Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitin 2023 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetin, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (link) të dhëna për tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po zbardhim të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas Origjinës së Kapitalit pra sipas shtetit të origjinës të zotëruesve të Kapitalit. Ky informacion ndihmon për të kuptuar interesa ekonomike dhe tregtare sikurse lehtësi për bërje biznes në Shqipëri. Rritja e Investitorëve të huaj që bëjnë biznes në vend tregon klimë të pëlqyeshme biznesi sikurse edhe mundësi për transferim të sektorëve të ndryshëm ekonomik në vendin tonë. Në vitin 2023 në vend janë regjistruar 4 125  (katër mijë e njëqind e njëzetë e pesë) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK (një vit me pare numri ishte vetëm 3608). Me kapital tërësisht të huaj janë 914 prej tyre ose 22.16% e totalit të shoqërive. Nëse shohim peshën në kapitalin total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, na rezulton se ky kapital është  12 412 348 382 (dymbëdhjetë miliard e katërqind e dymbëdhjetë milion e treqind e dyzetë e tete mije e treqind e tetëdhjetë e dy) Lekë ose 50.55% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2023. Në 2023 kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 24 556 376 944 ( njëzetë e katër miliard e pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë  milion e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e dyzetë e katër) Lekë. Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 217 shoqërish me kapital  miks shqiptar dhe të huaj. Ndërsa 46.04% e kapitalit të shoqërive të themeluara në vendin tonë është kapital vendas (zotërues shtetas shqiptar). 



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim vendet nga kanë origjinë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2023, Italia qëndron në vendin e parë me 386 shoqëri ose 9.36% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia shënon mbi 39% të totalit të kapitalit të themeluar megjithëse shoqëria më e madhe raporton kapital në natyrë. Italia pasohet nga Turqia  me 94 shoqëri, Kosova 79 dhe Gjermania me 34. Fqinji ynë Greqia i njohur si investitor i huaj në vend gjatë viteve të mëhershme qëndron në nivelin prej vetëm 10 shoqërive të themeluara gjatë 2023. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Bangladesh, Kuvajt, Jemen etj. 



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2023. Azia është ajo që pason me 54 dhe Amerika e Veriut  me 29 shoqëri. 

Lista e subjekteve të themeluara nga zotërues të huaj sipas origjinës për vitin 2023 është  e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirë strukturuar të shoqërive të themeluara gjatë 2023 mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive. 

Open Data Albania po publikon edhe indikatorë të tjerë që lidhen me shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2023. Treguesit bëjnë të njohur origjinën e kapitalit të shoqërive si kapital vendas apo i huaj sipas origjinës së zotëruesit; shpërndarjen e shoqërive sipas rretheve; sipas formës ligjore, sipas statusit në vitin e parë të regjistrimit dhe sipas pronësisë private apo shtetërore. 

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: L. Kanani dhe P. Nikolli