Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin mesatar të këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik (GBP), EURO, Franga Zvicerane (CHF), dhe Dollari Amerikan (USD)  kundrejt Lekut Shqiptar në harkun kohor 2010-2015. Të dhënat janë  sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. 

Gjatë vitit 2015 në Shqipëri Euro është këmbyer mesatarisht me 139.74 Lekë, USD me 125.96 Lekë, Poundi Britanik me 192.54 Lekë dhe Franga Zvicerane me 131.09 Lekë. Ky indikator është një tregues i rëndësishëm që ndikon në nivelin e çmimeve dhe në bilancin e pagesave.


Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA

Kursi mesatar i këmbimit në këto gjashtë vite ka ndryshuar ndjeshëm për këto monedha. Poundi Britanik është luhatur në vlerat nga 160.53 deri 192.54 lekë, Franga Zvicerane në vlera nga 99.86 deri 131.09 lekë. Euro ka pësuar më pak luhatje kundrejt monedhës tonë duke shënuar ndryshime mes vlerave  137.79 deri 140.33 lekë. Nga ana tjetër Dollari Amerikan ka lëvizur mes vlerave  100.9 lekë si kufi minimal duke shënuar edhe mesatare vjetore prej 125.96 lekë.


Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA

Poundi Britanik si monedhë shënon vlerën më të lartë të kursit mesatar të këmbimit kundrejt lekut në vitin 2015 dhe vlerën më të ulët në vitin 2010. Kursi mesatar i këmbimit të Poundit Britanik me Lekun ka ardhur në rritje përjashto vitit 2013, i cili shënon një kurs mesatar më të ulët se viti i mëparshëm.


Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA

Euro, si një nga valutat me numër të lartë transaksionesh me monedhën vendase, ka dhe ndryshueshmëri më të shpeshta në kursin mesatar të këmbimit. Në vitet 2010-2015 Euro është këmbyer me vlerë më të lartë në vitin 2011 dhe me vlerë më të ulët në vitin 2010. Kursi mesatar i këmbimit të kësaj monedhe me lekun ka pësuar rënie dy vitet e fundit.


Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA

Dollari Amerikan është monedha që ka vlerën më të ulët të këmbimit me lekun krahasuar me tre monedhat e tjera të marra në shqyrtim. Kursi mesatar i këmbimit të kësaj monedhe herë është rritur e herë është ulur nga viti në vit. Viti 2015 shënon dhe vlerën më të lartë me të cilën është këmbyer kjo monedhë.


Burimi: Banka e Shqiperise
Komentet dhe Analiza: ODA

Franga Zvicerane ashtu si edhe Poundi Britanik, ka pësuar rritje në vlerën me të cilën është këmbyer me lekun, përjashtim vitit 2013, në të cilin vlera e kursit të këmbimit është më e ulët se ajo e vitit 2012.