Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e invstimeve të huaja direkte në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Grafikisht gjatë dekadës së fundi, vlera e investimeve të huaja direkte në milionë USD ka ndyshuar sipas grafikut:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, vlera e investimeve të huaja direkte të matura në USD ka qënë e luhatshme gjatë 20 viteve të fundit. Në fund të vitit 2010, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 1.11 miliardë USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur gjatë periudhës së analizës. Vlera më e ulët është arritur në vitin 1999, ku shuma e investimeve të huaja direkte ishte vetëm 41 milionë USD.
Rritja më e madhe e investimeve të huaja direkte vihet re gjatë vitit 2000, ku investimet e huaja direkte u rritën me 249%, ndërsa ulja më e madhe vihet re gjatë vitit të krizës 1997, ku investimet e huaja direkte u ulën me 47%.

Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.