{"id":8071,"date":"2018-03-29T16:21:37","date_gmt":"2018-03-29T16:21:37","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-10-20T12:39:09","modified_gmt":"2020-10-20T12:39:09","slug":"zgjedhorja-shoqeria-civile-12-kerkesa-politikes-dhurimet-per-partite-vetem-permes-bankes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=8071","title":{"rendered":"\u201cZgjedhorja\u201d, Shoq\u00ebria Civile 12 k\u00ebrkesa politik\u00ebs: Dhurimet p\u00ebr partit\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes bank\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div><span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span>, Brahaj: Publiku t\u00eb njihet me donacionet monetare p\u00ebrpara se t\u00eb votoj\u00eb partin\u00eb<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Komisioni p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore zhvilloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte seanca d\u00ebgjimore me organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ezgjedhjeve. Deputet\u00ebt e Komisionit t\u00eb Posac\u00ebm d\u00ebgjuan 12 propozime t\u00eb <span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data Albania<\/span>, prezantuar nga Aranita Brahaj.&nbsp; N\u00eb kulmin e diskutimeve p\u00ebr financime e lobime, Brahaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb rregullat ligjor\u00eb p\u00ebr donacionet.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cDhurimet t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebrmes llogarive bankare. fushata t\u00eb m\u00ebhershme sikurse edhe kjo e fundit, dhurimet n\u00eb cash jan\u00eb deri n\u00eb 50% t\u00eb totalit t\u00eb fondeve jo publike t\u00eb siguruara p\u00ebr fushat\u00ebn.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Duhet informim n\u00eb koh\u00eb reale mbi donacionet monetare t\u00eb fushat\u00ebs, edhe p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb votimit.&nbsp; Duhet rregullim m\u00eb efikas i rasteve t\u00eb parashikuara si konflikt interesi p\u00ebr donator\u00ebt.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebrve\u00e7 parashikimit p\u00ebr kontrata dhe fonde publike t\u00eb parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i p\u00ebrfitimeve nga programe t\u00eb subvencionit publik; kreditimit t\u00eb garantuar me fonde publike; p\u00ebrfitues n\u00eb privatizime t\u00eb aseteve publike; p\u00ebrfitues nga legalizime; p\u00ebrfitues nga programe publike n\u00eb dobi t\u00eb biznesit\u201d- tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e <span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span>, Aranita Brahaj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb pyetje-p\u00ebrgjigjeve me deputet\u00ebt, Brahaj tha se n\u00eb zgjedhjet lokale, raportimi duhet t\u00eb jet\u00eb individual p\u00ebr zon\u00ebn zgjedhore.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cT\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia p\u00ebr raportim financiar edhe sipas deg\u00ebve t\u00eb partive politike n\u00eb rastin e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe sipas shtabeve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryebashkiak, n\u00eb rastin e zgjedhjeve lokale.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ligji do t\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb raportim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb shpenzimeve dhe kontraktor\u00ebve n\u00eb raste kur ato jan\u00eb subjekte t\u00eb huaja.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb secilin nga k\u00ebto raste t\u00eb k\u00ebrkohet raportim me nj\u00eb format t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb kontraktonit; p\u00ebrkat\u00ebsia e t\u00eb drejt\u00ebs tregtare q\u00eb rregullon ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij kontraktori; t\u00eb dh\u00ebna financiare t\u00eb kontrat\u00ebs dhe t\u00eb dh\u00ebna objekti i kontrat\u00ebs\u201d- u shpreh Brahaj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb prezantimit, bashk\u00ebkryetar\u00ebt e komisionit,&nbsp; Bledi \u00c7u\u00e7i dhe Oerd Bylykbashi k\u00ebrkuan nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizatave q\u00eb rekomandimet e tyre ti paraqesin pran\u00eb sekretaris\u00eb s\u00eb komisionit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtohen n\u00eb mbledhjet e radh\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>12 rekomandimet e <span style=\"color: rgb(0, 0, 255);\">Open Data<\/span> p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dhurime vet\u00ebm p\u00ebrmes llogarive bankare. T\u00eb vendoset detyrimi ligjor p\u00ebr deklarim dhe dhurim me sistem bankar (jo cash) p\u00ebr \u00e7do vler\u00eb dhurimi fond jo publik, e jo vet\u00ebm p\u00ebr vlera t\u00eb dhurimeve mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb. Ndryshim n\u00eb Nenin 90 pika 2 e Kodit Zgjedhor. N\u00eb fushata t\u00eb m\u00ebhershme sikurse edhe kjo e fundit, dhurimet n\u00eb cash jan\u00eb deri n\u00eb 50% t\u00eb totalit t\u00eb fondeve jo publike t\u00eb siguruara p\u00ebr fushat\u00ebn.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Informim n\u00eb koh\u00eb reale mbi donacionet monetare t\u00eb fushat\u00ebs. N\u00eb fakt ky lloj rregullimi ka baz\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb, neni 9, paragrafi 3, i cili parashikon shprehimisht Burimet financiare t\u00eb partive, si dhe shpenzimet e tyre b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike. Ky rregullim ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb Kod, por \u00ebsht\u00eb hequr me ndryshimet b\u00ebra p\u00ebr nenin 90 paragrafi 1 kur dikur thuhej: Lista e personave q\u00eb dhurojn\u00eb shuma jo m\u00eb pak se 100 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe vlera p\u00ebrkat\u00ebse, duhet t\u00eb b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike. Me ndryshimet e b\u00ebra me Ligjin Nr. 74.2012, dat\u00eb 19.07.2012, kjo fjali \u00ebsht\u00eb hequr duke krijuar regres n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim publik mbi mb\u00ebshtet\u00ebsit e nj\u00eb partie politike p\u00ebrmes donacioneve, edhe p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb votimit.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>T\u00eb shmanget me parashikim t\u00eb qart\u00eb ligjor \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie donacioni, subvencioni apo kreditimi nd\u00ebrmjet subjekteve elektorale dhe subjekteve mediatike. Neni q\u00eb parashikon konfliktin e interesit, neni 89, e p\u00ebrjashton subjektin q\u00eb ushtron veprimtari mediatike apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb aksioner n\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb till\u00eb, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb donator i nj\u00eb subjekti elektoral. Kjo \u00ebsht\u00eb mjaft korrekte n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias dhe ndarjes s\u00eb k\u00ebtyre dy pushteteve. Nga ana tjet\u00ebr, Neni 84, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor krijon nj\u00eb burim financiar shtes\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike. Media detyrohet me ligj t\u00eb dhuroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb minutave p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb konsumuar kundrejt pages\u00ebs nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar reklame. Ky nen duhet shfuqizuar pasi: 1. krijon nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi kontradiktore me rregullimin e nenit 98; 2. krijon v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb monitorim; 3. \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare edhe n\u00eb zgjedhje p\u00ebr pushtetin vendor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji e parashikon vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme; 4. nuk jemi n\u00eb situata ku partit\u00eb kan\u00eb mungesa dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb mbulim t\u00eb kostove financiare t\u00eb reklam\u00ebs, reklama politike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr masive n\u00eb emetime mediatike t\u00eb fushat\u00ebs dhe do ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb orientohet \u00e7do subjekt politik drejt cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb mesazhit dhe reklam\u00ebs, dhe jo drejt sasis\u00eb.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Gjithashtu, jemi n\u00eb kontekste t\u00eb tjera ku edhe media audovizive nuk q\u00ebndron ngusht\u00ebsisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mediave t\u00eb licencuara si media komb\u00ebtare. Ka formate t\u00eb ndryshme t\u00eb emetimit audioviziv bazuar n\u00eb teknologjin\u00eb e re.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Po kaq i gabuar dhe kontradiktor konsiderohet edhe rregullimi p\u00ebr reklam\u00ebn pa pages\u00eb i b\u00ebr\u00eb me ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Partit\u00eb n\u00eb Maj 2017, ligj q\u00eb bie ndesh me Kodin aktual.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kodi i ri elektoral, do t\u00eb duhet t\u00eb respektoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese ndalimin e pozicionimit t\u00eb donatorit p\u00ebr subjektet mediatike. Subjektet mediatike duhet t\u00eb jen\u00eb pal\u00eb t\u00eb partive dhe subjekteve elektorale vet\u00ebm p\u00ebrmes kontratave tregtare, t\u00eb cilat do ishte mir\u00eb t\u00eb ishin gjithashtu t\u00eb aksesueshme nga publiku p\u00ebr rastin e kontraktimeve n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Po k\u00ebshtu, duhet par\u00eb me kujdes edhe situata e faturave t\u00eb papaguara dhe situatave debitore. Subjektet tregtare e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb detyrimeve, por kur subjekti debitor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti politike me pushtet, k\u00ebrkimi i debive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e&nbsp; mundshme intimidimi dhe influence. P\u00ebr t\u00eb mos lejuar situata t\u00eb tilla, ku borxhi kthehet n\u00eb donacion, ligji zgjedhor duhet t\u00eb parashikoj\u00eb edhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb KQZ-s\u00eb gjat\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb fondit vjetor apo zgjedhor p\u00ebr partit\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet&nbsp; n\u00eb likuidim t\u00eb detyrimeve t\u00eb deklaruara si t\u00eb njohura e t\u00eb papaguara gjat\u00eb fushat\u00ebs. I nj\u00ebjti prioritet likuidimi me fondet publike duhet t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr debitor\u00eb t\u00eb palikujduar t\u00eb fushatave q\u00eb nuk jan\u00eb subjekt mediatik.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Rregullim m\u00eb efikas i rasteve t\u00eb parashikuara si konflikt interesi p\u00ebr donator\u00ebt. T\u00eb vendosen parashikime ligjore m\u00eb t\u00eb zgjeruara p\u00ebr parandalimin; deklarimin dhe kontrollin e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr Donator\u00ebt. Kodi Zgjedhor p\u00ebrmes nenit 89 parashikon disa situata t\u00eb ndaluara. Ky nen k\u00ebrkon rregullim dhe zgjerim t\u00eb parashikimeve. K\u00ebshtu, fjala \u2018aksionar\u2019 do ishte mir\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me fjal\u00ebn \u2018zot\u00ebrues\u2019. P\u00ebrve\u00e7 parashikimit p\u00ebr kontrata dhe fonde publike t\u00eb parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i p\u00ebrfitimeve nga programe t\u00eb subvencionit publik; kreditimit t\u00eb garantuar me fonde publike; p\u00ebrfitues n\u00eb privatizime t\u00eb aseteve publike; p\u00ebrfitues nga legalizime; p\u00ebrfitues nga programe publike n\u00eb dobi t\u00eb biznesit. Etj.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Parashikimi ligjor i verifikimit administrativ p\u00ebr rastet e konfliktit t\u00eb interesit. Do t\u00eb ishte me vend q\u00eb KQZ-ja t\u00eb kishte kompetenc\u00eb p\u00ebr verifikim dhe hetim administrativ p\u00ebrmes k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion pran\u00eb institucioneve publike n\u00eb lidhje me respektimin e parashikimeve dhe ndalimeve si konflikt interesi. Verifikim pran\u00eb tatimeve mbi debitor\u00ebt; pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike mbi kontrata publike; pran\u00eb Regjistrit Koncesionar p\u00ebr kontratat koncensionare dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Gjithashtu edhe sanksioni p\u00ebr donator\u00ebt n\u00eb rast t\u00eb deklarimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb mospasjes s\u00eb konflikt interesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sanksion q\u00eb duhet t\u00eb parashikohet n\u00eb Kod.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Afate m\u00eb realiste t\u00eb periudh\u00ebs n\u00ebn raportim t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. N\u00eb kontekstin aktual, Kodi njeh si periudh\u00eb p\u00ebr raportim dhe auditim zgjedhor periudh\u00ebn 30 ditore. Ndryshimet n\u00eb Ligj krijuan premisa, por jo detyrim ligjor p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky afat t\u00eb rregullohet me ligjin zgjedhor dhe afati i raportimit financiar p\u00ebr shpenzime zgjedhore t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se sa 30 dit\u00eb p\u00ebrpara fillimit.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kufizimi i totalit t\u00eb shpenzimeve zgjedhore \u00ebsht\u00eb i pabazuar, sjell premisa p\u00ebr mosdeklarim. Nuk kemi pse t\u00eb kemi kufizime t\u00eb tilla. Le t\u2019u japim mund\u00ebsi Partive dhe Subjekteve t\u00eb legalizojn\u00eb dhe t\u00eb tregohen transparent\u00eb n\u00eb raportimin e mb\u00ebshtetjes dhe mund\u00ebsive t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar instrumente financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr fushat\u00ebn. Mbledhja e fondeve p\u00ebr subjektet elektorale n\u00eb fushat\u00eb nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si mund\u00ebsi, por edhe si nj\u00eb shprehje e besimit t\u00eb votuesve edhe p\u00ebrmes donacioneve. Propozohet k\u00ebshtu shfuqizimi i paragrafit 3 t\u00eb nenit 90.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ruajtja e financimit miks fonde publike dhe jopublike p\u00ebr subjektet elektorale. AIS nuk mb\u00ebshtet propozime p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb financim me nj\u00eb lloj burimi financiar p\u00ebr fushat\u00ebn. Jemi kund\u00ebr propozimeve p\u00ebr t\u00eb mbuluar plot\u00ebsisht me para publike fushatat, pasi kjo i b\u00ebn partit\u00eb t\u00eb identifikohen me subjekte buxhetore shtet\u00ebrore.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Rregullim m\u00eb i qart\u00eb i burimit t\u00eb financimit p\u00ebrmes kredive dhe deklarimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kreditimit p\u00ebrmes nj\u00eb regjistri t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Neni 87\/1, pika \u00e7 \u201cKredit\u00eb\u201d. Do t\u00eb duhet t\u00eb parashikohet edhe deklarimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kreditimit duke paracaktuar dhe listuar kategorit\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr deklarim. Garant\u00ebt e kreditimit, kushtet, afatet, barra siguruese, forma e aplikimit, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb identitetit t\u00eb subjektit kreditues. Duhet parashikuar a mund t\u00eb merren kredi n\u00eb institucione jo t\u00eb licencuara p\u00ebr veprimtari financiare; duhet sakt\u00ebsuar a lejohet kreditimi apo garantimi i tij nga subjekte t\u00eb huaja.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>T\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia p\u00ebr raportim financiar edhe sipas deg\u00ebve t\u00eb partive politike n\u00eb rastin e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe sipas shtabeve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryebashkiak, n\u00eb rastin e zgjedhjeve lokale. Ky parashikim nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kod dhe as n\u00eb ligjin P\u00ebr Partit\u00eb Politike. Do t\u00eb ishte e vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb disiplinim m\u00eb i mir\u00eb i raportimit financiar sipas zonave elektorale.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ligji Zgjedhor (Kodi) do t\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb n\u00ebse pranon dhurime nga subjekte t\u00eb regjistruara si organizma jofitimprur\u00ebs (jo qeveritare). Kodi nuk ka ndonj\u00eb ndales\u00eb. Po k\u00ebshtu ligji p\u00ebr OJF ka rregullime jo shteruese. Aktualisht n\u00eb disa vende t\u00eb rajonit dhe Europ\u00ebs konsiderohet si shqet\u00ebsim financimi i partive politike me fonde me burim t\u00eb huaj p\u00ebrmes OJF lokale. Ligjv\u00ebn\u00ebsi do ishte mir\u00eb q\u00eb edhe pse nuk kemi shqet\u00ebsim aktual t\u00eb evidentuar t\u00eb konsideroj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb rregullimi ndalues apo t\u00eb mir\u00eb rregulluar.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ligji do t\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb raportim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb shpenzimeve dhe kontraktor\u00ebve n\u00eb raste kur ato jan\u00eb subjekte t\u00eb huaja. N\u00eb secilin nga k\u00ebto raste t\u00eb k\u00ebrkohet raportim me nj\u00eb format t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb kontraktonit; p\u00ebrkat\u00ebsia e t\u00eb drejt\u00ebs tregtare q\u00eb rregullon ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij kontraktori; t\u00eb dh\u00ebna financiare t\u00eb kontrat\u00ebs dhe t\u00eb dh\u00ebna objekti i kontrat\u00ebs.<\/div>\n<div>&nbsp;<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb mbyllje, ju fal\u00ebnderoj edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr d\u00ebgjes\u00eb dhe konsultime dhe ju siguroj se mbetemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojm\u00eb kontributin ton\u00eb n\u00eb vazhdim t\u00eb procesit t\u00eb konsultimit, hartimit dhe miratimit t\u00eb ndryshimeve ligjore p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Open Data, Brahaj: Publiku t\u00eb njihet me donacionet monetare p\u00ebrpara se t\u00eb votoj\u00eb partin\u00eb Komisioni p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore zhvilloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte seanca d\u00ebgjimore me organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ezgjedhjeve. Deputet\u00ebt e Komisionit t\u00eb Posac\u00ebm d\u00ebgjuan 12 propozime t\u00eb Open Data Albania, prezantuar nga Aranita Brahaj.&nbsp; N\u00eb kulmin e diskutimeve p\u00ebr financime e lobime, Brahaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb rregullat ligjor\u00eb&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":18,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-26b","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8071"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8071"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8326,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8071\/revisions\/8326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}