Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune  dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:

*Vlerësime të FMN
Burimi: FMN
Komentet dhe Analiza: ODA

Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%). Ndërkohë pas Shqipërisë (13%) renditen: Mali i Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe Kroacia (9.2%).

Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të shkallës së papunësisë gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Mali i Zi, ndërsa vendi me rritjen më të madhe të papunësisë rezulton Turqia.

Një shkallë e ulët e papunësisë e shtyn një ekonomi më pranë prodhimit potencial të mundshëm dhe rrit mirëqënien e popullatës.