Ky është theksi i reportazhit të Inside Story ne Top Channel në javën e fundit të Fushatës Zgjedhore Maj 2025. Mungesa e transparencës me Financimin Elektoral, Keqpërdorimi i të dhënave dhe aspekte problematike të përdorimit të rrjeteve sociale ishin tema të analizës në reportazhin me titull “Labirinte Zgjedhore”.
E intervistuar nga Redaksia e këtij programi Aranita Brahaj, drejtore e Organizatës AIS theksoi defektet, mangësitë dhe modelin negativ të raportimit dhe kontrollit të Shpenzimeve dhe Financave që aktivizohen nga kandidatët dhe partitë në fushatë.

Ne kemi nevoje për Reformë Zgjedhore që të fillojë me përgatitjen e një legjislacioni të ri për Financimin Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore. Rregullimet ligjore që kemi nuk janë të mjaftueshme – u shpreh Brahaj
Ndarja e Raportimit në vit elektoral mes periudhës parazgjedhore dhe periudhë zgjedhore nuk është e drejtë. Brahaj përmendi edhe keq-përdorimin e fondeve të pagave ku rreth gjysma e administratës publike është e angazhuar dhe paguhet me kontrata të përkohshme pune dhe nuk ka statusin e nëpunësit civil apo pozicion pune të miratuar me organigramë.
Paratë publike po përdoren në fushatë për të deformuar dhe kompromentuar elektoratin, ndërsa Problemet e parave që qarkullojnë në fushata zgjedhore janë dy:
- para të dhëna nga donator të pa-identifikuar të cilat nuk kanë deklarimin dhe transparencën e duhur, sikurse nuk i nënshtrohen verifikimit të duhur sa i përket aktiviteteve të vërteta elektorale.
- shumë para që shpenzohen në fushata zgjedhore që nuk mbështesin aktivitetete elektorale por krime elektorale si blerja e votës apo e një pozicioni në listën e kandidatëve.
Reportazh i Plotë: ‘LABIRINTI ELEKTORAL’-“Qindra mijëra € në rrjet, si u cënuan të dhënat personale me AI”-Inside Story