Ligji për Marrëveshjen e Paqes Fiskale, i prezantuar gjatë periudhës zgjedhore 2025 dhe tashmë i miratuar dhe publikuar në Fletoren Zyrtare ( janar 2026), ka kaluar pothuajse pa debat publik dhe parlamentar. Në Parlament, ligji u konfondua me ligjin për faljen e detyrimeve tatimore, duke u minimizuar rrezikun e injektimit ne ekonomi dhe pastrimit te flukseve te parase nga Korrupsioni dhe Narkotrafiqet Nderkombetare qe mbart Ligji i “Paqes Fiskale”.
Në programin A2 BUSINESSES, moderatorja Aurora Sulce trajtoi këtë ligj duke bashkëbiseduar me Aranita Brahaj, drejtoreshë e AIS / OpenDataAlbania, duke analizuar rreziqet dhe pasojat e tij:
- Pas tenderave me negocim, fenomeni i “taksave me negocim” e ben Qeverine Shqiptare qeveri e pare qe implikon integritetin e administrates dhe politiken financiare – Biznesi dhe administrata tatimore do të negociojnë “sy më sy”, në tavolinë me biznesin. Ky proces rrit rrezikun për klientelizëm, korrupsion dhe parregullsi.
- Diskriminim dhe padrejtësi ndaj bizneseve në kushte mbijetese dhe sfide – Vetëm bizneset me rritje vjetore fitimi mbi 18% mund të kërkojnë marrëveshje dhe paqe fiskale dhe të përfitojnë lehtësime (5% tatim në vend të 15%). Bizneset me rritje të ulët ose në vështirësi financiare mbeten të përjashtuara nga ky mekanizëm. Diskriminim dhe Asimetri mes bizneseve. Favorizohen bizneset ne rritje.
- Rreziku i informalitetit dhe pastrimit të parave – Bizneset me rritje mbi 18% mund të rishikojnë bilancet duke injektuar kapital te padeklaruar. Kjo krijon hapësirë për pastrim parash dhe formalizim te flukseve te parase me burim a. korrupsionin apo b. krimi i organizuar i narkotrafikut ndërkombëtar.
Mungesë transparence – Administrata Tatimore qe tani ka hequr aksesin publik për listat e bizneseve me detyrime tatimore, duke e bërë më të vështirë kontrollin publik dhe llogaridhënien.
Databaza Open Corporates Albania ka sinjalizuar zhvillime të biznesit që i paraprijnë zbatimit të Ligjit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale, duke evidentuar biznese me marzhe të larta në raportin fitim vjetor para tatimit kundrejt xhiros (mbi 40%). Kjo platformë do të vijojë të hapë (disclose) të dhëna dhe zbardhe fenomene që lidhen me zhvillimet e biznesit edhe në vitet e zbatimit të këtij ligji.
Linkun e programit A2 BUSINESSES mund ta gjeni si vijon: https://www.youtube.com/watch?v=nSxIcExu8FQ
#FiscalPeaceLaw #MoneyLaundering #CorruptionRisk #TaxPolicy #BusinessTransparency #OpenDataAlbania #TaxAmnesty #RuleOfLaw #OpenCorporatesAlbania

