Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vdekshmërinë… foshnjore në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore.
Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri i foshnjeve që vdesin para se të arrijnë moshën 1 vjeç, për 1,000 lindje.
Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, treguesi i vdekshmërisë foshnjore ka ardhur vazhdimisht në ulje, duke arritur minimumin në 2009, me 14 vdekje për 1,000 lindje. Ky është një trend pozitiv, por që duhet të krahasohet edhe me vendet e rajonit, për të krijuar një ide më të mirë për situatën.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e fundit (ka treguesin më të lartë), lidhur me vdekshmërinë foshnjore. Konkretisht vendet e rajonit në 2009, kanë këto tregues: 
Situata më e mirë duket në Greqi, me një tregues 3 të vdekshmërisë foshnjore për 1,000 banorë, e ndjekur nga Serbia (6), FYROM (10) dhe Bosnja dhe Hercegovina (13). Për Shqipërinë treguesi është më i larti në rajon (14).
Të gjitha vendet e rajonit kanë tregues më të mirë, çka tregon se Shqipëria është ende e prapambetur krahasuar me këto vende, sidomos në fushat e shëndetësisë dhe kushteve ekonomiko-sociale.