Nje pjesë e transfertës së pakushtëzuar totale që jepet nga Buxheti për pushtetin lokal administrohet nga Qarqet.  Këto fonde, rreth 98-99% e tyre, shërbejnë për financimin e funksioneve bazë të qarqeve dhe pjesa tjetër për të mbështetur shpenzimet e rasteve të vecanta. Shuma që shpërndahet për secilin qark përcaktohet me anë të një formule, e cila ka katër elementë dhe secili prej tyre zë një peshë të caktuar.

Elementi i parë është shuma fikse, e cila është e barabartë për të gjitha qarqet. Ndërsa tre elementët e tjerë: popullsia, treguesi gjeografik dhe koeficenti i rrugëve sjellin diferencimet midis fondeve të ndryshme të përcaktuara për cdo qark. Herë pas here, rëndësia e secilit variabël, sidomos i shumës fikse dhe i popullsisë, për përcaktimin e fondeve për qarqet ka ndryshuar.



Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat janë marrë nga Aneksi nr.1 I Ligjit të Buxhetit të vitit përkatës
 


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

 Kështu, në vitin 2004, shuma fikse shpërndante 25% të TP për qarqet, ndërsa popullsia përcaktonte shpërndarjen e 15% të transfertës. Në vitin 2005, këto variabla ndryshuan vendin më njëra-tjetrën, duke i dhënë më shumë rëndësi popullsisë se sa shumës fikse. Megjithatë, duke qënë se variabli popullsi do të penalizonte në masë të lartë qarqet me popullsi të vogël, ai nuk e kalon nivelin 28% që prej vitit 2007. Treguesi gjeografik ka qënë stabël në masën 30%. Ai merr parasysh avantazhet dhe disavantazhet e pozicionit gjeografik dhe synon të favorizojë qarqet me pozicione më të vështira gjeografike . Ndërsa variabli i katërt, prej vitit 2007 ka marrë pëshën më të lartë, duke i shndërruar gjatësitë e rrugëve që i përkasin secilit qark në përcaktuesin kryesor të TP në nivel qarku.

Një pamje më e qartë e transfertës së pakushtëzuar për cdo qark, për vitet 2003-2012, jepet në grafikun në vijim.
 


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat për vitet 2003-2006; 2009; 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar të miratuar.
Të dhënat e vitit 2007 janë llogaritur si shumë e TP në Buxhetin Fillestar + TP dhënë me Buxhetin Suplementar 2007 për efekt të taksës së sheshtë.

Të dhënat e vitit 2008 I përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 I përkasin Buxhetit të Rishikuar

Qarku me TP më të lartë për cdo vit ka qënë ai i Elbasanit dhe pas tij vjen qarku i Dibrës. Këto dy qarqe duket se kanë shkëputje relativisht të theksuar në financim krahasuar me qarqet e tjera, të cilat luhaten pak a shumë në të njëjtat ujëra. Krahasuar me qarkun e tretë më të financuar, që është ai i Shkodrës, qarku i Dibrës ka rreth 18% më shumë fonde ndërsa qarku i Elbasanit rreth 39% më shumë. Pas tyre vjen qarku Korcë, Lezhë, Gjirokastër dhe Fier. Ndërkohë që katër vendet e fundit zihen nga Berati, Vlora, Tirana dhe Durrësi.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat për vitet 2003-2006; 2009; 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar të miratuar.

Të dhënat e vitit 2007 janë llogaritur si shumë e TP në Buxhetin Fillestar + TP dhënë me Buxhetin Suplementar 2007 për efekt të taksës së sheshtë.

Të dhënat e vitit 2008 I përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 I përkasin Buxhetit të Rishikuar

Vendi është ndarë në tre zona: fushore, kodrinore, malore që kanë përkatësisht shkallët 1-3-5. Sa më e madhe shkalla, aq më e madhe edhe shuma e trasfertës që përfiton qarku për shkak të pozicionit të tij gjeografik.