Open Data Albania po hulumton mbi ndryshimin e nivelit të shpenzimeve publike për Programe Shëndetësi Plan 2023 përmes Akteve Normative. Qeveria miratoi gjatë vitit 2023 dy Akte Normative për ndryshimin e Plan Buxhetit 2023, Akt Normativ Nr. 5 datë 18.10.2023 dhe Akt Normativ Nr. 6 datë 14.12.2023.
Në të dy ndryshimet e bëra, Qeveria ka planifikuar shkurtim të shpenzimeve për Programet e Sektorit Shëndetësi. Buxheti total për programet e Shëndetësisë është riplanifikuar me 3.68 miliard lekë (apo 7.8%) më pak në raport me Planin Fillestar. Fillimisht tkurret me 2.52 miliard lekë në Aktin e Tetorit 2023 dhe një tjetër reduktim shënoi në Aktin e muajit Dhjetor 2023 me 1.16 miliard lekë.
Total Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga 78.04 miliard lekë në Planin Fillestar (Ligji Nr. 84/2022) është ulur në 74.49 miliard lekë (AN Nr. 6/2023).
Burimi: Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dy Programet e Sektorit Shëndetësi, Shërbimet e Kujdesit Spitalor dhe Shërbimet e Shëndetit Publik rezultojnë me ulje në planifikim përkatësisht 3.12 miliard lekë dhe 559.7 milion lekë.
Shërbimet e Kujdesit Spitalor ndahen në Shërbimet e Kujdesit Parësor dhe Dytësor.
Programi Buxhetor Shërbimet e Kujdesit Parësor shkurtohen me 21.74%. Ky zë shënonte në Planin Fillestar vlerën 8.365 miliard lekë. Fillimisht u reduktua në 6.571 miliard lekë në Tetor 2023 dhe më pas u shkurtua në 6.547 miliardë lekë.
Programi tjetër Shërbimet e Kujdesit Dytësor në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2023, shënonte 34.49 miliard lekë, e cila u shkurtua fillimisht në 34 miliard lekë në tetor dhe pastaj në 33.19 miliard lekë në muajin dhjetor. Në total tkurrje në vlerën 1.3 miliard lekë, apo 3.78%.
Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shërbimet e Shëndetit Publik shënojnë ri planifikim shpenzimesh më afër me planin fillestar. Nga 4.188 miliard lekë të planifikuara në Ligjin Për Buxhetin e Vitit 2023, në Dhjetor 2023 këto shpenzime u riplanifikuan në 3.628 miliard lekë, me një reduktim prej 560 milion lekësh.
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tkurrje më të lartë mes zërave të Programe Shëndetësi ka Shërbimet e Kujdesit Parësor me 1.8 miliard lekë më pak ose minus 21.74% të Plan Shpenzimeve Fillestare. Vijon pastaj Programi Shërbimet e Kujdesit Dytësor me reduktim nga plani fillestar në vlerën 1.3 miliard lekë, pasur nga Shërbimet e Shëndetit Publik me 560 milion lekë shkurtim.
Në përqindje ndaj Planit Fillestar, Shërbimet e Shëndetit Publik shkurtohen me 13.36%, ndërsa Shërbimet e Kujdesit Dytësor me 3.78%.
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Fondet e planifikuara për këto programe përbëjnë 58.21% të vlerës total të Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 11.27% të totalit të Institucioneve Buxhetore.
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela:Plan Shpenzime Publike 2023, Programe Shëndetësi, MSHMS, Institucione Buxhetore dhe Total Buxheti
Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vlera shpenzimeve riplanifikuar në fund të vitit për totalin e Programeve Shëndetësi 2023 rezulton të jetë gati 6.15% e totalit të Shpenzimeve Buxhetore 2023. Kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto kjo vlerë është gati 2%.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli