{"id":7480,"date":"2015-11-07T11:37:57","date_gmt":"2015-11-07T11:37:57","guid":{"rendered":""},"modified":"2015-11-07T11:37:57","modified_gmt":"2015-11-07T11:37:57","slug":"rekordi-i-borxhit-ne-tre-muaj-rritet-me-8-5-miliarde-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=7480","title":{"rendered":"Rekordi i borxhit, n\u00eb tre muaj rritet me 8.5 miliard\u00eb dollar\u00eb"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\">Thellimi i grop\u00ebs s\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, po v\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb gjitha likuidimet q\u00eb shteti i detyrohet bizneseve dhe buxhetor\u00ebve t\u00eb saj. Duke kapur shum\u00ebn e 1 trilion dhe 62 miliard\u00eb lek\u00ebve, por edhe duke menduar p\u00ebr nj\u00eb rishikim n\u00eb ulje t\u00eb buxhetit n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, po shihet qart\u00eb se ekonomis\u00eb shqiptare nuk i kan\u00eb mbetur shum\u00eb zgjidhje. Shifrat n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr borxhin publik konfirmohen edhe nga raporti tremujor i borxhit shqiptar, i cili arriti n\u00eb 1 trilion e 62 miliard\u00eb lek\u00eb (7.6 miliard\u00eb euro ose 8.5 miliard\u00eb dollar\u00eb), duke mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb kuot\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb histori. Nd\u00ebrkoh\u00eb, treguesi i borxhit publik n\u00eb raport me Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto arriti n\u00eb kuot\u00ebn 73.7 p\u00ebr qind, kuota m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb nga viti 2000.&nbsp;\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Borxhi publik i Shqip\u00ebris\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb rekord t\u00eb ri shum\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti si pasoj\u00eb e marrjes s\u00eb borxheve t\u00eb reja nga Banka Bot\u00ebrore, shtrenjtimit t\u00eb dollarit kundrejt lekut dhe e rritjes s\u00eb ngadalt\u00eb ekonomike, b\u00ebhet e ditur nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave. Borxhi publik i Shqip\u00ebris\u00eb u rrit p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb deficitit buxhetor prej 25 miliard\u00eb lek\u00ebsh dhe pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb dollarit kundrejt lekut shqiptar. Dollari \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar me 25 p\u00ebr qind q\u00eb nga viti i kaluar dhe Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb borxhit t\u00eb vet t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb dollar\u00eb ose n\u00eb monedh\u00ebn llogari t\u00eb FMN-s\u00eb, SDR, e cila \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar s\u00ebbashku me dollarin. Por nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e rritjes s\u00eb borxhit i dedikohet kontrat\u00ebs p\u00ebr 250 milion\u00eb euro kredi nga Banka Bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebn qeveria e mori m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb shlyer bondet sovrane n\u00eb euro q\u00eb u maturuan pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Edhe Kreu i Departamentit t\u00eb Financave n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Sherefedin Shehu, ka deklaruar dje gjat\u00eb nj\u00eb prononcimi p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cRD\u201d se, qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kur nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb shum\u00eb, por t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb me shpejt\u00ebsi politikat p\u00ebr uljen e borxhit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt k\u00ebrc\u00ebnimet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet ekonomia e vendit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paimagjinueshme. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Shehu i ka sugjeruar ekonomis\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb politika t\u00eb caktuara n\u00eb uljen e borxhit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt paralajm\u00ebrojn\u00eb se, k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr ekonomin\u00eb do t\u00eb rritet.&nbsp;\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Borxhi ka prekur nivelin e 73.7% p\u00ebrqind\u00ebve. Si rregull, zyra e borxhit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave p\u00ebrfshin n\u00eb statistikat e veta vet\u00ebm borxhet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb emetuara si t\u00eb tilla dhe jo detyrimet e prapambetura t\u00eb qeveris\u00eb. Plani i r\u00ebn\u00eb dakord mes qeveris\u00eb dhe Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb ulja e borxhit publik si p\u00ebrqindje e PBB-s\u00eb, duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm p\u00ebrmes rritjes m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomike dhe deficitit buxhetor m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, gj\u00eb e cila ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar edhe raportete mes k\u00ebtyre pal\u00ebve. Por rritja m\u00eb e shpejt\u00eb ekonomike nuk u realizua dhe rrjedhimisht, ulja e borxhit publik do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shkurtime shpenzimesh, t\u00eb cilat qeveria shqiptare nuk duket se ka n\u00eb plan t\u2019i b\u00ebj\u00eb. Rreziku i borxhit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi mund t\u00eb sjell\u00eb edhe ngadal\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb p\u00ebr shkak se qeveria do t\u00eb detyrohet t\u00eb transferoj\u00eb jasht\u00eb vendit para p\u00ebr pages\u00ebn e interesave t\u00eb borxhit, gj\u00eb q\u00eb pak\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb shpenzuar n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm.\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\"><b>Kritikat p\u00ebr rritjen drastike t\u00eb borxhit<\/b>\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Qeveria tejkaloi \u00e7do parashikim me thellimin e grop\u00ebs n\u00eb buxhetin e shtetit, duke shpalosur hapur edhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e panum\u00ebrta q\u00eb hasi n\u00eb likuidimin e pagesave mujore t\u00eb buxhetor\u00ebve, por edhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar, shkurtimit t\u00eb planit t\u00eb investimeve, anullimit t\u00eb projekteve me r\u00ebnd\u00ebsi infrastruktuore, etj. Borxhi publik i arritur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb sa nj\u00eb e shtata e borxhit publik t\u00eb 25 viteve m\u00eb t\u00eb fundit. Niveli i borxhit publik t\u00eb marr\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, kap n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shifr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit. &nbsp;Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Financave, niveli i huamarrjes s\u00eb brendshme arriti n\u00eb vler\u00ebn 46.2 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 52.8 miliard\u00eb q\u00eb ishte planifikuar p\u00ebr gjith\u00eb vitin.&nbsp;\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa po t\u00eb krahasohen shifrat me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti &nbsp;m\u00eb par\u00eb rezulton nj\u00eb rritje e huas\u00eb thuajse e dyfishuar, pasi gjat\u00eb vitit 2012, niveli i huamarrjes s\u00eb brendshme ishte n\u00eb vler\u00ebn e 24.7 miliard\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rritje t\u00eb nivelit t\u00eb borxhit publik, qeveris\u00eb shqiptare i kan\u00eb ardhur kritika, jo vet\u00ebm nga ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb brenda vendit, por dhe nga institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare si FMN apo BB.&nbsp;\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\"><b>Borxhi &nbsp;i jasht\u00ebm, 757 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 2014<\/b>\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Borxhi i jasht\u00ebm i ekonomis\u00eb po rritet me shifra alarmante, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shnd\u00ebrrohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj. N\u00eb shifrat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb publikuara edhe nga Open Data Albania b\u00ebhet me dije se, vet\u00ebm p\u00ebr tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti borxhi i jasht\u00ebm i vendit \u00ebsht\u00eb rritur me 757 milion\u00eb euro n\u00eb krahasim me 2014. Rritja e borxhit t\u00eb jasht\u00ebm nga ana e qeveris\u00eb shqiptare vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur hendeku n\u00eb rritjen e PBB-s\u00eb n\u00eb raport me borxhin e jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb frikshme. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shihet qart\u00eb se qeveria nuk ndjehet aspak e alarmuar, pasi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb hendek, kjo e fundit do ta mbush\u00eb me rritjen e faturave fiskale p\u00ebr bizneset dhe individ\u00ebt, apo edhe deri n\u00eb marrjen me forc\u00eb t\u00eb tyre me polici.&nbsp;\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Por duke ju referuar t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb vijn\u00eb nga ODA n\u00eb fakt sinjalet p\u00ebr qeverisjen shqiptare nuk jan\u00eb aspak t\u00eb mira, pasi PBB-ja gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 2-3%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb borxhi i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritur me mesatarisht 19% \u00e7do vit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, nd\u00ebrsa borxhi i jasht\u00ebm i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb thelluar \u00e7do vit me 19%, vet\u00ebm gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje ky i fundit \u00ebsht\u00eb rritur edhe me 40% m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fakt, ODA ka analizuar ecurin\u00eb e borxhit t\u00eb jasht\u00ebm bruto p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2015, si dhe dinamik\u00ebn q\u00eb pritet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi borxhi n\u00eb vitin e fundit. &nbsp;\u201cN\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2015, vlera e borxhit t\u00eb jasht\u00ebm bruto t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte 6 997.4 milion\u00eb euro.\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp;Gjat\u00eb k\u00ebtij tremujori, stoku i borxhit u rrit me rreth 331 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb krahasim me fundin e tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2014, stoku \u00ebsht\u00eb rritur me 757 milion\u00eb euro\u201d, thekson ODA n\u00eb raportimin e saj m\u00eb t\u00eb fundit. N\u00eb klasifikimin q\u00eb i b\u00ebn marrjes s\u00eb borxhit t\u00eb jasht\u00ebm ODA b\u00ebn me dije se rreth 81% e stokut t\u00eb borxhit \u00ebsht\u00eb borxh afatgjat\u00eb kryesisht n\u00eb form\u00ebn e huave, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb borxh afatshkurt\u00ebr kryesisht i marr\u00eb nga sektori bankar. Sektori i qeveris\u00eb zot\u00ebron pjes\u00ebn kryesore t\u00eb borxhit t\u00eb jasht\u00ebm me rreth 41% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb midis bankave (18%), sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (23%). Borxhi i jasht\u00ebm bruto n\u00ebnkupton gjith\u00eb borxhin e jasht\u00ebm q\u00eb ka nj\u00eb ekonomi. Ai p\u00ebrfshin borxhin e sektorit publik dhe atij privat kundrejt jo rezident\u00ebve dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj. Kur rritja e borxhit t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se rritja e Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB-s\u00eb) apo investimeve t\u00eb nj\u00eb vendi, at\u00ebher\u00eb ajo mund t\u00eb krijoj\u00eb probleme n\u00eb nj\u00eb ekonomi. Kjo problematik\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb kushtet kur interesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb borxh rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme.&nbsp;\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thellimi i grop\u00ebs s\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, po v\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb gjitha likuidimet q\u00eb shteti i detyrohet bizneseve dhe buxhetor\u00ebve t\u00eb saj. Duke kapur shum\u00ebn e 1 trilion dhe 62 miliard\u00eb lek\u00ebve, por edhe duke menduar p\u00ebr nj\u00eb rishikim n\u00eb ulje t\u00eb buxhetit n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, po shihet qart\u00eb se ekonomis\u00eb shqiptare nuk i kan\u00eb mbetur shum\u00eb zgjidhje. Shifrat n\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":18,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":22926,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22926","url_meta":{"origin":7480,"position":0},"title":"Stoku dhe Kosto e Borxhit Publik 2025. Borxhi p\u00ebr Frym\u00eb","date":"November 13, 2024","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik p\u00ebr vitin 2025 dhe Koston e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb nivelin e borxhit dhe kostos p\u00ebr frym\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim jan\u00eb marr\u00eb nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, t\u00eb rishikuar n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Data.Al_-Stok-Borxh-Publik-milion-leke-dhe-PBB-2025-vs-2024.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25323,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25323","url_meta":{"origin":7480,"position":1},"title":"Vlera e Fond Limit n\u00eb Prokurimin Publik 2025, Raporti me Produktin e Brendshem Bruto dhe dinamika nd\u00ebr vite","date":"March 10, 2026","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po evidentohet vlera e fondit limit ne Prokurim Publik. Analiza p\u00ebrfshin\u00eb Vler\u00ebn p\u00ebr Fond Limit t\u00eb t\u00eb gjitha Procedurave Prokuruese t\u00eb zhvilluara p\u00ebrmes Sistemit Elektronik t\u00eb Prokurimit (SPE). Kjo vler\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi pasi shfaq pozicionin e paras\u00eb publike q\u00eb injektohet n\u00eb ekonomi p\u00ebrmes prokurimit dhe gar\u00ebs. Fondi\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Data.AL_-Pesha-e-fondit-limit-te-prokuruar-pa-anulim-ndaj-PBB-se-2015-2025.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23844,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23844","url_meta":{"origin":7480,"position":2},"title":"Buxheti i Shtetit dhe Financat Publike n\u00eb Vite dhe Periudha Zgjedhore","date":"December 13, 2024","format":false,"excerpt":"Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor financiar dhe politik i nj\u00eb qeverie, q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si mblidhen dhe shp\u00ebrndahen burimet publike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Buxheti i shtetit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Data.Al_-Shpenzimet-Publike-sipas-Kategorive-2018-2025-ndaj-Totalit.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25359,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25359","url_meta":{"origin":7480,"position":3},"title":"NewsLetter: Prokurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore 2015-2025: Gjetje mbi Riskun, Konkurrenc\u00ebn dhe Eficienc\u00ebn Financiare","date":"January 20, 2026","format":false,"excerpt":"Organizata AIS \/ Open Data Albania ka hartuar Raportin e Monitorimit dhe Dokumentin e Evidencave \u201cProkurimi Publik n\u00eb Vitet Zgjedhore: Evidenc\u00eb Statistikore dhe Analiz\u00eb Risku 2015\u20132025\u201d. Studimi analizon sjelljen e prokurimit publik p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb dekade dhe evidenton lidhjen midis proceseve zgjedhore dhe treguesve t\u00eb v\u00ebllimit, konkurrenc\u00ebs, integritetit dhe riskut n\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ChatGPT-Image-May-31-2026-10_30_35-AM.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25270,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25270","url_meta":{"origin":7480,"position":4},"title":"Anulimet n\u00eb Prokurimin Publik 2025: Pesha n\u00eb vler\u00eb tenderimi dhe num\u00ebr procedurash, krahasimi n\u00eb vite","date":"February 25, 2026","format":false,"excerpt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull po evidentohet v\u00ebllimit i prokurimeve publike t\u00eb cilat anulohen pas fillimit t\u00eb gar\u00ebs p\u00ebrmes njoftimit n\u00eb Sistemin Elektronik t\u00eb Prokurimeve (SEP). Procedurat e anuluara jan\u00eb analizuar p\u00ebr vitin 2025, duke evidentuar ato n\u00eb vler\u00eb fondi limit; num\u00ebr procedure t\u00eb anuluar; pesh\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb fondit limit p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Data.AL_-Raporti-i-Fondit-Limit-per-Prokurime-te-Anuluara-kundrejt-Fondit-Limit-per-Prokurime-te-Shpallura-Totale-2015-2025.png?fit=652%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":25235,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25235","url_meta":{"origin":7480,"position":5},"title":"Renditje sipas Vlerave t\u00eb Fituara n\u00eb Prokurim Publik, 10 Kompani Biznesi Big Kontraktor 2025","date":"March 2, 2026","format":false,"excerpt":"Open Data Albania po prezanton renditjen e Bizneseve me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kontraktimeve t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebrmes procedurave t\u00eb prokurimit publik gjat\u00eb vitit 2025. Analiza \u00ebsht\u00eb realizuar mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Sistemit t\u00eb Prokurimit Elektronik (SPE), t\u00eb p\u00ebrpunuara p\u00ebrmes platformave Open Procurement Albania dhe OpenTender.eu. P\u00ebr q\u00ebllime\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Data.AL_-Renditje-10-Komani-Biznesi-me-vleren-me-te-larte-Tender-te-Fituar-viti-2025-ne-milione-leke.png?fit=600%2C457&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-1WE","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7480"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7480\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}