Institucionet Buxhetore kanë ekzekutuar për vitin 2023 nga Thesari i Shtetit 282 103 transaksione me vlerë totale 600.96 miliard Lekë. Krahasuar me 2022, ky vit shënon rritje në vlerë të pagesave buxhetore me 45.1 miliardë lekë apo 8.12%. Open Data Albania po zbardh listën e institucioneve buxhetore që kanë kryer më shumë vlerë transaksionesh përmes Thesarit të Shtetit për vitin 2023.



Shënim: Kliko mbi fushën me emërtimin e Institucionit për të shikuar Strukturën sipas Përfituesve
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Titulli: 10 Institucionet me më shumë Transaksione 2023, Pesha vs Total Vlera Transaksione Thesari 2023
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Tiranë rezulton institucioni buxhetor që ka kryer më shumë pagesa për 2023. Bashkia e Tiranës ka kryer 5 911 transaksione në vlerë totale 20.4 miliard lekë, kryesisht për kategori shpenzimi sipërmarrje punimesh, pagesa paaftësie dhe materiale e shërbime operative. Përmes Posta Shqiptare Bashkia ka kryer pagesa në formë granti dhe ndihme individuale sipas programeve të mbrojtjes sociale në vlerën 4.5 miliard lekë. Ne vend të dytë si përfitues i transaksioneve të bashkisë është kompania Fusha me rreth 1.3 miliard lekë transaksione të përfituara nga Bashkia e Tiranës. Shoqëria Koncesionare Integrated Energy BV SPV, me Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit në vend depozitimet ekzistuese Tiranë është klienti i tretë në renditje sipas vlerave të paguara nga Bashkia, me 829 milion lekë për vitin 2023.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të dytë si Institucione Buxhetor pozicionohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka regjistruar 725 transaksione për vitin 2023 me vlerë totale 19.2 miliard lekë. Tre shoqëritë kryesore përfituese janë: Shoqëria e Thjeshtë Intekar – Asl me 8.3 miliard lekë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare Kesh-i  me 5 miliard dhe kompania PPP Gjoka 87, 2.8 miliard lekë. Ministria në fjalë është institucioni me portofol më të lartë investimesh publike për vitin 2023.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

I treti, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer 17.9 miliard lekë transaksione përmes Thesarit të Shtetit 2023. Gjikuria, 4 A-M dhe Selami janë tre klientët të kryesor 2023 të ARRSH-së të cilët kanë përfituar transaksione në vlerë përkatësisht 2.25, 2.04 dhe 1.23 miliard lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vijon renditjen Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me 12.34 miliard lekë transaksione për vitin 2023. Transfertat në vlerë më të lartë FShZh-ja i kryen për llogari të vet institucionit. Furnitori kryesor rezulton Fusha shpk, i cili ka përfituar për vitin 2023 rreth 806.7 milion lekë nga FShZh, ndjekur nga Ante-Group (706.6 milion lekë).



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të pestë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka kryer për vitin 2023 transaksione në vlerën 10.04 miliard lekë. Infosoft Systems ka përfituar nga Akshi pagesa në vlerë gati 2.4 miliard lekë. Furnitori i dytë më i paguar rezulton Advance Business Solutions – ABS me 767.5 milion lekë, ndjekur nga Microsoft Albania me 703.6 milion lekë të përfituara.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Institucioni i 6-të, Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka kryer 3 204 transaksione me vlerë totale 8.05 miliard lekë. Klienti kryesor i QSUNT-së rezulton kompania Koncesionare PPP Laboratory Networks rreth 848.6 milion lekë, ndjekur nga O. ES. Distrimed dhe Megapharma, përkatësisht përfituese për 502.5 dhe 482.5 milion lekë transaksione.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Reparti Ushtarak Nr. 1001 Tiranë, renditet institucioni i 7-të për vlerë transaksionesh Thesari i Shtetit 2023. Reparti në fjalë ka shpenzuar 7.13 miliard lekë, kryesisht për rritjen të aktive të qëndrueshme dhe paga. Klienti kryesor rezulton Military System Supply Company (MSSC), i cili ka përfituar për vitin 2023 gati 2.3 miliard lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të tetë renditet Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, me 1 241 transaksione nëpërmjet Thesari të Shtetit 2023. Institucioni ka shpenzuar në total për vitin 2023 rreth 6.04 miliard lekë, kryesisht për blerje karburanti dhe rimbursim karburant për fermerët. Kastrati është furnizuesi kryesor i cili ka përfituar gati 2.2 miliard lekë nga AZHBR-ja.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pozicionohet në vijim Bashkia Durrës, institucion i cili ka kryer transaksione në vlerë totale rreth 5.23 miliard lekë. Përmes subjetit Posta Shqiptare sh.a bashkia e Durrësit ka kryer rreth 995 milion lekë transferta. Vijojnë listën si subjekte me vlerë përfituese të transfertave 2 T dhe Inerti, përfitues për pagesa në vlerën përkatësisht 433 dhe 305 milion lekë.

Bashkia Kamzë është institucioni që mbyll listën e dhjetë institucioneve buxhetore me më shumë transferta nga Thesari i Shtetit për vitin 2023. Bashkia Kamzë ka kryer transaksione në vlerë totale rreth 4.7 miliard lekë, nga të cilat rreth 737 milion lekë janë transferta të kryera përmes Posta Shqiptare sh.a. Udha dhe S i r e t a 2F janë dy kompanitë që kanë përfituar më shumë pagesa me vlerë përkatësisht 244 dhe 202 milion lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Këtu nuk janë renditur transaksione për Disbursim Tatim mbi Vlerën e Shtuar, P.sh. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer për vitin 2023 rreth 25.2 miliard lekë transferta përmes Thesarit të Shtetit 2023, prej të cilave gati 94% janë për rimbursim Tvsh-je, apo 23.6 miliard lekë. Sikurse Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili kryen 13.13 miliard lekë transferta për llogari të vet FSDKSH-së, ISSH ka kryer 103 transaksione me vlerë totale 41.45 miliard lekë po për llogari të ISSH-së, apo ISSh Tiranë, i cili ka kryer 5.28 miliard lekë transferta për llogari të ISSH.

Krahas këtyre, për vitin 2023 evidentohen mbi 148 miliard lekë transferta të kryera në favor të Ministrisë së Financave, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me burim të shënuar si “Unspecified”. Nga ana tjetër Shërbimi i Borxhit ka transferuar 26.24 miliard lekë si pagesa për interesa obligacione për llogari të Bankës së Shqipërisë.



Titulli: Listë e Plotë – Institucione Buxhetore që kanë kryer Transaksione nga Thesari i Shtetit 2023, Renditje sipas Vlerës Totale
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat në këtë artikull janë përmbledhur duke përdorur informacionin nga Databaza Transaksione Thesari, e cila ka të dhëna për çdo pagesë të ekzekutuar nga të gjithë institucionet buxhetore që nga viti 2012. Një databazë për transparencë dhe llogaridhënie në Financat Publike, ku motorët e kërkimit bëjnë të mundur agregim të evidencave analitike  sipas institucionit, përfituesit, datës, kategorisë së shpenzimit, sikurse dhe vlerës transaksionit.

Shkarko excel: Nëse deshironi te aksesoni excel ose dataset qe shoqeron kete artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: P. Nikolli, Z. Murati dhe K. Hoxholli