Open Data Albania ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e martesave dhe divorceve të shënuara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile deri në vitin 2013. Në pesë vitet e fundit (2009-2013), sipas këtij grupi hulumtues, numri i martesave ka ardhur duke u ulur për të shënuar në vitin e fundit një ngritje me vetëm 4% krahasuar me vitin pararendës.
Nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë e tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa, sipas ODA në vitin 2013 shënohen njëzetë e tremijë e tetëqind e njëzet. Pra, në harkun kohor të njëzetë e tre viteve, ODA vlerëson se numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%.
Raporti i plot i Open Data Albania
• Qarku me numrin më të lartë të martesave është ai i Tiranës në të cilin në vitin 2013 janë kurorëzuar në martesë 5 231 çifte. Ky qark përbën 22% të totalit të martesave të këtij viti. Qarqe të tjera që kanë pasur numër të madh martesash janë dhe Elbasani, Fieri e Durrësi me mbi dymijë martesa të regjistruara pranë Gjendjes Civile.
• Në raport të zhdrejtë me martesat numri i divorceve ka pësuar rritje në këto 23 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin 1990, në tremijë e shtatëqind e dyzetë e shtatë në vitin 2013.
• Dy indikatorë që tregojnë ndryshimin e sjelljes sociale në vendin tonë janë dhe koeficienti bruto i martesës si dhe koeficienti i divorcit. Koeficienti bruto i martesës është numri i martesave për 1.000 banorë, në një vit të dhënë, ndërsa koeficienti i divorcit është numri i divorceve për 100 martesa në një vit të dhënë.
• Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin 2013 ky indikator ishte 8.2. Ky koeficient përmban një marzh të lartë gabimi për shkak të metodologjisë përllogaritëse nga Instituti i Statistikave. Ndërsa numri i martesave merret nga Regjistri Kombëtar ku shënohen edhe martesa të shtetasve shqiptar jo resident në vend, popullsia llogaritet sipas Censusit të fundit, ku nuk shënohen emigrantët rezident në vende të huaja por ende me shtetësi shqiptare.
• Nga ana tjetër, koeficienti prej 15.7 divorce për njëqind martesa në vitin 2013 dëshmon për një etapë të re të modelit social të shoqërisë shqiptare. Në këtë vit për çdo njëqind martesa që realizohen gjashtëmbëdhjetë përfundojnë në divorce.