Plan Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2024 ka vlerën 33 439 539 639 tridhjete e të miliard e katërqind e tridhjetë e nëntë milion e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë Lekë. Burim të dhënash të Relacionit final për Programin Buxhetor Afatmesëm. Krahasuar me një vit më parë ky buxhet është planifikuar me rritje 9.81%.

Struktura e të ardhurave të Bashkisë Tiranë për vitin 2024 përbëhet nga, Të ardhura të veta dhe Transferta të pakushtëzuara nga Pushteti Qendror.

Të ardhura të veta përbëhen nga: Tatimore, Jotatimore, Të mbartura dhe Të ardhura të planifikuara nga Donatorët.



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat tatimore. Taksa e cila do të arkëtojë më shumë të ardhura për buxhetin 2024 do të jetë Taksa mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” me rreth 53% rritje krahasuar me vitin 2023, ku vetëm për familjarët rritja do të jetë gati 28%.



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga Taksa e tokës bujqësore do të shënojnë gjithashtu rritjen më të lartë pas asaj të ndërtesës me 40.2%. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Edhe të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel parashikohen të rriten me 21.48% krahasuar me vitin 2023, duke dhënë një sinjal pozitiv lidhur me flukset hyrëse të turistëve dhe rezidentëve.

Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Edhe kjo taksë ka shënuar rritje dhe planifikohet me të ardhura shtesë për 2024 , Taksa e Infrastrukturës Arsimore u fut për herë të parë në dhjetor 2015 si takse e përkohshme me vendim të këshillit bashkiak nr.59/2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore për qytetin e Tiranës”, si taksë e përkohshme me një afat 7 vjeçar deri në 2022. Taksa  u shty edhe për tre vite të tjera po me VKB.

Për vitin 2024 Bashkia ka 10 miliard lek të ardhura të mbartura që kalojnë si të pashpenzuara nga 2023 tek 2024. Aplikimi i të ardhurave në mbartje në nivele kaq të larta kundrejt total të ardhura, është një fakt për mungesë të eficensë buxhetore dhe mos shfrytëzimit të potencialit për Shërbime dhe Investime ndaj taksapaguesve. Nëse konsiderojmë faktin që Bashkia po begaton edhe kontraktorët PPP për Institucione Arsimore duke u paguar interesa për investimet e tyre deri në likuidim dhe dorëzim objekti (PPP për Shkolla Koncesionare), mbartja pasive të të ardhurave përkon me një fenomen pa eficensë dhe me dëmtim ekonomik për financat publike.

Po njësoj një mbartje kaq e lartë e të ardhurave (edhe tatimore) nuk përligj vendimmarrjet për rritje të barrës së taksimit përmes Taksës për Infrastrukturën Arsimore.



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Transferta e pakushtëzuar është fond që buxheti qendror i transferon pushtetit vendor, dhe përfshin fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme shpërndahet ndërmjet njësive të pushtetit vendor sipas formulës së paraqitur në ligjin nr. 68 datë 27.04 2017 “Për financat e vetqeverisjes vendore”, ligjit vjetor të buxhetit si dhe udhëzimeve plotësues. Transferta e pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit për Bashkinë Tiranë plan 2024, do të jetë në 3 732 529 694 Lekë, me një rritje prej 24.06 %, krahasimisht me vitin e mëparshëm.

Transferta e pakushtëzuar sektoriale nga Buxheti i Shtetit për vitin 2024, do të jetë në vlerën Një miliard e katërqind e dyzet e shtatë milion e treqind e njëzet e tëtë mijë dyqind e dyzet e një Lekë 1 447 328 241 lekë, me rritje 9.24 %, kundrejt vitit pararadhës.

Struktura e shpenzimeve përbëhet nga Shpenzime Personeli me 9 014 258 614 Lekë, Shpenzime Operative 10 350 832 461 Lekë dhe Shpenzime Kapitale 14 074 448 564 Lekë. Totali i shpenzimeve të planifikuara është 33 439 539 639 Lekë.



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet sipas Programeve. Transporti ka shpenzimet më të larta me vlerë 5.6 miliard Lekë, pason Zhvillimi i komunitetit me 506 miliard Lekë.



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhëna për Projekte Investim që Bashkia Tiranë ka Planifikuar të Buxhetojë për 2024 janë si në tabelën si vijon



Tabela:Renditje sipas Vlerës së Planifikuar në 2024 për Investime Bashkia Tiranë (të reja apo në vazhdim) vlera në lekë
Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burim të dhënash te Relacionit final për Programin Buxhetor Afatmesëm. Krahasuar me një vit më parë ky buxhet është planifikuar me rritje 9.81%.

Shkarko excel: Buxheti Bashkia Tiranë, Plani vitin 2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Gentjan Gegaj