Qeveria Shqiptare gjatë 2023, ka ndryshuar dy herë Ligjin Nr. 84/2022 “Për Buxhetin e Vitit 2023”, përmes Akteve Normative të muajit Tetor dhe Dhjetor.

Akti Normativ Nr. 5 datë 18.10.2023 miratoi shtesë të Ardhurash me plus 7.49 miliardë lekë (ose rreth 71 milion euro). Shtesë kjo që u planifikua për rritjen e Shpenzimeve Buxhetore. Niveli i Deficitit mbetet i pa ndryshuar. Me Akt Normativ Nr. 6 datë 14.12.2023 nuk u shënuar ndryshime në treguesit kryesor buxhetor, të Ardhura, Shpenzime dhe Deficit, por u ri-alokuan zëra shpenzimesh.



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në Buxhetin Fillestar (dhjetor 2022), të Ardhurat Buxhetore për vitin 2023 ishin planifikuar 642.6 miliardë lekë. Ky plan, me aktin e muajit tetor dhe dhjetor u riplanifikuan 650.1 miliardë lekë (me plus 7.49 miliard lekë apo 1.2%)

Kjo rritje vjen nga zëri kryesor i buxhetit të Ardhurat Tatimore, ku nga 588.45 miliard lekë (Plani Fillestar) në 595.94 miliard lekë (Akt Normativ Nr. 5/2023),  dhe mbeten po aq sipas në Aktit Normativ Nr. 6/2023.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Zërat e të ardhurave Buxhetore, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja në të Ardhurave Tatimore mbështetet e gjitha nga rritja në kategorinë të Ardhura nga Fondet Speciale (rritje nga kontributet mbi pagat që mbledh Autoriteti Tatimor për të punësuarit duke kaluar në Fondin e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësorë) rritje me plus 16.3 miliardë lekë), ndërsa kategoritë të ardhura nga Tatimet dhe Doganat dhe të Ardhura nga Pushteti Vendor rezultojnë me reduktim, përkatësisht 7.4 miliard lekë dhe 1.4 miliardë lekë tkurrje në arkëtim.

Të Ardhurat nga Fondet Speciale parashikohen tashmë 144.4 miliard lekë nga 128.1 miliard lekë Plani Fillestar. Rritja më e madhe mbështetet nga rritja e të ardhurave nga Sigurimi Shoqëror me plus 14.6 miliard lekë, ndërsa pjesa tjetër ose 1.7 miliard lekë parashikohet rritje në të ardhurat nga Sigurimi Shëndetësor. Kjo vjen edhe si pasojë e Vendimit për Rritjen e Pagës Minimale për efekt deklarim tatimor, ku punëdhënësit janë të detyruar të rrisin pagën minimale për efekt tatimi.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshimet në zërat e kategorisë Të ardhura nga Fondet Speciale, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga Tatime dhe Dogana ulen për shkak të reduktimit të të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me minus 10.9 miliard lekë dhe të ardhura nga Taksa Nacionale dhe të tjera me minus 13.3 miliard lekë nga parashikimi fillestar. Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin, Tatimi mbi të Ardhurën Personale dhe Taksat Doganore janë rritur përkatësisht me 9.5 miliardë lekë, 7 miliardë lekë dhe 300 milion lekë. Arkëtimet nga Akciza të pandryshuara.

Reduktimi i të ardhurave nga Taksa Lokale me 800 milion lekë dhe të ardhurave nga Tatimi mbi Pasurinë (ndërtesat) me 611 milion lekë, kanë sjellë uljen e kategorisë të Ardhura nga Pushteti Vendor me minus 1.4 miliardë lekë.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kategoritë e Shpenzimeve planifikohen me rritje, Shpenzimet Korrente me plus 1.77 miliard lekë, Fondi Rezervë planifikon plus 3.48 miliard lekë dhe Shpenzimet Kapitale me plus 11.24 miliard lekë nga plani fillestar. Zëri i Shpenzimeve të Tjera reduktohet me 9 miliardë lekë. Në total shpenzimet buxhetore riplanifikohen me plus 7.49 miliard lekë më shumë se sa plani fillestar, ai i Ligjit të Buxhetit 2023.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Kategori Shpenzimesh, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimeve Korrente kategorizohen në shpenzime personeli, interesa, operative mirëmbajtjeje, subvencionet, shpenzime për fondet speciale, shpenzime për buxhetin vendor dhe shpenzime të tjera.

Në rritjen e Shpenzimeve Korrente dominojnë Shpenzimet Operative Mirëmbajtjeje me rreth 7.76 miliard lekë shtesë, e cila rezulton nga rrijta në shpenzimet e qeverisjes qendrore (plus 7.76 miliard lekë).

Kategoria Shpenzime për Buxhetin Vendor shënon rritje reth 889 milion lekë nga plani fillestar, ndërsa Subvencionet rriten me 7 milion lekë. Nga ana tjetër, kategoritë Shpenzime Personeli, shpenzime për Interesa dhe Shpenzime për Fondet Speciale shfaqen me shkurtim në shpenzime, përkatësisht 820 milion lekë, 4.9 miliard lekë dhe 1.6 miliard lekë.



Tabela:Shpenzimet Korrente sipas Zërave, Plan Fillestar vs AN Nr.5/2023 & AN. 6/2023 ne milion leke
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshime në Zërat e Shpenzimeve Operative Mirëmbajtje, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

820 milion lekë shkurtim në kategorinë Shpenzime Personeli, rezulton nga ulja e shpenzimeve të zërin Paga me minus 873 milion lekë dhe në zërin Kontributi për Sigurimet Shoqërore me minus 347 milion lekë. Zëri Fondi i Veçantë i Pagave rritet me plus 400 milion lekë.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshime në Zërat e Shpenzimeve Personeli, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja në Shpenzimet për Buxhetin Vendor mbështeten nga rritja e Transfertës nga Buxheti i Shtetit për pushtetin vendor me plus 2.2 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet nga të ardhurat e veta tatimore të Buxhetit Vendor janë ulur me 1.4 miliardë lekë.

Shkurtimi në kategorinë Shpenzime për Fondet Speciale rezulton nga ulja e shpenzimeve për Sigurime Shoqërore me 1 miliardë lekë dhe ulja e Shpenzimeve për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve me 1.6 miliardë lekë.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshime në Zërat e Shpenzimeve për Buxhetin Vendor, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshime në Zërat e Shpenzimeve për Fondet Speciale, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondit Rezervë shënon rritje në secilin Akt Normativ, plus 1.7 miliard lekë në Tetor dhe plus 1.78 miliard lekë në Dhjetor. Në finale buxheti për Fondin Rezervë është riplanifikuar me 3.48 miliard lekë më shumë se Plani Fillestar. Buxheti për Kontingjencën rritet me 2.98 miliardë lekë sipas ri planifikimit të fundit.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshime në Zërat e Shpenzimeve të Fondit Rezervë, Plan Fillestar vs Riplanifikim Final (milion lekë)
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Qeveria me shtesën në të Ardhura Buxhetore planifikoi rritjen e Shpenzimeve, duke bërë që Deficiti Buxhetor të mbetet po në vlerën 55.5 miliardë lekë.

Deficit buxhetor ndryshon vetëm formën e financimit. Financimi i brendshëm, nga 30.15 miliard lekë (apo 54.3% e totalit) që planifikohej në ligjin e buxhetit, me Akt Normativ Nr. 6/2023 parashikohet 10.4 miliard lekë (ose 18.8%), vlerë kjo 65.4% me e ulët se Plani Fillestar.



Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Defiçiti Buxhetor, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Tetor dhe Dhjetor 2023
Burimi:MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/per-buxhetin-e-vitit-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Financimi i Huaj riplanifikohet me plus 19.7 miliardë lekë apo 77.8% më shumë se planifikimi fillestar. Në total financimi i huaj sipas riplanifimit të fundit parashikohet rreth 45.1 miliardë lekë (apo 81.2% e totalit të defiçitit buxhetor). Vlera e financimit të huaj të defiçitit buxhetor është sa 2.1% e Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2023.

Shkarko excel: Buxheti 2023, Ndryshime gjatë vitit përmes Akt Normativ Nr. 5/2023 dhe Nr. 6/2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli