Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitit 2019 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (linkon) të dhëna për tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas Origjinës së Kapitalit pra sipas shtetit të origjinës të zotëruesve të Kapitalit. Ky informacion ndihmon për të kuptuar interesa ekonomike dhe tregtare sikurse lehtësi për bërje biznes në Shqipëri. Rritja e Investitorëve të huaj që bëjnë biznes në vend tregon klimë të pëlqyeshme biznesi sikurse edhe mundësi për transferim të sektorëve të ndryshëm ekonomik në vendin tonë. Në vitin 2019 në vend janë regjistruar 3 291 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Me kapital tërësisht të huaj janë 897 prej tyre ose 27% e totalit të shoqërive. Nëse shohim peshën në kapitalin total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, na rezulton se ky kapital është 912 639 988 (nëntëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë Lekë ose 10.17% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2019. Në 2019 kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 8 970 697 393 (tetë miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatëmijë e treqind e nëntëdhjetë e tre) Lekë. Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 228 shoqërish me kapital dhe themelues miks shqiptar dhe të huaj. Ndërsa 85.5% e kapitalit të shoqërive të themeluara në vendin tonë është kapital vendas (zotërues shtetas shqiptar).

Shoqëri të regjistruara në QKB në 2019 sipas origjinës së kapitalit


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Nëse shohim vendet nga kanë origjinë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2019, Itali qëndron në vendin e parë me 461 shoqëri ose 14% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia pasohet nga Egjipti me 52 shoqëri, Kosova 47 dhe Turqia me 40. Fqinji ynë Greqia i njohur si investitor i huaj në vend gjatë viteve të mëhershme qëndron në nivelin prej vetëm 14 shoqërive të themeluara gjatë 2019. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Bangladesh, Kuvajt, Irak, Jemen etj.


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2019. Azia është ajo që pason me 154 dhe Afrika me 73 shoqëri.


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Lista e subjekteve të themeluara nga zotërues të huaj sipas origjinës për vitin 2019 është  e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirë strukturuar të shoqërive të themeluara gjatë 2019 mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Open Data Albania po publikon edhe indikatorë të tjerë që lidhen me shoqëri biznesi të regjistruara gjatë vitit 2019. Treguesit bëjnë të njohur origjinën e kapitalit të shoqërive si kapital vendas apo i huaj sipas origjinës së zotëruesit; shpërndarjen e shoqërive sipas rretheve; sipas formës ligjore, sipas statusit në vitin e parë të regjistrimit dhe sipas pronësisë private apo shtetërore.

Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.

Shkarko excel: Origjina e Kapitalit për Shoqëri Biznesi të Regjistruara në 2019