Gjatë muajve të vitit 2023, Qeveria ka ndryshuar dy herë Ligjin Nr. 84/2022 “Për Buxhetin e Vitit 2023” me Akt Normativ Nr. 5 datë 18.10.2023 dhe Akt Normativ Nr. 6 datë 14.12.2023. Open Data Albania po hulumton mbi ndryshimet në planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe programeve qeveritare për vitin 2023. 

Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti. Niveli i Shpenzimeve Buxhetore për vitin 2023 për garantimin e këtyre funksioneve (përfshirë edhe shpenzimet e paklasifikuara) parashikohej 698.1 miliard lekë në planin fillestar. Me ndryshimet e bëra në Buxhetin e Shtetit, Qeveria ka planifikuar zgjerim të shpenzimeve buxhetore. 

Ndryshimi i miratuar me Aktet Normative të muajit Tetor dhe Dhjetor ri-planifikon totalin e Shpenzimeve Buxhetore në 705.6 miliardë lekë, gati 7.49 miliardë më shumë se Plani Fillestar (apo 1.07% më të larta). Me rritje planifikohen funksionet Rendi dhe Siguria Publike, Shërbimet e Përgjithshme Publike, Çështjet Ekonomike dhe Argëtimi, Kultura dhe Çështjet Fetare, ku rritje më të lartë shënojnë Çështjet Ekonomike me plus 13.1 miliardë lekë. 

Funksionet si Arsimi, Mbrojtja, Shëndetësia, Mbrojtja Sociale, Mbrojtja e Mjedisit dhe Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit, rezultojnë me ulje të nivelit të shpenzimeve sipas ri-planifikimit të fundit.  



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Shpenzime Publike 2023 sipas Funksioneve, Plan Fillestar Vs AN Nr. 5/2023 dhe AN Nr. 6/2023 (në mijë lekë)
Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja në shpenzimet për Çështjet Ekonomike mbështetet kryesisht nga rritja në shpenzimet e Transportit (me plus 14.1 miliardë lekë) dhe shpenzimet për Bujqësinë, Pyjet dhe Peshkimin (me plus 824 milion lekë). Shpenzimet për mbështetjen e Komunikacionit, Energjisë dhe Industrisë ulen me 1.1 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për çështjet e përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe punësimit shënojnë ulje me minus 550 milion lekë. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shërbimet e Përgjithshme Publike mbështeten nga rritja në shpenzimet e Programit Planifikim, Menaxhim dhe Administrim – Organet Ekzekutive, rritja e shpenzimeve për Shërbimet Qeveritare, Administratë Publike dhe e-Qeverisje, si dhe në Programin Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik. Shpenzimet për Programin e Kompensimit të Pronave tkurren me 1.6 miliardë lekë. Të tjera programe që rezultojnë me ulje në shpenzime janë Shërbimet Diplomatike dhe Prefekturat dhe Gjendja Civile



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Rendin dhe Sigurinë Publike shtohen me rreth 1 miliard lekë. Kjo rritje mbështetet kryesisht nga rritja e shpenzimeve për Policinë e Shtetit (plus 1.2 miliard lekë) dhe shpenzimet për Sistemin e Burgjeve dhe Shërbimin e Provës (plus 625 milion lekë). Buxheti për SPAK, Institucionet e Drejtësisë, Shërbimet Informative Shtetërore dhe Shërbimet Gjyqësore shfaqet me tkurrje në planifikim në raport me planin fillestar. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Arsimin tkurren me rreth 648 milion lekë. Vetëm Arsimi Bazë shfaq shtesë në shpenzime sipas ri-planifikimit në dhjetor, me plus 535 milion lekë. Programet e tjera të funksionit publik të Arsimit, si Arsimi i Mesëm, Arsimi Profesional, Arsimi Universitar dhe Shkenca dhe Arsimi Ushtarak, shfaqen me reduktim shpenzimesh. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Programet e Shëndetësisë, si Shërbimi i Kujdesit Spitalor, Shëndeti Publik dhe Mbështetje për Shëndetësinë Ushtarake shfaqin tkurrje në shpenzime krahasuar me planin fillestar, duke bërë që shpenzimet buxhetore për funksionin e shëndetësisë të shkurtohen me rreth 4.8 miliard lekë. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Mbrojtjen Sociale me Akt Normativ të muajit Tetor dhe Dhjetor ri-planifikohen rreth 986 milion lekë më ulëta se sa Plani Fillestar. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Mbrojtjen shkurtohen me 4.3 miliard lekë në raport me planifikimin fillestar. Buxheti për Forcat e Luftimit tkurret me 3.3 miliard lekë, ndërsa buxheti për Mbështetjen e Luftimit ulet me 1 miliard lekë. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndër programet e Strehimit dhe Komoditeteve Komunitare, buxheti për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime rritet me 810 milion lekë në raport me Planin Fillestar. Programet tjera si Strehimi, Planifikimi Urban, etj. shfaqen me ulje, duke sjell reduktim të planit të shpenzimeve për Strehim dhe Komoditetet Komunitare me minus 1.35 miliard lekë. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Argëtimi, Kultura dhe Çështjet Fetare mbështetet kryesisht nga rritja e shpenzimeve për Mbështetjen e Rinisë, Sportit dhe Kulteve Fetare me plus 500 milion lekë (apo 62% më shumë se plani fillestar). 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Mbrojtjen e Mjedisit tkurren me 46 milion lekë. Përkatësisht 38.3 milion lekë reduktim në Programin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe 7.7 milion lekë në Programin për Menaxhimin e Tokës Bujqësore dhe Administrimit të Ujërave



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja në kategorinë Shpenzime të Paklasifikuara mbështetet kryesisht nga rritja e shpenzimeve për Fondin e Rindërtimit me plus 12 miliardë lekë. Pjesa tjetër vjen nga rritja e shpenzimeve për Pushtetin Vendor dhe Fondin Rezervë & Kontingjencë e KM, përkatësisht 889 milion lekë dhe 4.88 miliardë lekë. 



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2023: https://financa.gov.al/buxheti-2023/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Interesat – Kosto e Borxhit janë ulur me 4.9 miliardë lekë, shënuar kjo edhe nga rënia e vlerës së monedhës së huaj kundrejt lekut ndërsa Mbështetja për Energjinë me 9 miliardë lekë. 

Shkarko excel: Ndryshime gjatë vitit në Shpenzime Buxhetore 2023 sipas Funksioneve dhe Programeve 2023, Akt Normativ Nr. 5/2023 dhe Nr. 6/2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli