ebror&#8221;. K\u00ebto firma q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkim-zbulim b\u00ebhen pronar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zbulimeve. Shqip\u00ebria nga tre uzina metalurgjike me kapacitet p\u00ebrpunimi&nbsp; (shkrirje) af\u00ebr 300 mij\u00eb ton\/vit dhe aft\u00ebsi prodhimi,&nbsp; 15-17 mij\u00eb ton\/vit, sot bak\u00ebr blister sot vet\u00ebm oxhaqet e uzinave t\u00eb bakrit Kuk\u00ebs e La\u00e7 jan\u00eb akoma n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr histori, nd\u00ebrsa oxhaqet e uzin\u00ebs bakrit n\u00eb Rubik jan\u00eb shembur. Po k\u00ebshtu edhe dy rafinerit\u00eb e bakrit Rubik e La\u00e7, t\u00eb cilat mund t\u00eb mbaheshin ende n\u00eb gjendje pune, nuk jane m\u00eb. <\/p>\n<p>Po nga industria e pasurimit \u00e7far\u00eb ka mbetur? Fabrikat e pasurimit Kurbnesh, Reps, Rr\u00ebshen, Nikoliq, Vau i Dej\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr dhe Rehov\u00eb jan\u00eb zhdukur&nbsp; dhe se vet\u00ebm fabrika e pasurimit&nbsp; Fush\u00eb-Arr\u00ebz funksionon,&nbsp; \u00ebsht\u00eb zgjeruar e p\u00ebrmir\u00ebsuar niveli teknologjik n\u00ebn koncensionin e vendburimit Munella. Ky vendburim kur u zbulua, u klasifikua si vendburim me vlera t\u00eb larta dhe se me teknologjin\u00eb e koh\u00ebs u&nbsp; vler\u00ebsua i pamundur p\u00ebr nj\u00eb shfryt\u00ebzim eficient t\u00eb vlerave q\u00eb p\u00ebrmbante dhe se nuk u hap si minier\u00eb kundrejt logjik\u00ebs optimale se kur t\u00eb posedojm\u00eb teknologji p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e saj kompleks e racional, at\u00ebher\u00eb t\u00eb hapet pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasuri&nbsp; vet\u00ebm e brezit ton\u00eb. Nd\u00ebrkaq t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij vendburimi&nbsp; u klasifikuan tep\u00ebr sekret.<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/><b><br \/>Kush \u00ebsht\u00eb&nbsp; vendburimi Munella?<\/b><\/p>\n<p>M\u00eb lart thash\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xeheror polimetalor bazuar n\u00eb analizen e p\u00ebrb\u00ebrjes l\u00ebndore. Xeherori i Munell\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rezervave i ka me p\u00ebrmbajtje: Bak\u00ebr af\u00ebr tre p\u00ebrqind; zink af\u00ebr dy p\u00ebrqind,&nbsp; squfur af\u00ebr 35 p\u00ebrqind,&nbsp; ar af\u00ebr 13gr\/ton, argjend af\u00ebr 73gr\/ton,&nbsp; kadmium&nbsp; af\u00ebr 78gr\/ton, selen, telur dhe elemente t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb analiz\u00ebn tekniko-ekonomike p\u00ebr secilin element p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, ky xeheror mund t\u00eb quhet xeheror bakri, zinku, squfuri, ari, argjendi, kadmiumi por jo vet\u00ebm. Ky ishte i pari dhe i vetmi vendburim i dh\u00ebn\u00eb me koncension t\u00eb huajve&nbsp; nga dega e bakrit. <\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ODA-s,&nbsp; nga ky koncension rezulton se \u00ebsht\u00eb eksportuar koncentrat bakri nga viti 2005 dhee deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013 gjith\u00ebsej 46951.5 ton bak\u00ebr metal me nj\u00eb vlere eksporti&nbsp; 205 557 531 $ (USD). Duke pranuar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash analitike p\u00ebrb\u00ebrjet e sip\u00ebr cituara dhe treguesit sa m\u00eb posht\u00eb, rekuperimi i bakrit n\u00eb procesin e pasurimit af\u00ebr 87 p\u00ebrqind, p\u00ebrqindja e bakrit n\u00eb koncentrat af\u00ebr 25, rezulton t\u00eb jen\u00eb shfryt\u00ebzuar nga miniera e Munell\u00ebs af\u00ebr 1,8 milion ton q\u00eb nga viti 2005 ose af\u00ebr 200 mij\u00eb ton\u00eb \/vit dhe se jan\u00eb prodhuar af\u00ebr187.800 ton koncentrat bakri p\u00ebr eksport. Por a jan\u00eb marr\u00eb vlerat e duhura referuar p\u00ebrmbajtjes s\u00eb element\u00ebve t\u00eb dobish\u00ebm dhe \u00e7mimeve p\u00ebrkat\u00ebse? Sipas analiz\u00ebs dhe llogaritjve tona rezulton se bashk\u00eb me bakrin n\u00eb sasi 46 951.5 ton jan\u00eb eksportuar dhe af\u00ebr 25 mij\u00eb ton zink si dhe bashk\u00ebshoqeruesit e bakrit e zinkut si ari, argjendi, kadmiumi, indiumi, seleni, teluri etj, element\u00eb k\u00ebta me vlera t\u00eb larta. Duke qen\u00eb se ky xeheror \u00ebsht\u00eb kompleks edhe vlera \u00ebsht\u00eb komplekse. Vlera e mundshme e k\u00ebsaj l\u00ebnde t\u00eb par\u00eb xeherore&nbsp; n\u00eb sasi af\u00ebr 1.8 milion\/ ton xeheror t\u00eb shfrytezuar n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet ( 2005 \u2013 2013 ) rezulton af\u00ebr&nbsp; 900 milion dollar\u00eb p\u00ebrkundrejt 205 milion dollar\u00eb t\u00eb ardhura nga shitja e koncentratit. <\/p>\n<p>Kjo diferenc\u00eb vjen si rezultat&nbsp; i nj\u00eb koncensioni&nbsp; t\u00eb gabuar. Kur kjo l\u00ebnd\u00eb komplekse duhej t\u00eb p\u00ebrpunohej n\u00eb vend sipas kontrat\u00ebs fillestare dhe jo t\u00eb justifikohej me Traktatin e \u201cKiotos\u201d- se ky Traktat i n\u00ebnshkruar&nbsp; nga shteti&nbsp; shqiptar&nbsp; nuk&nbsp; lejon hedhjen e gazeve t\u00eb perpunimit t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde t\u00eb par\u00eb n\u00eb atmosfer\u00eb. Dua t\u00eb sqaroj faktin se Traktati i Kiotos \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 1997, nd\u00ebrsa kontrata e koncensionit \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb von\u00eb dhe se ishte detyr\u00eb e koncension-marr\u00ebsit&nbsp; t\u00eb njihej me legjislacionin&nbsp; komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se humbja minimale n\u00eb vler\u00ebn referuese p\u00ebr t&#8217;u taksuar p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 700 milion dollar\u00eb ose 77 milion dollar\u00eb&nbsp;&nbsp; n\u00eb vit.&nbsp; K\u00ebto jan\u00eb shkaqe q\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb glob s\u2019kan\u00eb t\u00eb ndalur, pra luft\u00ebrat b\u00ebhen p\u00ebr pasuri, territore dhe se askush n\u00eb bot\u00eb nuk fal pasuri apo territore. \/Revista Java\/ Ing. Qerim Ismeni\/<\/p>\n<\/div>\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mora shkas nga shkrimi n\u00eb Revist\u00ebn JAVA t\u00eb dat\u00ebs 26.04.2014 lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr rezervat e bakrit. Si specialist nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj pa reaguar para asaj panorame t\u00eb paraqitur nga&nbsp; \u201cOpen Data Albania\u201d (ODA). S\u00eb pari e p\u00ebrsh\u00ebndes ODA-n p\u00ebr paraqitjen e statistikave mbi xeheror\u00ebt e bakrit n\u00eb Shqip\u00ebri , sasin\u00eb&nbsp; dhe gjendjen aktuale&nbsp; t\u00eb k\u00ebsaj dege. S\u00eb dyti si specialist q\u00eb kam&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":24905,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24905","url_meta":{"origin":7025,"position":0},"title":"Renditje sipas vler\u00ebs p\u00ebr 10 tender\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mbajtur nga Autoritetet Kontraktore gjat\u00eb 2025","date":"January 22, 2026","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull hulumtues renditen 10 tender\u00ebt me vler\u00ebn e fondit limit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbajtur nga Autoritetet Prokuruese gjat\u00eb vitit 2025. T\u00eb dh\u00ebnat bazohen n\u00eb monitorimin q\u00eb AIS \/ Open Procurement Albania realizon \u00e7do dit\u00eb mbi tenderimet publike n\u00eb Shqip\u00ebri. Tenderi me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shpallur\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Data.Al_-10-Tenderet-me-te-Medhenj-2025-Renditje-sipas-vleres-se-Kontrates.png?fit=738%2C376&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24492,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24492","url_meta":{"origin":7025,"position":1},"title":"Financimi i Koncesioneve dhe PPP me Kredi nga Sektori Bankar 2015-2025","date":"August 15, 2025","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton n\u00eb lidhje me nivelin e kreditimit t\u00eb bizneseve Koncesionare dhe PPP nga Banka te Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb ne vend. Ky hulumtim p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha Bizneset qw zbatojn\u00eb Kontrata dhe Marr\u00ebveshje PPP Koncesion t\u00eb n\u00ebnshkruara q\u00eb nga 2015. P\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2023, rezultojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruara 47 kontrata\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Data.Al_-Financimi-me-kredi-nga-Sektori-Bankar-i-Koncesioneve-PPP-2015-2023-vlera-ne-Leke.png?fit=666%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25374,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25374","url_meta":{"origin":7025,"position":2},"title":"NewsLetter - Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore: Algoritmi i Vler\u00ebsimit t\u00eb Riskut n\u00eb Tenderim sipas Metodologjis\u00eb s\u00eb Open Procurement Albania. Evidenca p\u00ebr tendera t\u00eb 61 Nj\u00ebsive t\u00eb Qeverisjes Vendore (Bashki)","date":"January 10, 2026","format":false,"excerpt":"Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore - Metodologjia e analiz\u00ebs s\u00eb indikator\u00ebve t\u00eb riskut (\u201cRed Flags\u201d) n\u00eb Pushtetin Vendor N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb nga mekanizmat e monitorimit t\u00eb riskut n\u00eb prokurimin publik \u00ebsht\u00eb platforma Open Procurement Albania (OPA), e zhvilluar nga organizata AIS \/ Open Data Albania. Platforma monitoron procedurat e prokurimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-10_23_42-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24429,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24429","url_meta":{"origin":7025,"position":3},"title":"Parlamenti Shqiptar pas Zgjedhjeve t\u00eb Majit 2025 \u2013 AIS Publikon Deklarime mbi Integritetin p\u00ebr 140 Deputet\u00ebt e Zgjedhur","date":"July 15, 2025","format":false,"excerpt":"M\u00eb 11 maj 2025 u mbajt\u00ebn zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri, ku u p\u00ebrzgjodh\u00ebn 140 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Parlamentit. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend. Portali Spending Data Albania, p\u00ebrmes databaz\u00ebs s\u00eb tij \u201cPara dhe Pushtet\u201d, u jep mund\u00ebsi qytetar\u00ebve t\u00eb njohin m\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Asset-Declaration-Spending-Data-Albania.png?resize=350%2C200&ssl=1","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24330,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24330","url_meta":{"origin":7025,"position":4},"title":"Draft Ligji p\u00ebr PPP Koncesione, AIS (NGO) shpreh shqet\u00ebsime mbi standardin p\u0451r p\u00ebrafrim me Direktiv\u00ebn EU. K\u00ebrkohet rishikim i thelluar.","date":"June 13, 2025","format":false,"excerpt":"Organizata AIS promotore e Open Data Albania u b\u00eb pjes\u00eb e konsultimit publik me Qeverin\u00eb Shqiptare pas p\u00ebrgatitjes s\u00eb Draft Ligjit P\u00ebr Koncesionet dhe Partneritetin Publik - Privat. Ky draft ligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim dhe obligim i Shtetit Shqiptar n\u00eb respekt t\u00eb Direktivave t\u00eb BE Direktiva 2014\/23\/BE, 2014\/24\/BE &2014\/25\/BE. Ne\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Screenshot-2025-06-13-143412.png?fit=1200%2C721&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22153,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22153","url_meta":{"origin":7025,"position":5},"title":"Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb Integritetit 2023","date":"May 1, 2024","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime p\u00ebr Agjencit\u00eb Ligjzbatuese, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Raportin Vler\u00ebsimi i Sistemit Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Integritetit. Ky raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb realizuar nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim IDM si pjes\u00eb e projektit t\u00eb Transparency International TI, \u201cEU4 Rule of Law: Citizen Engagement\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Data.Al_-Agjencite-Ligjzbatuese-Vleresimi-sipas-Sistemit-Kombetar-te-Integritetit-2023-1.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1Pj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7025"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7025\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}