(Me siper grafiku i shpenzimeve per fryme /US$)
Dy nga indikatorët më të rëndësishëm që
flasin për rëndësinë që i jep një shtet shëndetësisë janë % e
Shpenzimeve Totale për Shëndetësinë ndaj PBB-së dhe Shpenzimet Totale
për Shëndetësinë për frymë (per capita).

Studimet kanë treguar se ekziston një
lidhje midis pasurisë (varfërisë) së një vendi dhe shpenzimeve për
shëndetësinë për frymë. Sa më i pasur një vend, aq me shumë shpenzon ai
për shëndetin e tij dhe anasjelltas. Gjithashtu, është vërejtur një
lidhje e drejtë midis shpenzimeve për shëndetësinë për frymë dhe
jetëgjatësisë së popullsisë. Sa më shumë të shpenzohet për shëndetësinë,
aq më mirë jetojnë njerëzit, gjë që ndikon në jetëgjatësinë e tyre.

Nisur nga këto fakte, ODA ka kryer një
hulumtim midis vendeve të rajonit për Shpenzimet Totale për Shëndetësinë
(SHTSH) për frymë, të shprehura në dollarë, bazuar në Paritetin e
Fuqisë Blerëse.

 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Shifrat e rendisin Shqipërinë si
vendi që shpenzon më pak në rajon për frymë për shëndetësinë. Prej vitit
2005 duket se janë rritur shpenzimet për frymë, por prapë kjo rritje
nuk ka qenë ë mjaftueshme për të kapur fqinjët tanë, Maqedoninë apo
Malin e Zi. Përkundrazi, diferenca me ta është thelluar.

Llogaritja e një mesatareje të SHTSH për
frymë në tre vitet e fundit, 2007-2009, mundëson një pamje më të qartë
të renditjes së vendeve të rajonit lidhur me këtë tregues. Shqipëria
është e fundit, me 549 $/frymë dhe ka një diferencë jo të vogël me
vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% me pak. Ende më larg qëndron Mali i
Zi, me SHTSH për frymë 2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën,
me mbi 5 herë më shumë.

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Situata paraqitet më interesante kur
merret në shqyrtim % e SHTSH ndaj PBB-së. Shqipëria është e parafundit
(vetëm 0.003% më shumë se sa Maqedonia) në rajon, por ajo ka bërë shumë
hapa përpara që prej vitit 1995, duke angazhuar gjithmonë e më shumë
fonde për shëndetësinë. Ndërkohë që Maqedonia është vendi ka përjetuar
një rënie të vazhdueshme nga 10.1% në 1998-n, në 6.9% në vitin 2009.

 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Në mesataren e llogaritur për
periudhën 2007-2009, listën e kryeson Bosnja dhe Hercegovina, e cila ka
përjetuar edhe rritje të lartë të SHTSH për frymë që prej vitit 2003.

 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Ajo që mund të thuhet në fund të
kësaj analize është që Shqipëria ndoshet ende larg standartave të
sigurimit të një shërbimi shëndetësor brenda parametrave të fqinjëve
tanë, e akoma më larg standarteve të BE-së. Nëse nuk ka një angazhim të
mjaftueshëm të fondeve, në paga, investime, mirëmbajtje, etj, ndalim të
pagesave nën dorë dhe menaxhim efektiv dhe eficent të burimeve në
dispozicion, shifrat do vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë si një ndër
vendet që nuk investon mjaftueshëm në cilësinë e jetës që iu ofron
qytetarëve të saj.