Magjistratë në pritje të fillimit të procesit të Vetting-ut pas 30 nëntorit 2023, raporte gjinore.

Në bazë të shkresës nr. 4556/2 prot., datë 30.11.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, në përgjigje të kërkesës së Institutit Shqiptar të Shkencave, të datës 20.11.2023 rezulton se deri më datë 30.11.2023 ka përfunduar rivlerësimi kalimtar për 712 subjekte ose 84.4% të subjekteve, nga 805 subjekte që përmban lista ex-officio. Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues…

Azilkërkues shqiptarë në BE dhe EFTA përgjatë viteve, sipas destinacionit, grupmoshës dhe vendimet gjyqësore sipas llojeve

Open Data Albania po hulumton në lidhje me shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian si dhe në vendet EFTA. Të dhënat për BE-në nuk përfshijnë azilet në Mbretërinë e Bashkuar tashmë jashtë Unionit. Azilkërkues quhet çdo shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi që ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare ose është përfshirë në një aplikim të tillë si…

Punësimi sipas grupeve Gjinore në Aktivitete Ekonomike dhe Profesione të caktuara 2016-2021

Dyzet e gjashtë përqind e të punësuarve në Shqipëri janë grupi gjinor Gra. Ky indikator është rritur fare pak në vite duke qëndruar në nivele mbi 45%. Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data Komente dhe Analiza: Open Data Albania Nëse shohim punësimin e grupeve gjinore në Sektorë apo Aktivitete Ekonomike sipas nomenklaturës së INSTAT rezulton se gratë kanë 74% të punësimit në Arsim e po…

Azilkërkues shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas gjinisë, grupmoshës, dhe pranimeve

Open Data po hulumton në lidhje me shqiptarët azilantë në Mbretërinë e Bashkuar duke përpunuar të dhëna sipas gjinisë dhe grupmoshave. Të dhënat janë marrë nga Zyra e Statistikave Zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar.  Azilkërkues quhet çdo shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi që ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare ose është përfshirë në një aplikim të tillë si anëtar i…

Raport Gjinor për të dënuar mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale të Gjyqësorit në RSH 2013-2021

Në vitin 2021 janë 22 % e të dënuarve për vepra penale Korruspion të grupit gjinor Gra. Kjo përqindje është e theksuar nëse konsiderojmë që në total të dënuarat gra për vepra penale janë 13%. Data Albania bazuar në Vjetar Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë ka hulumtuar mbi të dhëna për krimet e lidhura me korrupsionin 2013-2021 dhe raporte gjinore të personave përgjegjës që janë…

Shqiptarët që fituan shtetësi në vendet e Bashkimit Europian 2010-2020, qasje krahasuese me vendet e Ballkanit Perëndimor

Në vitin 2020 janë 40 499 qytetarë shqiptarë që kanë përfituar shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria renditet në numër vendi i tretë si vend origjine për shtetas që aplikojnë dhe fitojnë shtetësinë e një vendi EU por mbetet vendi i parë në Europë dhe qëndron në nivele të theksuara po të gjykojmë që jemi MË pak se 3 milion rezident. Siria…

Preferenca për Studime Universitare sipas Grupeve Gjinore

Në vitin 2021 Studentë të Regjistruar në Shqipëri në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qoftë ato publike dhe jopublik janë 123 880 studentë. Nga këta 73 493 (59%) janë vajza dhe pjesa tjetër 50 387 djem (41%). Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë studiojnë për “biznes, administrim dhe ligj”, konkretisht për vitit 2021 janë 32 227 studentë të regjistruar në këtë…

Të dënuara gra nga Gjykatat Shqiptare për vitin 2021

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi gjendjen aktuale të të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vitin 2021. Të dhënat janë marrë në  Vjetarët Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe  detajohen në numër grash dhe vajzash të dënuara sipas veprës penale apo nenit konkret. Kriminaliteti i grave sipas Vendimeve Gjyqësore për vitin 2021 përbën 5.5 përqind të totalit të kriminalitetit.…

Hendeku Gjinor i Pagës Mesatare në Shqipëri, Rajon dhe Evropë

Open Data Albania po hulumton lidhur me hendekun gjinor të pagës në Shqipëri, Rajon e Evropë. Hulumtimi zbardh edhe të dhëna për hendekun gjinor në moshë të re, përkatësisht nën 25 vjeç. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT). Në vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë raportohet një pagë mesatare bruto prej 57,191 lekë për…

Grupet gjinore dhe Karriera në Profile Akademike, Drejtësi si dhe Poste Menaxheriale

Në katër vite 2018 – 2021 në Universtitetet Shqiptare janë graduar me gradën Doktor Shkencash 1120 studiues. Nga këta 713 janë gra ndryshe 64% e totalit ndërsa burra janë 36% ose 407 studiues. Tabela: Numri i të diplomuarve në “doktoraturë ose ekuivalent” sipas gjinisë Burimi: INSTAT Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: INSTAT Komente dhe Analiza: Open Data Albania Por në ndryshim me realitetin…

Edukimi në Shqipëri sipas Grupeve Gjinore dhe Moshave 2018 – 2021

Vajzat dhe Gratë në Shqipëri janë me nivel më të ulët arsimor se Djemtë apo Burrat. Trendi i përgjithshëm i Arsimimit përmbyset në favor të Grave kur vjen fjala për studime universitare. Në vitin 2020 rezulton se Gratë mbi moshën 25 vjeç, janë 54% të arsimuara vetëm në nivelin fillore ose tetë dhe nëntëvjeçare. Një statistikë që reflekton nivel të ulët arsimor për këtë Grup…

Tkurrja e Popullsisë sipas grupmoshave dhe sipas grupit gjinor 2017 – 2022

Në 1 janar 2022 Shqipëria deklaroi si statistikë zyrtare numër total Popullsie prej 2 793 592 banorë ( dy milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy). Në pesë vjet vendi ka humbur apo ka pakësuar Popullsinë me 82 999 Banorë. Kjo tkurrje apo pakësim vjen për shkaqe që lidhen me emigrimin, uljen e lindshmërisë dhe vdekshmërinë. Viti që…

Raporte Gjinore Administrator në Shoqëri Biznesi me Zotërim Publik Dhjetor 2021

Open Data Albania po hulumton lidhur me administratorët e shoqërive aksionare Sh.a me ofertë publike, shoqëri që zotërohen në mënyrë direkte apo indirekte nga institucionet publike vendore ose qendrore. Sipas nenit 154 dhe 167, të Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar,  administratori i një shoqërie aksionare emërohet nga Këshilli i Administrimit nëse sistemi i administrimit është me një nivel dhe…

Sektori Jofitimprurës, Numër organizatash 2006-2020, Raporte gjinore në drejtimin e OJF-ve

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e Organizatave Jo Fitimprurëse që veprojnë në vend. Sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001, Jo-Fitimprurëse është një shoqatë, fondacion apo qendër, që ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore. E drejta e themelimit të një organizate jofitimprurëse i takon çdo personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Organizatat jofitimprurëse pas themelimit, duhet të…

Lindjet, Vdekjet dhe Shtesa apo Pakësimi Natyrore për Popullsinë sipas Qarqeve 2011 -2021

Open Data Albania po përditëson të dhënat mbi lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore ndër vite, trendin dhe dinamikat e këtyre treguesve për periudhën 2011-2021. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave. Lindjet dhe Vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë vit pas viti duke sjell përllogaritjen e komponentit të tretë, shtesën e popullsisë si diferencë të lindjeve me vdekjet gjatë një viti.…