Shqiptarët e gjejnë tek kredimarrja zgjidhjen për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e kredive të lëshuara nga bankat tregtare ndaj individëve kanë për qëllim blerjen e banesave duke e kthyer këtë sektor në një ndër më të financuarit në vend.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më shumë se 70 për qind e totalit të kredisë së lëshuar nga bankat është përdorur për strehim, ndërkohë që të mira të të tjera, si blerja e makinave, mobiljeve apo financimi i pushimeve mbeten prioritet të dorës së dytë dhe të tretë. Madje, shumat e harxhuara për këtë qëllim po ulen me ritme të larta gjatë viteve të fundit.

Një studim i kryer nga Open Data Albania (ODA), në lidhje me shpërndarjen e kredisë që kanë marrë individët gjatë vitit 2011, ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e financimeve janë kërkuar për blerje apartamenti, ndërsa vërehet një ulje e ndjeshme e kredive për blerje makinash apo mallrash të tjerë të ngjashëm. Deri në fund të muajit janar 2011, nga bankat janë lëshuar rreth 140 miliardë lek kredi, ku pjesën dërrmuese e përbejnë ato për shtëpi.

Katër janë llojet e kredisë që merren nga individët. Lloji i parë ka të bëjë me kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme siç janë shtëpitë apo tokat, lloji i dytë ka të bëjë me kreditë për blerjen e mallrave të qëndrueshëm, të cilat përdoren për një periudhë afatgjatë, siç janë makinat, mobiljet apo mallra të tjerë të ngjashëm. Llojet e tjera të kredisë që mund të marrë një individ janë ato konsumatore, të cilat përdoren kryesisht për financimin e shpenzimeve afatshkurtra, kreditë për ushtrim aktiviteti, të cilat janë të lidhura direkt me hapjen e ndonjë biznesi si dhe overdraftet.

Kreditë për shtëpi vazhdojnë të zënë çdo muaj e më shumë hapësirë në totalin e kredive të lëshuara nga bankat. Në vitin 2007, kreditë për shtëpi zunë rreth 63 për qind të totalit të kredive, në vitin 2008 ky tregues është rritur deri në rreth 66 për qind, ndërkohë që përgjatë viteve 2009 dhe 2010 kredimarrja për shtëpi është vërtitur në rreth 70 për qind të totalit të kredive të lëshuara nga bankat. E njëjta tendencë rritje vërehet edhe përgjatë muajit të parë të vitit 2011, ku kreditë për shtëpi kanë zënë 70.7 për qind të totalit të kredive.

Duket se shqiptarët kanë hequr dorë nga shpenzimet e të tilla, siç janë ato për blerja makinash apo mobilim shtëpie, që prej fillimit të shfaqjes së shenjave të krizës ekonomike botërore edhe në vendin tonë. Nëse përgjatë viteve 2007-2008, kreditë të këtij lloji kanë zënë rreth 16 për qind të totalit të kredive, në fund të vitit 2010 ato janë ulur deri në 5.4 për qind. Përgjatë viteve të fundit është vërejtur një rritje e kredive konsumatore.

Politikat e bankave apo lehtësia që miratohen këto kredi në raport më te tjerat, ka bërë që individët të jenë më të prirur për të marrë kredi konsumatore.

Disa javë më parë, Banka e Shqipërisë botoi raportin për aktivitetin kreditues në Shqipëri përgjatë tremujorit të katërt në Shqipëri duke parashikuar shtrëngim të kushteve për kreditë konsumatore apo për blerje shtëpie përgjatë muajve të parë të këtij viti. Këto dy lloje kredish janë edhe më të kërkuarat ndërkohë nga individët.

Ulen kreditë për ushtrim aktiviteti

Rritja e kredive për shtëpi përgjatë janarit 2011 është bërë kryesisht në kurriz të kredive për ushtrim aktiviteti. Në raportin për aktivitetin kreditues të publikuar gjatë fundit të vitit 2010, Banka e Shqipërisë kishte parashikuar një shtrëngim të mëtejshëm të kushteve të kreditimit për individët. Një gjë e tillë është vërtetuar tek kreditë për ushtrim aktiviteti. Nuk dihet nëse kanë qenë politikat shtrënguese të bankave apo interesi i ulët i individëve për këtë lloj kredie, por të dhënat tregojnë se ajo ka pësuar ulje të mëtejshme përgjatë muajit të parë të vitit 2011.

INSTAT, përkeqësohet sektori ndërtimit

Rritja e peshës së kredive për blerje banese por ecën në kah të kundërt me zhvillimin e sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto 2010 raportojnë për përkeqësim të treguesve të sektorit të ndërtimit përgjatë këtij viti. Madje, periudha më e keqe e aktivitetit të ndërtimit ishte tre mujori i fundit i 2010-s, përgjatë të cilin ky sektor pësoi një rënie me rreth 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

TIRANË- Shqiptarët e gjejnë tek kredimarrja zgjidhjen për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e kredive të lëshuara nga bankat tregtare ndaj individëve kanë për qëllim blerjen e banesave duke e kthyer këtë sektor në një ndër më të financuarit në vend.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më shumë se 70 për qind e totalit të kredisë së lëshuar nga bankat është përdorur për strehim, ndërkohë që të mira të të tjera, si blerja e makinave, mobiljeve apo financimi i pushimeve mbeten prioritet të dorës së dytë dhe të tretë. Madje, shumat e harxhuara për këtë qëllim po ulen me ritme të larta gjatë viteve të fundit.

Një studim i kryer nga Open Data Albania (ODA), në lidhje me shpërndarjen e kredisë që kanë marrë individët gjatë vitit 2011, ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e financimeve janë kërkuar për blerje apartamenti, ndërsa vërehet një ulje e ndjeshme e kredive për blerje makinash apo mallrash të tjerë të ngjashëm. Deri në fund të muajit janar 2011, nga bankat janë lëshuar rreth 140 miliardë lek kredi, ku pjesën dërrmuese e përbejnë ato për shtëpi.

Katër janë llojet e kredisë që merren nga individët. Lloji i parë ka të bëjë me kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme siç janë shtëpitë apo tokat, lloji i dytë ka të bëjë me kreditë për blerjen e mallrave të qëndrueshëm, të cilat përdoren për një periudhë afatgjatë, siç janë makinat, mobiljet apo mallra të tjerë të ngjashëm. Llojet e tjera të kredisë që mund të marrë një individ janë ato konsumatore, të cilat përdoren kryesisht për financimin e shpenzimeve afatshkurtra, kreditë për ushtrim aktiviteti, të cilat janë të lidhura direkt me hapjen e ndonjë biznesi si dhe overdraftet.

Kreditë për shtëpi vazhdojnë të zënë çdo muaj e më shumë hapësirë në totalin e kredive të lëshuara nga bankat. Në vitin 2007, kreditë për shtëpi zunë rreth 63 për qind të totalit të kredive, në vitin 2008 ky tregues është rritur deri në rreth 66 për qind, ndërkohë që përgjatë viteve 2009 dhe 2010 kredimarrja për shtëpi është vërtitur në rreth 70 për qind të totalit të kredive të lëshuara nga bankat. E njëjta tendencë rritje vërehet edhe përgjatë muajit të parë të vitit 2011, ku kreditë për shtëpi kanë zënë 70.7 për qind të totalit të kredive.

Duket se shqiptarët kanë hequr dorë nga shpenzimet e të tilla, siç janë ato për blerja makinash apo mobilim shtëpie, që prej fillimit të shfaqjes së shenjave të krizës ekonomike botërore edhe në vendin tonë. Nëse përgjatë viteve 2007-2008, kreditë të këtij lloji kanë zënë rreth 16 për qind të totalit të kredive, në fund të vitit 2010 ato janë ulur deri në 5.4 për qind. Përgjatë viteve të fundit është vërejtur një rritje e kredive konsumatore.

Politikat e bankave apo lehtësia që miratohen këto kredi në raport më te tjerat, ka bërë që individët të jenë më të prirur për të marrë kredi konsumatore. Disa javë më parë, Banka e Shqipërisë botoi raportin për aktivitetin kreditues në Shqipëri përgjatë tremujorit të katërt në Shqipëri duke parashikuar shtrëngim të kushteve për kreditë konsumatore apo për blerje shtëpie përgjatë muajve të parë të këtij viti. Këto dy lloje kredish janë edhe më të kërkuarat ndërkohë nga individët.