Open Data Albania ka hulumtuar mbi nivelin e akcizave në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit në fuqi, akciza përcaktohet si një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht, produktet që i nënshtrohen akcizës janë klasifikuar në tetë grupe kryesore: kafe dhe pije energjike; birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike; duhan dhe nënproduktet e tij; produktet energjetike; fishekzjarret; gomat; pilat dhe bateritë primare, akumulatorët elektrikë; llampa inkandeshente. Niveli i akcizës është i ndryshëm për secilin grup dhe për secilin produkt përbërës të grupit.

Për vitin 2015, niveli i akcizave në RSH duket se nuk ka ndryshime të mëdha krahasuar me vitin 2014.  Kështu, për grupet birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike; produktet energjetike; fishekzjarret; gomat; pilat dhe bateritë primare, akumulatorët elektrikë; llapma inkandeshente nuk kanë një ndryshim në nivelin e akcizave. Këto gjashtë grupe, do të kenë shkallë taksimi të njëjtë me vitin 2014. Në tabelën e mëposhtme jepet niveli i akcizës për secilin produkt të çdo grupi, referuar Ligjit Nr. 158/2014 dhe Ligjit Nr. 180/2013.






Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Në grupin e parë, kafe dhe pije energjike, akciza e produkteve të kafesë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vitin 2014, ndërsa akciza për produktet energjike është ulur me 20 lekë/litër. Pra, për vitin 2015, akciza për produktet energjike do të jetë 30 lekë/litër.


Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   



Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Duhani dhe nënproduktet e tij kanë pësuar rritje të nivelit të akcizave për vitin 2015. Niveli i akcizës për cigaret që përmbajnë duhan është përcaktuar 5500 lekë/1000 copë, nga 4500 lekë/1000 copë që ishte në vitin 2014. Pra kemi një rritje të akcizës së cigareve me 1000 lekë/1000 copë ose 1 lekë/copë. Po ashtu duhani i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit kanë pësuar një rritje të akcizës me 1400 lekë/kg, ku për vitin 2015 akciza për këto produkte është përcaktuar 4400 lekë/kg.


Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   


Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania