Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi 10 bashkitë që kanë përfituar transfertën e pakushtëzuar më të lartë për periudhën 2004-2012. Grafiku në vijim jep një pamje më të qartë të fondeve të përfituara ndër vite nga bashkitë: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Kamëz, Lushnje, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë nga Buxheti i Shtetit.


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Bashkia e Tiranës është përfituesi kryesor nga fondet e TP. Shkëputjen më të madhe në financim, krahasuar me bashkitë e tjera, Tirana e ka marrë kryesisht pas vitit 2006, për të arritur kulmin në vitin 2009 dhe 2012 me gati 500 milionë lekë më shumë se sa bashkia e dytë më e financuar, që është ajo e Durrësit.

Vendin e dytë të bashkisë me TP më të lartë, deri në vitin 2007 e ka mbajtur Bashkia Shkodër dhe në 2008-n ajo u zëvendësua nga Bashkia Durrës, e cila ka qënë ndoshta bashkia me ndryshimin më të ndjeshëm në financimin nga Buxheti i Shtetit. Kështu, në vitin 2004, Durrësi ishte bashkia më pak e financuar nga ky grup i marrë në studim. Ajo përfitonte më pak fonde edhe se sa bashki si Lushnja, Berati, apo Kamza. 2006-a ishte vit i rëndësishëm për Bashkinë Durrës pasi TP e saj u trefishua krahasuar me një vit më parë. Ritmi i lartë i rritjes vijoi edhe në vitet 2007 dhe 2008, duke e shndërruar absolutisht në bashkinë e dytë më të financuar në rang vendi.

Vendi katërt i përket Bashkisë Elbasan, e cila në vitet 2005 dhe 2008 ka pasur rritjet më të larta të fondeve nga TP, përkatësisht 36.22% dhe 58.38%. Bashkia Vlorë renditet e pesta vetëm pas vitit 2008, pasi në periudhën 2005-2007 Bashkia Kamëz ka përfituar TP më të lartë se sa kjo bashki. Megjithatë, pavarësisht se fondet e TP për Bashkinë Vlorë u bënë sërisht më të larta se sa Bashkisë Kamëz, kjo e fundit është gjithsesi bashki me TP më të lartë se sa bashkitë Fier, Berat dhe Lushnje, që mbajnë vendin e fundit.

Vlera e transfertës së kushtëzuar per 10 bashkitë kryesorene vend per vitin 2012 grafikisht paraqitet:


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shperndarja ne përqindje e transfertës së kushtëzuar per 10 bashkitë kryesorene vend per vitin 2012 grafikisht paraqitet:


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Janë marrë në shqyrtim vetëm fondet e Transfertës së Pakushtëzuar të shpërndara nëpërmjet formulës të përcaktuar në Ligjin e Buxhetit për secilin vit.

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar