Open Data Albania, në raportin “Ndihma e Huaj në Shqipëri” i Departamentit të… Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj të Këshillit të Ministrave, thekson faktin se ka një rënie të ndjeshme ekonomike të granteve të ardhura nga jashtë.

Duke filluar nga viti 2000, vlera e ndihmës së huaj për Shqipërinë ka ardhur në rritje deri në vitin 2008. Gjatë këtij viti vlera e granteve dhe huave të dhëna nga donatorët ka qenë 240 milionë euro, por krahasuar me një vit më parë vihet re një ulje e totalit të ndihmës së huaj, me rreth 24%. Gjermane, qeveria japoneze dhe SHBA, ndërsa donatorët kryesorë shumëpalësh janë Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Gjatë viteve të fundit, ndihma e huaj sipas sektorëve ekonomiko – socialë për Shqipërinë është shpërndarë kryesisht në transport, energjitikë dhe në demokratizimin dhe shtetin e së drejtës. Gjatë 2008, pjesa më e madhe e ndihmës ekonomike për Shqipërinë është dhënë në fushën e transportit me 31%, në vend të dytë renditet energjitika me 14% dhe në vend të tretë demokratizimi dhe shteti i së drejtës me 13%.