Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik për vitin 2025 dhe Koston e tij, duke përfshirë nivelin e borxhit dhe kostos për frymë. Të dhënat për këtë studim janë marrë nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, të rishikuar në qershor të këtij viti (VKM Nr. 399, datë 19.06.2024). Për vitin 2025, të dhënat janë të planifikuara, ndërsa për vitin 2024 janë vlerësime paraprake (të pritshme).
Borxhi Publik (stok) është parashikuar të arrijë në vlerën 1.47 triliardë lekë, që korrespondon me rreth 14.9 miliardë euro (apo 15.6 miliard dollarë), duke shënuar një rritje prej 55.8 miliard lekësh krahasuar me stokun e pritshëm të 2024. Në fund të vitit 2024, stoku i pritshëm i borxhit publik vlerësohet të jetë 1.42 triliard lekë (rreth 14.5 miliardë euro).
Sipas përllogaritjeve me vlerësimet e fundit për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, stoku i borxhit publik në vitin 2025 parashikohet të jetë rreth 56.23% e PBB-së. Ky nivel shënon një rënie me 0.62 pikë përqindje nga niveli i pritshëm 2024.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse i referohemi burimit, borxhi i brendshëm ka shënuar rritje më të lartë në raport me pritshmërit e këtij viti, rreth 6.05% (50 miliard lekë më shumë), duke arritur në 876.1 miliard lekë. Borxhi i jashtëm parashikohet në vlerën 597.6 miliard lekë, me rritje vetëm 0.98%.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kostoja totale e borxhit për vitin 2025, që përfshin interesat për borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, është planifikuar të jetë 68.55 miliard lekë. Nga kjo shumë rreth 55.3% i takon interesave të borxhit të brendshëm dhe 36.3% interesave të borxhit të jashtëm, ndërkohë që 8.4% është Kontingjencë për risqet e borxhit.
Në raport me planifikimet e rishikuara për vitin 2024, kosto totale e borxhit për vitin 2025 parashikohet rreth 6.57% më e lartë, apo rreth 4.22 miliardë lekë më shumë.
Kostoja e borxhit si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto është planifikuar të jetë 2.7% e PBB-së. Shpenzimet për interesat në vitin 2025 parashikohet të jenë sa 4.3% e stokut të borxhit publik.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Duke analizuar stokun e borxhit publik sipas numrit të popullsisë së Shqipërisë, borxhi publik për frymë rritet me 120.4 mijë lekë. Borxhi për frymë 2025 është parashikuar të arrijë në rreth 614 mijë lekë (apo 6 222 euro, ose 6 492 dollarë), ndërsa në vitin 2024 kjo shifër vlerësohet në 493 mijë lekë për frymë (rreth 5 002 euro, ose 5 219 dollarë). Popullsia 2025 është marrë sa popullsia aktuale e të dhënave të Cens 2023, publikuar në qershor të këtij viti.
Nga ana tjetër kosto e borxhit për frymë rezulton të arrijë në 28 538 lekë (njëzet e tetë mijë e pesëqind e tridhejtë e tetë) në 2025. Barra financiare e tatimpaguesve shqiptar për vitin që vjen është rreth 28% më e lartë se këtë vit, apo 6 165 (gjashtë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë. Konkretisht në vitin 2024 kosto borxhi për frymë vlersohet rreth 22 373 (njëzet e dy mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse bëjmë një krahasim të rritjes së borxhit me treguesit kryesor të buxhetit të shtetit për vitin 2025, rezulton që shpenzimet buxhetore dhe kostoja e borxhit shënojnë rritje më të lartë.
Ndërkohë borxhi publik rritet me normë vjetore 3.93%, duke qëndruar 1.14 pikë përqindje më poshtë se rritja e PBB-së.
Shënim: Vlerësime nga Buxheti i Shtetit
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat për parashikimin e nivelin nominal të borxhit publik janë marrë nga Drejtoria Makroekonomike, Ministria e Financave, ndërsa të dhënat për koston e borxhit përshfijnë parashikimet sipas Projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”.
Për një kornizë historike të nivelit të borxhit publik mund të aksesoni Artikullin.
Analiza të tjera lidhur me Buxhetin e Shtetit, mund të aksesohen në webin ndiqparate.al, tema Financa Publike.
Shkarko excel: Stoku dhe Kosto e Borxhit Publik 2025. Borxhi për FrymëKomente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli