Në portalin NdiqParatë po publikojmë një Renditje të Operatorëve Ekonomik që kanë fituar gjatë 2020, tendera me Bashkitë në procedura me risk, për shkak se janë s’kualifikuar në garë operatorët me ofertë më të ulët, duke u shpallur fitues ofertuesi me vlerë më të lartë. Kjo renditje po bëhet në kuadër të vlerësimit me redflags, për indicie që kërkon monitorim, auditim dhe hetim në tenderime. Këto lloj tenderimesh marrin një shenjë me Flamur të Kuq si procedura ku kërkohet vëmendje, pasi potenciali për parregullsi dhe probleme të konkurrencës është i dukshëm.

Në vitin 2020, janë evidentuar për Bashkitë dhe institucionet e tyre në vartësi, dyqind e shtatëdhjetë e tetë Operator Ekonomik biznese që kanë fituar tendera të skanuara “me potencial risk” pasi janë skualifikuar operatorët me oferta më të ulëta në vlerë dhe kanë fituar operatorët me ofertën më të lartë.

Më poshtë po listojmë të Gjithë Operatorët që janë skanuar me RedFlag për Tendera Bashki të shpallura në 2020.

Listën e kryeson Bashkimi i Operatorëve Fusha, 2T dhe Shansi Invest Shpk. Ky Bashkim Operatorësh ka fituar një tender me vlerë kontrate  1 933 781 616 Lekë. Autoritet Prokurues është Ujësjellës Kanalizimi Tiranë në vartësi të Bashkisë Tiranë. Objekti i tenderit është Shtesa e Impiantit të Përpunimit të Ujit të pijshëm Bovill 1800 l/s me 1200 l/s. Në tender morën pjesë 3 kompani ku dy prej tyre u s’kualifikuan. Kompania e skualifikuar Gjikuria kishte ofertë më të ulës së Bashkimi i Operatorëve Fitues. Kompania e skualifikuar nuk ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik.

Operatori i dytë ekonomik, me vlerë të lartë në tendera 2020 Bashki, e skanuar me redflag për procedurë ku janë skualifikuar ofertuesit me vlerë më të ulët është Gjoka Konsruksion me një tender të realizuar nga Bashkia Dibër por me financim të Fondit Shqiptar të Rajoneve. Tenderi ka objekt Furnizimin me ujë nga burimi i Gramës për Ujësjellësin e Peshkopisë faza 1. Vlera e kontratës me TVSH është 737 095 234 Lekë. Në tender morën pjesë gjashtë Operator Ekonomik. Pesë operatorët e tjerë u s’kualifikuan. Asnjëri nuk aplikoi ankesë pranë autoritetit.

I treti për nga vlera e fituar në procedurë me RedFlag për skualifikimit të të gjithë konkurrentëve me ofertë më të ulët, shfaqet bashkimi i operatorëve Global Security me Eurogjici Securuty, Brecani R.O.S.P dhe PC Security. Ky bashkim operatorësh janë shpallur fitues në tenderin e shoqërisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë me Objekt Ruajtja dhe Siguria Fizike me Roje Private dhe Shoqërimi i Vlerave Monetare për UKT sha. Vlera e kontratës së nënshkruar është 596 261 025 Lekë. Në tender morën pjesë shtatë Operatorë për të cilët komisioni i vlerësimit vendosi skualifikim për 6 prej tyre duke mbetur operator ekonomik i vlefshëm për garën vetë bashkimi i operatorëve ekonomik  Global Security me Eurogjici Securuty, Brecani R.O.S.P dhe PC security.

Renditja vijon me bashkimin e operatorëve Everest shpk dhe Edicom shpk. Ky bashkim operatorësh shënohet me RedFlag pasi është shpallur fitues i dy tenderave me vlerë të lartë në Bashkinë Mat. Në një prej tenderave janë regjistruar për pjesëmarrje dy operator por është skualifikuar konkurrenti pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Tenderi është me objekt Ndërtimi i ujësjellësit për furnizimin me ujë të qytetit të Burrelit, të fshatrave të njësisë administrative Derjan dhe Rukal Loti1. Vlera e ofertës fituese pa TVSh është 557 546 953 Lekë.

Po linjat me furnizim me ujë kësaj radhe me njësinë e qeverisjes vendore Belsh na shfaqen në listimin e Operatorëve ekonomik që vlerësohen me redflag, pasi kanë fituar procedura ku janë skualifikuar operatorë të tjerë duke mbetur në garë vetëm fituesi. Bashkimi i kompanive Ergi shpk dhe 2T shpk kanë fituar me ofertë më të lartë se konkurrenti pasi ky i fundit është skualifikuar. Vlera e ofertës fituese pa TVSH është 474 517 615 Lekë objekt i tenderit Linja Kryesore për Furnizimin me ujë dhe rrjeti shpërndarës i ujësjellësit për qytetin e Belshit Faza III.

Bashkimi i Operatorëve Ekonomik Ergi shpk, 2T shpk, Shkelqimi shpk dhe BE-IS shpk kanë fituar me procedurë me redflag ku skualifikohen të gjithë operatorët dhe mbetet vetëm fituesi i cili nuk ka ofertën më të ulët në konkurrim. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë kontrate 497 726 607 Lekë me objekt Rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të qytetit Ballsh. Për këto kualifikime është bërë ankesë pranë Autoritetit dhe Komisionit Publik të Prokurimeve, Ankesë që më tej është refuzuar.

Curri shpk ka disa tendera në vitit 2020 qe e vendosin atë në zonën me risk dhe nevojë për monitorim dhe auditim pasi me vlerë totale oferte prej 406 131 942 Lekë ka fituar 6 kontrata me procedurë ku skualifikohen operatorë me vlerë ekonomike më të ulët. Edhe këto lidhen me sektorin e ujësjellës kanalizime konkretisht me Objekte si vijon: Furnizimi me ujë i qytetit Kukës faza 3; Ndërtimi Ujësjellës Qytetit Rubik; Rikonstruksion Total i rrjetit të furnizimit me ujë qyteti Bulqizë; dhe Rikonstruktion i Ujësjellësit Përrenjas.

Në renditje pason një Bashkim operatorësh të cilët përsëri kanë fituar tender me Shoqërinë Ujësjellës Kanalizimi Bashkia Tiranë. Bashkimi i Operatorëve Kupa shpk, Sterkaj shpk, ARB, Trans shpk dhe Liqeni sha kanë fituar tenderin me vlerë oferte pa TVSH prej 381 811 507 Lekë në një situatë ku pjesëmarrës ishin pesë operator dhe tre u s’kualifikuan duke i lënë vendin një ofertuesi me vlerë më të lartë të ofruar krahasuar me të skualifikuarit. Tenderi ka titull Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Katund, Katund i Ri, Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Qytet Nxënësve.

Të tjerë operator në renditje sipas vlerave janë në aksesueshëm në Excel-in në fund të këtij Artikulli.

Sistemi i algoritmit Red Flag bën të mundur evidentim të procedurave dhe bizneseve kontraktore ku kërkohet më shumë monitorim, auditim i brendshëm, auditim ligjor dhe hetim administrativ apo më tej penal.

Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.

Shkarko excel: RedFlag Vlerësim Risku në Kontraktim, Operator Ekonomik fitues në tender ku s’kualifikohen oferta e ulët ekonomike Bashki 2020
Comment and Analysis: Open Data Albania