Open Data Albania po publikon të dhëna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit për Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara në harkun kohor 2015-2025 dhjetëvjeçari. Për vitet 2015 – 23 vlerat e prezantuara janë realizim, Viti 2024 dhe 2025 janë planifikim dhe buxhet i miratuar. Për të krijuar këtë dataset janë përdorur të dhëna të mirë-strukturuara të Regjistrit të Koncesioneve, një regjistër databazë, me informacion dhe dokumente publike për çdo kontratë PPP dhe Koncesion krijuar nga organziata AIS. Regjistri ka informacion mbi Kontratat e Dhëna, Shoqëritë e Biznesit që i Zbatojnë këto Kontrata, Objektet Kontraktore, Performancën Ekonomike, Menaxhimin Financiar dhe Administrativ, Pagesat Buxhetore etj. Për të evidentuar pagesat janë përdorur informacione të raporteve vjetore të zbatimit të Buxhetit për secilin vit, Raporti i mes-vitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, si Projektligji për Buxhetin 2025.

Open Corporates Albania dhe Spending Data Albania kanë informacion dhe dokumentacion të Plotë për Koncesionet PPP dhe Pagesat Buxhetore për secilin.

Gjatë periudhës 2013-2025 janë aprovuar apo kanë funksionuar 15 kontrata koncesioni apo PPP me mbështetje buxhetore aktualisht vetëm 11.

Total Pagesa Buxhetore 2015 – 2025 për Kontrata PPP Koncesionare.

Nga viti 2015 e deri në Nëntor 2024, pagesat buxhetore të realizuara kanë vlerën 90.6 miliardë Lek apo rreth 922 milionë Euro.



Shënim: Kliko mbi fushën e Sektorit për të parë Kontratat Koncesionare/PPP dhe Subjektet zbatuese. Kliko 2 here shigjetën ne krye për tu rikthyer tek tabela fillestare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në 1 Janar 2025 aktive janë vetëm 11 prej tyre. Një kontratë koncesioni ka përfunduar konkretisht Kontrata e Koncesionit “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursim i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese”, tre të tjera janë cilësuar si jo-aktive.

Konkretisht kontratat të cilësuara si jo aktive janë:

  1. Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit, me zbatues shoqërinë Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k. Aktualisht kjo kompani PPP është nën masë sigurimi pasuror sekuestro preventive, vendimin nr.134 datё 28.03.2022 Gjykata e Posaçme tё Shkallës sё Parё pёr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit, me shoqëri zbatuese Albtek Energy sh.p.k. Aktualisht në masë sigurimi pasuror sekuestro preventive,vendim nr.484 datё 13.12.2021 tё Gjykatës sё Posaçme tё Shkallës sё Parё pёr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  3. Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Milot Balldren me shoqëri zbatuese Bardh Konstruksion sh.p.k. Në Raportin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë-së për vitin 2023, bëhet e ditur se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë “Bardh Konstruksion” sh.p.k., për zgjidhjen e kontratës së koncesionit si rezultat i mos përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit PPP nga ana e Shoqërisë Koncesionare, parashikuar ne nenin 7 “Mos përmbushja e Kushteve Paraprake” si dhe ne pikën 4.2 të nenit 21 “Përmbyllja Financiare”. Për këtë kontratë janë paguar nga Buxheti i Shtetit 3.1 milionë Lekë për vitin buxhetor 2021.

Total Pagesa Buxhetore 2015 – 2025 për Kontrata PPP Koncesionare.

Nga viti 2015 e deri në Nëntor 2024, pagesat buxhetore të realizuara kanë vlerën 90.6 miliardë Lek apo rreth 922 milionë Euro. Më herët nuk ka patur kontrata PPP me mbështetje buxhetore te aktivizuara.



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas sektorëve. Kontrata PPP, që shoqërohen me mbështetje buxhetore janë në sektorët si vijon:

  1. Infrastrukture Detare dhe Rrugore 31.1 Miliard lekë pagesa buxhetore ose 34.4% e totalit shpenzime buxhetore për PPP koncesione.
  2. Sektori i Shëndetësisë dhe katër kontratat PPP koncesione mban vendin e dytë sipas totalit vlerë koncesioni. Deri tani janë paguar 29.5 miliardë Lekë ose 32.6 % e vlerës totale pagesa buxhetore për PPP koncesione dhjetëvjeçari.
  3. Menaxhimi i Mbetjeve apo Inceneratorët me tre kontrata PPP shënon 15.2 miliardë Lekë pagesa apo rreth 16.8% e vlerës totale të pagesave buxhetore për PPP dhjetëvjeçari.
  4. Kontrolli fiskal me rreth 13.1miliardë lekë pagesa të realizuara nga buxheti i shtetit apo rreth 14.5% e totalit.
  5. Zhvillimi urban apo ndërtimi i institucioneve arsimore me PPP me 1.5 miliardë të paguara për periudhën e referuar apo 1.7% e totalit.



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëria Gjoka 87 që është zbatuese e kontratës së koncesionit Ndërtimit, Operimit dhe Mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit, mbetet shoqëria me vlerën më të lartë të pagesave buxhetore të realizuara, me peshë rreth 20% të pagesave totale për periudhën e referuar, ndjekur nga shoqëria S2 Albania shpk që është zbatuese e kontratës Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, me rreth 13.1 miliardë Lekë apo 15% e totalit, si dhe shoqëria Sani Service shpk që është zbatuese e kontratës së koncesionit PPP “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal”.



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2025, vlera totale e planifikuar për tu paguar nga Buxheti i Shtetit  për kontratat Koncesionare apo PPP me mbështetje buxhetore është 14,2 miliardë Lekë apo rreth 145 milionë Euro. Kjo vlerë është për 11 kontratat Koncesionare apo PPP të cilat janë aktive.

Planifikim dhe Miratim Buxhetor për Pagesa PPP e Koncesione 2025. Peshën më të madhe në pagesat buxhetore të planifikuara për vitin 2025 e zë kontrata e Ndërtimit, Operimit dhe Mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit me shoqëri zbatimi Gjoka 87 sh.p.k, ku është planifikuar të paguhet vlera prej 3.36  miliardë Lekë nga Buxheti i Shtetit, duke zënë kështu rreth 24% të totalit të pagesave buxhetore të planifikuara për koncesionet PPP me mbështetje buxhetore.

Peshë të konsiderueshme ndaj totalit mbajnë edhe Kontrata e koncesionit PPP “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore” me shoqëri zbatimi Laboratory Networks sh.p.k. dhe kontrata e koncesionit PPP “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal” me shoqëri zbatuese Sani Service sh.p.k., ku për secilën prej tyre është planifikuar një buxhet prej 1.9 miliardë Lekë apo 13% e totalit të pagesave totale, për secilën respektivisht.



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkohë për kontratën e skanimit  të kontejnerëve dhe automjeteve në Republikën e Shqipërisë me shoqëri zbatuese S2 Albania shpk  janë parashikuar të likuidohen rreth 1.57 miliardë Lekë apo rreth 11% e fondit të parashikuar për kontratat PPP me mbështetje buxhetore për 2025. Për kontratën koncesionare PPP “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë”, me zbatues shoqërinë Integrated Energy BV SPV sh.p.k janë parashikuar të paguhen rreth 1.27 miliardë Lekë nga Buxheti i Shtetit, apo rreth 9% e pagesave në total të planifikuara për PPP ne2025.

Këtë vit, për kontratën “Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Porti i jahteve-Orikum-Dukat”  me shoqëri zbatuese Rruga Llogara Orikum sh.p.k, janë planifikuar të likuidohen rreth 956 milionë Lekë, apo 7% e pagesave totale të planifikuara.


Shënim: Kliko mbi fushën e Sektorit për të parë Kontratat Koncesionare/PPP dhe Subjektet zbatuese. Kliko 2 here shigjetën ne krye për tu rikthyer tek tabela fillestare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas sektorëve, pjesën më të lartë të pagesave buxhetore e zënë kontratat Koncesionare në sektorin e Shëndetësisë me rreth 5.6 miliardë Lekë apo 40% e pagesave buxhetore të planifikuara për koncesione PPP për vitin 2025. Kontratat në sektorin e transportit rrugor parashikohen rreth 5 miliardë Lekë apo 35% të pagesave totale buxhetore. Ndërkohë për sektorin e kontrollit fiskal (kontrata e skanimit të automjeteve) janë planifikuar rreth 11% të pagesave buxhetore në vlerën 1.6 miliardë Lekë, ndjekur nga pagesat në sektorin e menaxhimit të mbetjeve (vetëm kontrata e inceneratorit  të Tiranës) në vlerën 1.27 miliardë Lekë, dhe sektori i Zhvillimit Urban në vlerën 715 milionë Lekë (5% e totalit).



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Ministria e Financave (https://financa.gov.al/raportime-statistika/), Te dhena nder vite, Buxheti Vjetor, Buxheti Faktik,Raporti I Mesvitit mbi zbatimin e Buxhetit 2024, Projekt buxheti 2025, Open Spending Albania (https://spending.data.al/en)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontrata Koncesionare dhe PPP, në fuqi, të dhëna dhe Dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin e Tyre, janë të publikuara në një format lehtësisht të aksesueshme dhe të mirë strukturuar në Databazën Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al

Për më tepër informacion kërko dataset ne format Excel përmes [email protected].

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania