Gjatë vitit 2010, në rang vendi janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi. Në vitin 2010, sektori i ndërtimit ka patur një zhvillim pozitiv.  Në rang vendi, janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi, në një rritje vjetore me 21%.

Sipas shifrave të rezultuara nga studimi i “Open Data Albania”, qyteti me numrin më të madh të lejeve figuron Durrësi.  Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele apo edhe objekte tregtare.