Open Data Albania po zbardh të dhënat për investimet publike të konsoliduara për periudhën 2018 – 2023. Në analizë nuk përfshihen investimet kapitale për Fondin e Rindërtimit apo Investimet nga te ardhurat e Arsimit te Larte, por vetëm shpenzimet për Projektet e Investimeve Publike me Financim të Brendshëm dhe të Huaj

Në gjashtë vite, Investimet Publike janë rritur me 31.3%. Nga 77.8 miliard lekë në 2018 investimet kapitale buxhetore kanë arritur në 102.1 miliard lekë në 2023. Ndërkohë që investimet me financim të brendshëm janë rritur me 71.6% nga 51.6 në 88.5 miliard lekë, investimet me financim të huaj rezultojnë në ulje. Në vitin 2023 janë realizuar 13.6 miliard lekë shpenzime kapitale me investim të huaj, minus 48.2% (apo 12.6 miliard lekë) më pak se në 2018 dhe 27.2% më pak se viti paraardhës fiskal. 

Nga ana tjetër gjatë vitit 2023, realizimi i Investimeve me Financim të Huaj në raport me planin vjetor fillestar është vetëm 29.8% realizim të investimeve kapitale me financim të huaj. Kjo tregon menaxhim buxhetor jo cilësor, ose ministritë e linjës kanë paraqitur një planifikim të fryrë për projektet me financim të huaj, ose nuk janë marrë në konsideratë procedurat që aplikohen për këto projekte, duke sjellë vonesa të konsiderueshme, për rrjedhojë, mosrealizim të tyre. 



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi:Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet me financim të brendshëm vijojnë të dominojnë shpenzimet kapitale.



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërhyrja e Qeverisë me Akte Normative ka shkurtuar vazhdimisht investimet me financim të huaj dhe ka rritur investimet e brendshme. Konkretisht në dy vitet e fundit 2022 dhe 2023, shpenzimet me financim të huaj janë riplanifikuar përkatësisht me 12.4 dhe 20.3 miliard lekë më pak se plani fillestar në ligjin për buxhetin. 



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për investimet kapitale nuk janë realizuar plotësisht në asnjë vit buxhetor. Në këto gjashtë vite, mesatarisht niveli i realizimit të investimeve publike është 91%. Më problematike rezultojnë investimet me financim të huaj mesatarisht 78.5%, ndërsa ato financim të brendshëm shfaqin realizim mesatar vjetor për periudhën e shqyrtuar rreth 96%. 



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për investime kanë një hov më të shpejtë në muajin dhjetor pra para mbylljes së vitit fiskal. Investimet kapitale me financim të huaj, kanë një shtrirje më të njëtrajtshme përgjatë të gjithë muajve të vitit. 



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e Konsoliduara Fiskale: https://financa.gov.al/3014-2/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Lista e investimeve publike, duke detajuar burimin e financimit, i brendshëm apo i huaj, shoqëron projektligjin e buxhetit në Kuvend, por nuk i kalon për miratim këtij të fundit si pjesë e paketës buxhetore. Po kështu, në miratimin e buxhetit faktik, nuk raportohet apo përcillet informacion mbi listën e këtyre projekteve dhe ecurinë e tyre. 

Shkarko excel: Investime Publike me Financim të Huaj dhe të Brendshëm, Konsolidim 2018 – 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli