Ekipi që punon pranë organizatës AIS, promotor të Open Data Albania është duke konkretizuar një databazë Prokurime Transparente, me të dhëna të mirë strukturuara për prokurime publike në nivel Qeverisje Vendore (Bashki). Monitorimi i prokurimeve për qeveritë vendore, përkon me interesin për të monitoruar drejtpërdrejt procedura që lidhen me shërbime dhe punë publike më me impakt tek përditshmëria e qytetarëve. Në vigjilje të prezantimit të databazës po sjellim në vëmendje të kilikuesve të Open Data Albania disa gjetje paraprake.
 
Gjatë periudhës 27 korrik – 7 dhjetor 2015, janë 4 Bashki të cilat nuk kanë njoftuar asnjë procedurë për prokurim publike. Kruja, Pusteci, Finiqi dhe Delvina rezultojnë me 0 procedura të shpallura në Buletinin e Prokurimeve Publike. Këto Bashki nuk kanë njoftuar blerje mallrash, realizim të punëve publike apo të shërbimeve të tilla.
Numrin më të madh të shpalljeve për këtë periudhë e ka Tirana me 27 procedura publike të shpallura. Pas saj në renditje vjen Durrësi Në numrin e procedurave janë llogaritur edhe ato të Shoqërive Aksionere Ujësjellës Kanalizime sipas Bashkive.
Megjithëse Tirana është njësia vendore me më shumë shpallje, vlerën më të lartë të Fondit Limit të shpallur për prokurime publike e ka bashkia Durrës me 862 milion lekë për 26 prokurime të shpallura. Ndërsa vlerën më të ulët e ka Kurbini me 489 mije lekë. Konkretisht Bashkia Durrës nga 26 procedura të anoncuara ka finalizuar me lidhje kontrate 8 prokurime publike me një fond limit në shpallje prej 450 222 808 lekë dhe fond të kontraktuar 292 982 259 ku diferenca shpallje me ofertë fituese është lartë.
Shënim: Në Prokurime sipas bashkive janë vendosur edhe Shoqëri Aksionare Ujsëjellës Kanalizime 
Kontribuoi: Open Data Albania 
Burimi: Buletine APP 2015 
Interesante paraqiten Shpalljet e Bashkisë së Sarandës, bashkia që renditet e dyta sa i takon vlerës së Fondit Limit të shpallur me total 732 529 846 Lekë për  vetëm shtatë procedura. Kjo është bashkia me mesataren më të lartë të Fondit Limit për Procedurë Prokurimi. Mesatarja e fondit limit Bashkia Sarandë për çdo Prokurim  është 104 647 120 lekë. Prokurimi Publik me fondin më të lartë limit është rikonstruksioni i ish rezidencës qeveritare për ngritjen e EKO Kampus Saranda, rikonstruksion me vlerë 276 292 007 lekë.

 
Renditja e bashkive sipas Vlera Fond Limit Shpallur në Prokurime Publike 27 korrik deri 7 dhjetor 2015
 
Shënim: Në Prokurime sipas bashkive janë vendosur edhe Shoqëri Aksionare Ujsëjellës Kanalizime 
Kontribuoi: Open Data Albania 
Burimi: Buletine APP 2015
 
Sipas performancës në përfundimin e procedurave dhe shpalljen e lidhjen e kontratës, janw Bashkia Korçë dhe Elbasan, bashki me më shumë Prokurime Publike të finalizuar me nënshkrim kontrate ku secila ka 11 shpallje të finalizuara me nënshkrim kontrate nga.

Sëshpejti organizata AIS, do të prezantojë për publikun një portal me të dhëna të hapura për prokurimet publike në 61 Bashki të vendit. Në kohë reale qytetarët mund të njihen me objekte e prokurimeve, llojin e tyre, fondet limit apo vlerat e finalizuar në kontratë.