Ndryshimi i parë në Ligjin Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024” u miratua më 21 Shkurt 2024 me Akt Normativ Nr. 1. Open Data Albania po analizon ndryshimet buxhetore në planin e të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitit buxhetor.

Akti Normativ Nr. 1 datë 21.02.2024 planifikon një rritje të të ardhurave buxhetore me një shtesë prej 10.7 miliardë lekësh. Me shtesën në të ardhura planifikohet rritje në shpenzimet buxhetore nga 737.4 në 744.1 miliard lekë, pra me rreth 6.7 miliard lekë. Pjesa tjetër e shtesës në të ardhura prej 4 miliard lekë shkon për financimin e deficitit buxhetor. Deficiti fiskal nga 61.28 miliard lekë ulet në 57.28 miliard lekë (pra ulje me 6.5%).



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Buxheti i Shtetit 2024, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Shkurt 2024 në milion Lekë
Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shtesa në të ardhurat buxhetore vjen kryesisht nga rritja në të Ardhurat Jotatimore me 7.9 miliardë lekë, nëpërmjet përfshirjes së Rezultatit Financiar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pjesa tjetër ose 2.8% miliard lekë parashikohet rritje në të Ardhurat Tatimore. Ndërkohë që nuk parashikohen ndryshime në të Ardhurat nga Ndihmat.



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Zërat e të ardhurave Buxhetore, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Shkurt 2024 në milion Lekë
Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja e të Ardhurave Tatimore me 2.8 miliard lekë mbështetet nga zëri Tatime dhe Dogana, e cila parashikon rritje në zërat Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe Tatimi mbi Fitimin, përkatësisht me plus 500 milion lekë dhe 2.3 miliard lekë.



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Zërat e të Ardhurave Tatimore me Rritje, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Shkurt 2024 në milion Lekë
Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja e shpenzimeve buxhetore me 6.7 miliard lekë nga shtesa në të ardhura shkon kryesisht në rritjen e Shpenzimeve Kapitale me 6.2 miliard lekë dhe pjesa tjetër prej 501 milion lekësh shkon për rritjen e Shpenzimeve Korrente. Fondi Rezervë mbetet i pandryshuar.



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në raport me planin fillestar prej 129.4 miliard lekë, tanimë Shpenzimet Kapitale parashikohen në vlerën 135.6 miliard lekë.

Nga Shpenzimet Korrente ndryshimi më i madh reflektohet si rritje prej 228 milion lekë e Shpenzimeve Operative Mirëmbajtje për Qeverisjen Qendrore. Shpenzime Personeli gjithashtu planifikohen me rritje, plus 163 milion lekë nga shtes në zërin Paga me plus 159 milion lekë dhe Kontribute për Sigurime Shoqërore me plus 4 milion lekë.

Tjetër zë i shpenzimeve korrente planifikuar me rritje, Shpenzime për Buxhetin Vendor me plus 128 milion lekë, reflektohet si rritje në Transfertën e Pakushtëzuar Sektoriale.

Ndërkohë zërat Subvencionet dhe Shpenzime për Fondet Speciale nuk parashikojnë ndryshim me Aktin Normativ të datës 21 Shkurt 2024. Nga ana tjetër shpenzimet për Interesat parashikojnë tkurrje me 19 milion lekë.



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Ndryshimet në Kategoritë e Shpenzimeve Buxhetore 2024 me Akt Normativ Shkurt 2024 në milion Lekë
Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Balanca Buxhetore apo Deficiti Buxhetor financohet në masën 4 miliard lekë nga shtesa e parashikuar në të ardhura. Vlera e deficitit fiskal tashmë parashikohet 57.28 miliard lekë



Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela:Defiçiti Buxhetor, Plan Fillestar vs Ndryshime me Akt Normativ Shkurt 2024 në milion Lekë
Burimi: MFE, Buxheti 2024: https://financa.gov.al/buxheti-2024/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Financimi i brendshëm i deficitit fiskal nga 76.8 miliard lekë me Aktin Normativ të muajit Shkurt 2024 parashikohet të jetë 71.3 miliard lekë.

Shkarko excel: Ndryshime në Buxhetin e Shtetit 2024, Akt Normativ Nr. 1 datë 21.02.2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli