Open Data po përditëson të dhënat e prodhimit neto vendas të Energjisë Elektrike, nga Prodhues Publik, Privatë dhe Koncesionare për vitin 2024, duke ju referuar të dhënave të publikuara në Raportet e Tregut të Energjisë Elektrike të Entit Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Instituti i Statistikave.

Prodhimi vendas i energjisë elektrike realizohet nga Shoqëritë me kapital shtetëror KESH sh.a. dhe Lanabregas sh.a., të cilat janë shoqëri me 100% të aksioneve shtetërore, si dhe nga subjektet e tjera private dhe Koncesionare prodhues të Energjisë Elektrike.

Për vitin 2024, janë prodhuar në total 7 836 625 MWh energji elektrike në Shqipëri, me një rënie prej 10.9% krahasuar me vitin 2023 (vit në të cilin në total u prodhuan 8,795,634 MWh).

Krahasuar me prodhimin mesatar të energjisë elektrike për periudhën 2015-2024, gjatë këtij viti janë prodhuar 916,896 MWh më shumë se mesatarja e këtij dhjetëvjeçari, gjë që e bën 2024 të konsiderohet vit relativisht i mirë hidrologjik, përsa kohë që vendi ynë e bazon prodhimin e energjisë elektrike në burimet hidrike.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rreth 4,084,914 MWh apo 52.1% e energjisë në total është prodhim neto nga HEC-et në zotërim të kompanisë publike të KESH sh.a (HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau Dejës).

Ndërsa sasia prej 3,245,163 MWh apo 41.4 % është prodhuar nga HEC-et private dhe Koncesionare, dhe 6.5% e energjisë elektrike është prodhuar nga centralë fotovoltaikë në vend (rreth 506,584 MWh).  Viti 2024, shënon vitin me prodhimin më të lartë të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike dhe prodhues të tjerë të energjisë së rinovueshme, me rreth 5.5 pikë përqindje më shumë se viti 2023.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Niveli më i lartë i prodhimit është shënuar në muajin Janar 2024, me rreth 981,954 MWh, ndërsa sasia më e ulët e prodhuar e energjisë elektrike është shënuar në muajin Shtator prej 482,419 MWh.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Peshën kryesore në totalin e energjisë së prodhuar e zë prodhimi i realizuar nga hidrocentralet publike Fierzë, Koman dhe Vau Dejës, me rreth 55.8% të totalit.

Ndërsa hidrocentralet private dhe me koncesion zënë rreth 41.3% të totalit të prodhuar ku prodhimi neto nga Kurum (HEC Ulëz, Shkopet, Bistrica 1,2) zënë rreth 4.62% të totalit, ndjekur nga HEC Moglica  që zë rreth 3.65% të prodhimit vendas të energjisë elektrike, HEC Ashta me rreth 3.11% të totalit dhe HEC Fangu me rreth  3.02% të energjisë totale të prodhuar.

Sipas Subjekteve, shoqëria më e madhe prodhuese në vend është KESH sh.a. me kapital 100% shtetëror, e cila për vitin 2024 sasinë më të madhe të prodhimit e ka siguruar nga HEC-i i Komanit, HEC-i i Fierzës dhe ai i Vaut të Dejës, përkatësisht sasinë prej 4,371,085 MWh.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Prodhimi i Energjisë elektrike përmes HEC bëhet nga Biznese me origjinë kapitali të huaj dhe vendas. Energjia e Prodhuar në vend blihet nga shtetit me tarifa më të favorshme se tregu i lire, por ndërkohë prodhuesit nuk janë prodhues me kapital plotësisht vendas dhe një pjesë e GDP në sektorin e energjisë hidrike shkon në kompani me origjinë kapitali të huaj.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Konkretisht në sektorin privat, sasia më e madhe e prodhuar e energjisë elektrike për vitin 2024 është nga shoqëria koncesionare Ayen AS Energji sh.a  e cila operon HEC Peshqesh dhe HEC Fangu me 586,266 MWh energji elektrike të prodhuar. Ndjekur nga shoqëria Koncesionare Devoll Hydropower sh.a me 449,681 MWh energji elektrike e prodhuar. Shoqëria Devoll Hydropower  operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës. Kontrata Koncesionare është nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 2008 për një periudhë 30-vjeçare, po ka pësuar ndryshime dhe shtesa në vitet 2010, 2013, 2014.  Nga të dhënat vihet re se në total janë 115 subjekte, shoqëri koncesionare PPP që janë në fazë prodhimi.

Kurum International sha gjithashtu prodhon energji si zotëruese e katër Hidrocentraleve Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2. Gjatë vitit 2024 kjo shoqëri ka siguruar prodhim të energjisë elektrike prej 361,969 MWh.

Një tjetër shoqëri koncesionare që renditet ndër 15 shoqëritë me prodhimin MW të lartë të energjisë elektrike është Energji Ashta sh.p.k  e cila ka prodhuar 243,883 MWh në vitin 2024.  Kjo shoqëri zbaton koncesionin me objekt Ndërtim, Pronësi, Shfrytëzim dhe Transferim të Hidrocentralit të Ashtës.

Euron Energy shpk dhe Diteko shpk janë dy shoqëri të tjera koncesionare që ofrojnë prodhim të lartë të energjisë elektrike, respektivisht 120,431 MWh dhe 120,236 MWh.



Burimi: INSTAT, “Energjia: Bilanci i Energjisë Elektrike” ERE, Raportet vjetore të energjisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Llogaritje më të detajuara të këtij Artikulli i gjeni në Excel-in mëposhtëm. Të dhëna mbi Bizneset Prodhuese mund të gjeni në databazën OpenCorporatesAlbania. Po ne excelin e këtij artikulli janë renditur edhe prodhuesit e energjisë Fotovoltaike sikurse shfaqen link me Pasaporta te Biznesit te krijuara ne DataBazen Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Prodhimi vendas i energjisë elektrike 2024, HEC-e dhe Fotovoltaik
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Open Data Albania