Open Data Albania po publikon të plotë Listën e Bizneseve kompani apo bashkime kompanish që kanë fituar tendera me Bashkitë për Programin e Rindërtimit pas tërmetit. Lista është krijuar në bazë të të dhënave të Tenderave të shpallura nga 11 Bashki të prekura. Tenderimi dhe Kontraktimi për infrastrukturë post tërmet vijon me shpallje të reja. Në listimin e këtij artikulli janë të gjitha procedurat e Programi i Rindërtimit pas tërmetit deri 31 Maj 2021. Totali i vlerës së tenderave të kontraktuar deri në këtë datë është 21 588 715 972 Lekë ose 175.5 milion Euro. Në vend të parë në renditje është bashkimi i operatorëve ekonomik “Nova Construction 2012” shpk – “Alesio 2014” shpk. Me vlerë totale kontraktimi prej 852 665 006 Lekë ky bashkim operatorësh ka fituar dy kontrata me bashkinë Tiranë me objekt godinat A15 seksioni 1 dhe A 15/2 në Rindërtimin e njësive të Banimit në ndërtesa (pallat_ në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësinë administrative 4 e 8, zona 5 Maji, Bashkia Tiranë.

Në vend të dytë është një bashkim tjetër operatorësh ku pesë shoqëri sëbashku konkretisht Alb Shpresa shpk me Alb Tiefbau shpk, Egeu Stone shpkMela shpk  dhe Infratech shpk kanë fituar kanë fituar dy kontrata me vlerë totale 660 895 119 Lekë. Kontratat janë për Hartim Projekti dhe zbatim të punimeve për ndërtimin e godinës 28 dhe godinës 27 në zonën zhvillimore 5 Maji Tiranë. Këto kontrata i takojnë Rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar në njësitë administrative 4 dhe 8 zona 5 Maji.

Bashkimi i operatorëve Kronos Konstruksion shpk, Everest shpk, Arb&Transa shpk është në vendin e tretë sa i takon vlerës së kontratave të Programi i Rindërtimit për Bashki me vllerë 642 705 949 Lekë. Ky bashkim operatorësh ka fituar dy kontrata po me Bashkinë Tiranë për Hartimin e Projektit dhe Zbatimit të Punimeve për Ndërtimin e Godinës 1 seksioni A në zonën zhvillimore Kombinat dhe Ndërtim i Godinës TIP në RSU Ne 2 dhe Nr4.

Vendi i katërt në rendite Kontraktorësh sipas vlerës së Kontratave fondi i rindërtimit është shoqëria ALB-BUILDING SHPK me vlerë kontraktimit 603 763 375 Lekë për dy Kontrata po zona 5 Maji Bashkia Tiranë, me përkatësisht Hartim projekti dhe zbatim punimesh për ndërtimin e godinës 41/A1 dhe godinës 41/ A2.

Kronos Konstruksion” shpk – “Everest” shpk – “Arb&Trans-2010” shpk

Procedura për kontraktim është përzgjedhur me Akt Normativ të miratuar në dhjetor 2019 menjëherë pas Tërmetit. Në çdo kontraktim është përdorur Procedurë e Kufizuar (jo e hapur), me afat vetëm 10 ditor për paraqitje interesi, me vlerë të lartë të procedurës së njoftuar për shkak të bashkimit të disa objekteve  pasuar me me disa minikonkurse ku pjesa e paraqitjes së ofertës për minikonkurs bëhet pa sistem elektronik. Konkurrimi i hapur, paanësia me sistem elektronik, dhe konkurrimi sipas objektit të drejtpërdrejtë dhe jo objekt tematik dhe gjeografik, kanë ceduar. E njëjta procedurë po aplikohet edhe për tendera që shpallen muaj apo vite pas Ngjarjes Fatkeqësi Natyrore ku Kontraktimi dhe Ndërhyrja nuk janë më procedura në emergjencë ekstreme, por në një emergjencë të moderuar ku Legjislacioni për Prokurimet Publike do të aplikohej shumë më me eficensë dhe pa rrezik për favorizim dhe klientelizëm.

Kompania e paguar më shumë dhe në krye të renditjes është Kevin Construction me 1.35 miliard lekë ose rreth 10.9 % e totalit të shumës Fond Rindërtimi të paguar. Shoqëria Kevin Construction me numër identifikues K71401004W është themeluar në 2006 nga Safet Gjici dhe sot zotërohet nga Lavdërim Gjici. Shoqëria ka fituar disa kontrata për Programin e Rindërtimit për operim e vetme ose në bashkim operatorësh.

Në renditje e dyta sipas Pagesa Thesari, Fondi i Rindërtimit vjen shoqëria Gjikuria, kjo shoqëri ka arkëtuar nga Thesari deri në Maj 2021 një total prej 778 994 444 Lekë. Gjikuria është një shoqëri që vepron në sektorin Ndërtim, me numër identifikimi J62903456H e themeluar në vitin 1995 me zotërues Florenc dhe Milo Gjikuria.

Në renditje numrin tre e mban G. P. G Company me numër identifikimi J64324443V , me transferta nga Thesari për situacione që lidhen me fondin e rindërtimit pas tërmetit në vlerën 695 134 003 Lekë.

Renditja Vijon me shoqëri si Ante – Grup vlera e transaksioneve nga Thesari për Rindërtimin është 610 305 876 Lekë; Company Riviera 2008 me vlerë transaksioni nga Thesari 543 993 334 Lekë, Pe-Vla-Ku me vlerë 445 441 515 Lekë; Gener 2 vlera 435 641 686 Lekë; ArkonStudio 367 482 772 Lekë. Kompani që kanë mbi 100 milion lekë transaksione janë 37. Pjesa tjetër janë kryesisht shoqëri që janë angazhuar në hartime projekti apo kane ende pak situacione të arkëtuara. Tenderat Fondi i Rindërtimit për Bashki dhe Fondi i Rindërtimit përmes Institucionit Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë të listuara në Portalin Open Procurement Albania.

Për secilën nga shoqëritë e listuara në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Intersin Publik.

Shkarko excel: Fitues Tendera Bashki, Kompanitë që po Rindërtojnë Shqipërinë Pas Tërmetit, Renditje Mars 2020 – Maj 2021
Comment and Analysis: Open Data Albania