Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hartuar dhe propozuar dy projektligje të rëndësishme për integritetin e subjekteve tregtare, transparencën e pronësisë përfituese dhe shqyrtimin e investimeve:

  • Projektligji “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues në Republikën e Shqipërisë”.
  • Projektligji “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”.

Në nëntor 2026, AIS – Open Data Albania, në bashkëpunim me ACER, organizatë me traditë shumëvjeçare në kërkimin ekonomik, organizoi një panel për të kontribuar në procesin e konsultimit publik me qëndrime, rekomandime dhe propozime legjislative të hartuara nga ekspertët e të dyja organizatave të shoqërisë civile.

Qëndrimet, rekomandimet dhe propozimet legjislative të ekspertëve të shoqërisë civile mund të aksesohen në gjuhën angleze në dokumentet e mëposhtme:

Paneli krijoi një hapësirë për dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë, me pjesëmarrjen e z. Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe negociator përgjegjës i Qeverisë Shqiptare për Kapitullin 6 – E Drejta e Shoqërive Tregtare, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së.

Paneli ishte pjesë e tryezës së nivelit të lartë “Prokurimet Publike nga Perspektiva e Integrimit Europian”, organizuar në kuadër të projektit të AIS “The Digital Procurement Monitoring and Transparency HUB”.

Mirënjohje për Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri për mbështetjen e projektit!

#OpenDataAlbania #ACER #BeneficialOwnershipTransparency #BOT #FDIScreening #CivilSociety #EUIntegration #EUReadiness