Vëllimi i Punës Porti i Durrësit, 90% e mallrave të transportit detar përpunohen në Durrës

Open Data Albania, po hulumton mbi vëllimin e mallrave të transportuar që ka Porti i Durrësit. Nevoja për hulumtim lidhet me vendimmarrjen e Qeverisë Shqiptare për ta ndërprerë ekzistencën e Durrësit si Port Mallrash, duke e transformuar territorin në zonë luksoze rezidencash dhe port vetëm për mjete lundruese për përdorim individual. Të dhënat që ofron Instituti i Statistikave kanë shumë pak informacion mbi vëllimin dhe…

Koncesionet dhe PPP si Detyrime Kontingjente jashtë Bilancit Qeveritar, 2020, Shqipëria dhe Vendet EU

Open Data po hulumton mbi detyrimet kontigjente apo potenciale për  Buxhetit të Shtetit që rrjedhin nga Kontratat dhe Marrëveshjet për Koncesione dhe Partneritete Publike PPP që shteti Shqiptar ka me palë të treta. Detyrimet Kontingjente (të kushtëzuara dhe potenciale), në Financë Publike njihen si detyrime që lidhen me Garanci Shtetërore; Koncesione të klasifikuara jashtë Bilancit qeveritar korrent; detyrime të Shoqërive me Zotërim Publik; Borxhe Qeveritare…

PPP Koncesione Juridiksioni për zgjidhje të Mosmarrëveshjeve të Palëve 2017-2020

Open Data Albania po hulumton mbi juridiksionin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të hasen gjatë zbatimit të Kontratave të Koncesionit apo Partneritete Publik Privat PPP të hartuara në katërvjeçarin e fundit, Janar 2017 – Dhjetor 2020. Juridiksioni është Gjykata, Dhoma e Arbitrazhit apo Institucioni i caktuar paraprakisht si Institucion ku palët do të drejtohen për shqyrtim dhe gjykim në rast se kanë konflikte, mosmarrëveshje…

Burimi i Investimit dhe Portofoli Ministror për PPP janar 2017 – mars 2021

Open Data Albania po klasifikon Koncesionet dhe Partneritetet Publik Privat PPP sipas llojit të Investimit, me Para Publike të Buxhetit të Shteti apo Investim të Partnerit Privat. Klasifikimi po bëhet për PPP të miratuara në katërvjeçarin 1 janar 2017 deri mars 2021. Po në këtë artikull listohen PPP sipas Titullarit të Autoritetit Kontraktor gjatë periudhës së vlerësimit, negocimit dhe nënshkrimit të kontratave koncesionare dhe PPP.…

Ndarja Sektoriale Koncesione dhe PPP të miratuara 2017 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi Ndarjen Sektoriale për koncesione dhe Partneritetit Publik Privat PPP të miratuara në Shqipëri gjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2020. Artikulli identifikon numrin dhe vlerën e investimit specifikuar Sektorin Institucional dhe Kategorinë Sektoriale. Të dhënat janë nga databaza e Regjistrit Koncesionar PPP të publikuar në portalin OpenCorporates.al. Gjatë periudhës Janar 2017 deri në Dhjetor 2020, në Shqipëri janë miratuar…

Rinegocim për Kontrata Koncesionare PPP, Shtesa dhe Ndryshime Janar 2017 – Prill 2021

Open Data Albania po hulumton në lidhje me kontratat e Koncesionit dhe Partneritetit Publik Privat PPP të rinegociuara gjatë Janar 2017- Prill 2021.  Rinegocimi përkon me Ndryshimin e Kontratës apo Marrëveshjes Koncesionare. Ky ndryshim me rinegocim mund të prekë elementë si Objekti, Palët, Afatet, Kushtet apo Vlerën e Kontratës. Në raste të caktuara ndryshimet dhe rinegocimet mund të prekin më shumë se një nga elementët…

Shfuqizime dhe Zgjidhje Kontrate Koncesionare PPP 2017-2021

Open Data Albania po hulumton në lidhje me kontratat e Koncesionit dhe Partneritetit Publik Privat PPP të Zgjidhura apo Shfuqizuara gjatë  periudhës kohore Janar 2017- Prill 2021.  Në këtë katërvjeçar që po analizohet veprimtaria koncesionare, rezulton se janë pesë kontrata koncesionare apo Partneritete Publike Private të shfuqizuara apo të zgjidhura përfundimisht. Zgjidhja e tyre ka ardhur për arsye nga më të  ndryshmet dhe është bërë…

Pagesa nga Thesari Renditja e shoqërive koncesionare sipas vlerave të përfituara për vitin 2019

Open Data Albania po rendit Shoqëritë Koncesionare që veprojnë në vend sipas Vlerave të Pagesa Buxhetore nga Thesari të përfituara në vitit 2019. Të dhënat aty janë  për pagesa që rrjedhin drejtpërdrejtë nga detyrime kontraktore ose nga detyrime të tjera të karakterit buxhetor. Në total në vitin 2019 përmes Thesarit kanë kaluar 11.77 miliard Lekë. Të dhënat mbi performancën financiare, personalitetin juridik, statusin, objektin, çështjet…

Bizneset Koncesionare PPP, Renditje sipas të ardhurave dhe fitimit, Top 10 viti 2019

Open Data Albania po hulumton mbi Performancën Financiare të shoqërive që zbatojnë kontrata koncesionare apo Partneritet Publik Privat PPP, viti 2019. Tregues të Performancës Financiare janë pjesë e Pasqyrave Financiare të shoqërisë, janë Të Ardhura Vjetore dhe Fitimi Përpara Tatimit. Për 2019 kanë ushtruar aktivitet 252 shoqëri PPP apo Koncesione. Të llojit PPP Koncesione janë edhe 14 shoqëri të cilat rezultojnë të Pezulluara, 7 shoqëri…

Portofoli Koncesionar PPP sipas Ministrive Parashikime Buxheti 2021

Open Data Albania po hulumton mbi Buxhetin e parashikuar për kontratat PPP koncesione sipas Ministrive, Plani viti 2021. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia e Tiranës janë katër autoritetet publike që kanë portofol dhe buxhet të planifikuar për pagesa me përfitues shoqëri koncesionare gjatë 2021. Nga 13 Kontrata Koncesionare PPP me mbështetje Buxhetore…

Shoqëri PPP me Mbështetje Buxhetore sipas Paketës Kontrolluese në Regjistrin Tregtar Shqiptar ose i Huaj

Open Data Albania po hulumton mbi Koncesione PPP me financim publik nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021, duke identifikuar që kanë Paketë Kontrolluese Aksionare jashtë vendit. Ky hulumtim përdor të dhënat mbi shoqëritë që janë përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave Koncesionare PPP, informacion që gjendët i publikuar në portalin Open Corporates Albania, rubrika Shoqëri Koncesionare. Për secilën shoqëri do të identifikohet në…

Kosto Koncesionare PPP për Taksapaguesit Publik vitit 2018-2023 Planifikime

Open Data Albania po hulumton mbi Kostot e Buxhetit të Shtetit për Koncesionet Partneritet Publik Privat (PPP) që mbulohen me fonde publike, për periudhën 2018-2023. Artikulli identifikon planifikimin për pagesa vit pas vit dhe sipas shoqërive koncesionare bën një analizë të ecurisë në vite. Ky hulumtim mbështetet mbi dokumentin e Relacionit të Buxhetit që shoqëron Ligjin Vjetor të Buxhetit. Periudha e analizuar gjashtë vjeçare (2018-2023)…

Buxheti 2021 Kosto Publike të Parashikuara për Koncesione Partneritet Publik Privat (PPP)

Open Data Albania po hulumton mbi Kostot e Parashikuara për tu paguar për Partneritetet Publik Privat PPP apo Koncesione, që mbulohen nga Buxheti i Shtetit 2021. Artikulli bën një analizë sipas kontratave koncesionare PPP që janë aktive në vitin 2021 dhe kostot e parashikuara për secilën nga këto kontrata përgjatë periudhës 2018-2023. Në vitin 2021, sipas Relacionit Shoqërues të Ligjit Nr. 137, datë 16.12.2020 ‘Për…

Kostot e Projektit Përmirësimi i Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë, 17 Shkolla të Reja përmes Partneritetit Privat Publik Koncesione

Open Data Albania po hulumton mbi ndërtimin me koncesion si Partneritet Publik Privat, të shtatëmbëdhjetë shkollave në bashkinë e Tiranës. Me vendim të kryetarit të Bashkisë nr. 15742, datë 24.05.2016, është ngritur komisioni për ndjekjen e procedurave të koncesionit (PPP) me titull Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore të Bashkisë Tiranë. Një nga detyrat e këtij komisioni ka qenë hartimi i Studimit të Fizibilitetit për koncesionin…