Open Data Albania po publikon Tenderat e mbajtur gjate vitit 2024 në Sektorin e Shëndetësisë. Për vlerësimin e procedurave të tenderimit me rrisk per parregullësi, na vjen në ndihmë Databaza e mirëorganizuar e Prokurimeve Publike, Open Procurement Albania.

Gjatë vitit 2024 janë publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike në Sektorin e Shëndetit Publik 1514 Procedura me vlerë Fond limit total 26.5 miliardë lekë pa Tvsh.

Nga këto Procedura Prokurimi 563 Tendera janë anuluar minimalisht një herë, me vlerë Fondi Limit 6.96 miliardë lekë pa Tvsh. Arsyet e anulimit kryesisht  konsistojnë  në argumentin se nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme në fazën e parë. Anulimi i Tenderave te institucioneve shëndetësore shton kosto administrative për institucionet publike, pasi procesi duhet të rihapet, të rishikohet dhe të kalojë sërish në të njëjtat hallka burokratike. Gjithashtu Anulimet e shpeshta vonojnë furnizimin e spitaleve dhe pacientëve me barna dhe pajisje mjekësore të nevojshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në shërbimet shëndetësore.

Tabelë: Procedura Tenderimi nga Institucionet Shëndetësi 2024


Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tendera të finalizuar me njoftim fituesi, në total janë 1014 procedura me Fond Limit 20.2 miliardë lekë pa Tvsh.

Nga 1014 Tendera të realizuar 740 janë markuar me Redflag që në vlerë Fondi Limit konsiston 13.26 miliardë lekë pa Tvsh. Pra mbi 50% në vlerën e tenderave në Shendetësi shfaqin Mungesë Konkurrence, Skualifikim të të gjithë operatorëve ose skualifikim të ofertës më të favorshme.

Tenderi me vlerë më të lartë në këtë sektor është realizuar me Autoritet Prokurues Ministrin e Shëndetësisë, Lot5 Ixazomib Marëveshje kuader me fond Limit 563 536 612 (pesëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) lekë. Ky Tender është markuar me Redflag nga Open Procurement Albania për mungesë konkurrence, me vetem një operatorë ekonomik në garë Rejsi Farma shpk.


Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tender  me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan me Autoritet Prokurues Operatorin e Blerjeve të Përqëndruara gjithëashtu është vlerësuar me Redflag. Në Proceduren e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar. Pjesmarrës vetem Bashkimi i Operatori Ekonomik GERTI – 1987 shpk dhe DAJTI PARK 2007.

Tender me objekt Prokurimi “Blerje materiale konsumi (implante ortopedike) për Sherbimin e ortopedisë në SUT” – Marrëveshje Kuadër me Autoritet Prokurues Spitali Universitar i Traumes është markuar me Redflag për arsye të skualifikimit të ofertës më të favarshme duke vlerësuar ofertë fituese të Operatorit Ekonomik Trimed shpk.

Procedura e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar e ndarë në lote, Lot75 Sodium chloride DHE Fond Limit është zhvilluar nga Ministria e shëndetësis në mungesë Konkurrence. Pjesmarrës në garë vetem bashkimi i Operatorëve  M e d i c a m e n t a shpk & Edna – farma shpk & T r i m e d shpk & Florfarma shpk & Rejsi farma shpk.

Tenderi me Objekt Lot. 3 – “Ballona dhe kateter guide dhe gida angioplastike” me Fond Limit 329 017 020,00 me Autoritet Kontraktues Ministrinë e Shëndetësisë është  vlerësuar me redflag  për mungesë konkurrence. Pjesëmarrës në procedurë vetëm bashkimi i operatorëve ekonomik Montal sh.p.k & O.E.S. Distrimed sh.p.k


Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kompania që ka fituar tendera në shëndetësi me vlerë fondi limit total më të lartë është Rejsi Farma, e cila nëpërmjet 21 tenderave është shpallur fituese për vlerë fondi limit 1.75 miliardë lekë.

E dyta në renditje rezulton MEGAPHARMA me fond limit total të shpallur fitues 1.31 miliardë lekë nëpërmjet 27 procedurave prokurimi.

“M E D I C A M E N T A” pozicionohet e treta me 27 tendera të fituara me fond limit total 1.17 miliardë lekë. INCOMED renditet i katërti në listë nga vlera e fituar e tenderave duke  fituar 41 tendera me vlerë fondi limit  1.14 miliardë lekë. O.E.S DISTRIMED rezulton e pesta në listë me vlerë 1.02 miliardë lekë nëpërmjet 19 tenderave të fituar.

Ne total këto 5 kompani kanë fituar 33% të tenderave të shpallur nga Instuticionet e Shëndetit Publik përgjatë vitit 2024.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin info@ais.al
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Era Vukaj