Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik në Shqipëri dhe Koston e tij për vitin 2024, si dhe ecurinë vjetore 2000 – 2024. Të dhënat janë marrë nga Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (aktualisht Ministria e Financave). Për vitin 2024, të dhënat janë të planifikuara, ndërsa për vitin 2023 janë të vlerësuara/pritshme (jo-faktike).

Për vitin 2024, Stoku i Borxhit Publik është planifikuar të jetë 1.45 triliard lekë apo rreth 14.2 miliard euro, rritje me 86.6 miliard lekë në raport me stokun e vitit 2023. Në fund të 2023, stoku i pritshëm i borxhit publik arrin në 1.37 triliard lekë (13.4 miliard euro).

Vlera nominale e borxhit për pesëvjeçarin 2019-2023, arriti maksimumin në 2021, por regjistron rënie në vitet 2022 dhe 2023 përkatësisht me normën 0.31 dhe 0.69 përqind.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
***Për vitin 2024, të dhënat janë paraprake (të planifikuara/parashikuara)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në dhjetë vite (2015-2024), vlera nominale e borxhit publik shënon rritje me rreth 40%.

Të dhënat sinjalizojnë se kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe në formën e rritjes së borxhit të brendshëm. Borxhi Publik i Brendshëm është rritur me 1.7 pikë përqindje nga fundi i vitit 2015 në fund të vitit 2023. Ndërkaq borxhi i jashtëm është ulur nga 47.1% në 2015 në 45.4% të borxhit total publik në 2023.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Borxhi i qeverisë qendrore zë 96.97% të totalit të borxhit publik në vitin 2023, garancia nga qeverisja qendrore zë 3.02%, ndërsa huamarrja e pushtetit lokal 0.01%. Kjo e fundit u aplikua për herë të parë në vitin 2010 bazuar Ligjin Nr. 9869, datë 04.02.2008 “Për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore”.

Huamarrja lokale shënon rënie të vazhdueshme që nga viti 2015, ku arriti maksimumin prej 957 milion lekë.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Klasifikimi i Borxhit Publik sipas Qëllimit të Emetimit (milionë lekë) 2010 – 2023
*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, në fund të vitit 2023 stoku i borxhit arrin vlerën më të ulët që nga viti 2010, prej 59.2% të PBB-së. Në këtë periudhë kohore vihet re një vlerë e Borxhit Publik si përqindje e PBB-së mbi 60%, e cila është edhe një kriter i institucioneve ndërkombëtare. Rregulli fiskal në vendet evropiane është që borxhi publik të jetë deri në 60% e PBB-së.

Nga ana tjetër, Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së duhet të planifikohet të jetë më ulët se niveli i vlerësuar për vitin pararendës, deri sa niveli i borxhit të arrijë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45 përqind të PBB-së (Neni 4/1 Pika 1.a).

Niveli aktual i borxhit është akoma shumë i lartë në raport me nivelin e synuar në Ligjin Organik të Buxhetit. Konkretisht për vitin 2023 dhe 2024 rezulton një diferencë përkatësisht 14.22 dhe 14.8 pikë përqindje.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
***Për vitin 2024, të dhënat janë paraprake (të planifikuara/parashikuara)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pavarësisht rënies së borxhit publik në dy vitet e fundit, kosto e borxhit, e matur si shumë e Interesave të Borxhit të Brendshëm dhe Borxhit të Jashtëm që paguan Shteti, është rritur përkatësisht me 10.6 dhe 20.1 përqind për vitin 2022 dhe 2023.

Për vitin 2023, kostoja e pritshme e borxhit arrin në 47.6 miliard lekë, rritje gati 8 miliard lekë nga kosto faktike e borxhit publik në vitin 2022. Nga ana tjetër, shpenzimet për interesat e borxhit vijojnë rritjen edhe gjatë vitit 2024. Janë planifikuar rreth 13.3 miliard lekë më shumë shpenzime për interesat e borxhit në raport me vitin 2023.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
***Për vitin 2024, të dhënat janë paraprake (të planifikuara/parashikuara)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
***Për vitin 2024, të dhënat janë paraprake (të planifikuara/parashikuara)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga totali prej 47.6 miliardë lekë si shpenzime interesi për borxhin publik 2023, 61% apo 29 miliardë lekë janë pagesa të interesave të borxhit të brendshëm dhe 39% pagesa të interesave të borxhit të jashtëm (18.6 miliardë lekë).

Nëse i referohemi peshës së kostos të borxhit publik si përqindje e PBB-së dhe stokut nominal të Borxhit vihet re se kjo kosto për vitin 2023 është sa 2.06% e PBB-së dhe 3.48% e Stokut të Borxhit Publik. Plani i shpenzimeve për interesat e borxhit publik gjatë 2024 arrin në 2.5% të PBB-së dhe 4.2% të Stokut të Borxhit Publik të planifikuar për vitin 2024.

Nga ana tjetër, shpenzimet për interesat e borxhit janë mesatarisht 7.3% të shpenzimeve buxhetore totale për 10-vjeçarin e fundit. Konkretisht në 2022 janë sa 6.1% e totalit, në 2023 kosto e vlerësuar është sa 7.1% e totalit dhe plani në 2024 arrin në 8.2% e shpenzimeve buxhetore total.



*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
**Për vitin 2023, të dhënat janë të vlerësuara (jo-faktike)
***Për vitin 2024, të dhënat janë paraprake (të planifikuara/parashikuara)
Burimi: MFE, Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, https://arkiva.financa.gov.al/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Stoku i Borxhit Publik të një vendi është totali i borxhit publik të brendshëm dhe të jashtëm që ende nuk është shlyer një vit të caktuar. Stoku i Borxhit Publik përfshin Borxhin e Brendshëm dhe Borxhin e Jashtëm të Qeverisë Qendrore dhe Vendore, si dhe Borxhin e Garantuar, i cili konsiston në detyrimet e borxhit të sektorit publik dhe privat, shërbimi i të cilit është i garantuar në bazë të marrëveshjeve nga Qeveria.

Shkarko excel: Nëse deshironi te aksesoni excel ose dataset qe shoqeron kete artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli